Home / Tag Archives: ndertimi

Tag Archives: ndertimi

VIDEO/ ‘Gradaçela’ në Durrës që sfidoi shtetin, 23-katëshi në rërë përfundon së ndërtuari

Përfundon së ndërtuari gradaçela, e cila vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit.Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek “Shkëmbi i Kavajës”.Ky objekt monstruoz ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante.23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët e njerëzve.Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje.Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.

Lexone

Korrupsioni me rrugët, lirohet ish-drejtori i ARRSH Andi Toma

Ish-drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Andi Toma është liruar nga Gjykata e Apelit në Durrës.Toma që ka drejtuar ARRSH nga 2008 deri në 2013 akuzohej për abuzim me fondin e rrugës Elbasan-Gjinar. Ai ishte i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.Prokuroria artikulonte pak muaj më parë për Tomën, se nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike të dhëna nga buxheti i shtetit për Sistemim dhe asfaltim te rrugës Elbasan-Gjinar, ndërkohë që ndërtimi nuk është realizuar.24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Në Gjirin e Lalzit priten pishat e “mbillet” betoni

Vazhdon prerja e pishave të buta në Gjirin e Lalzit, ku bizneset e ndërtimit nxitojnë të ngrënë të tjera objekte betoni për t’iu përgjigjur kërkesës për vila luksi dhe interesit në rritje të turistëve për këtë zonë.Në emër të zhvillimit të turizmit, subjektet vijojnë të dëmtojnë brezin e gjelbër për të përfituar sipërfaqe të reja për ndërtime dhe infrastrukturë rrugore.Pylli, që mbeti i paprekur gjatë viteve ’90, po dëmtohet vazhdimisht, ndërsa e gjithë kjo veprimtari betonizimi ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen në zonë.Mbetje urbane dhe inertesh i gjen të hedhura pa kriter mes pemëve dhe pranë rrugëve dytësore. Vatra moçalore janë krijuar.Ndërkohë, gjurmët e masakrës në pyll janë të dukshme dhe pse trungjet e pishave të prera janë hequr. Pas kanë mbetur degë e mbetje pemësh të prera dhe firmat e ndërtimit që punojnë me intensitet të lartë.Gjiri i Lalëzit i ngjan një kantieri të madh ndërtimi në këtë fillim sezoni turistik, ndërsa prerja e pemëve dhe ndërtimet që ngrihen në ven..

Lexone

FOTOT/ Mirëmbajtje e përditshme për këndet rekreative në lagjet e Tiranës, më shumë siguri për fëmijët që luajnë në to

Ndërtimi i këndeve rekreative dhe atyre të lojërave për fëmijë në çdo lagje të Tiranës ishte një sipërmarrje jo e lehtë që u bë realitet falë edhe bashkëpunimit të shumë donatorëve.Por tashmë mirëmbajtja e tyre është një sfidë edhe më e vështirë, që kërkon angazhim dhe përkujdesje të përditshme nga ndërmarrjet bashkiake.Ndaj për t’i mbajtur ato funksionale dhe të sigurta për fëmijët, punonjësit bashkiakë kanë përqendruar forcat, mjetet e materialet për ta fituar edhe këtë sfidë në funksion të fëmijëve e familjeve të Tiranës.Siç shihet edhe nga fotot, puna ka nisur me riparimin e të gjitha moduleve të lojërave të dëmtuara si dhe të gjithë aksesorëve të tjerë të këndeve, si stolat, koshat apo ndriçuesit.Natyrisht që fitorja e kësaj sfide të përditshme do ishte më e lehtë nëse edhe të gjithë banorët e Tiranës do të bashkëpunojnë për t’i mirëmbajtur këto kënde.

Lexone

Autostrada Tiranë-Elbasan ndëshkoi fermerët, qershitë mbeten stok

Në këtë periudhë të vitit rruga e vjetër Elbasan- Tiranë, e ashtuquajtur Rruga e Krrabës, zbukurohej nga vargjet e kuqe me qershi pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj pranë fshatit Petresh.Por ndërtimi i rrugës së re e shkretoi këtë zonë, ndërsa fermerët e fshatit nuk kanë treg për qershitë.Shitja buzë rrugës dikur ishte një treg i garantuar për këtë zonë, ndërsa sot shumica e qershive shkon kot.E ndërsa 1 kg qershi sot në kryeqytet është 600 leke, në këtë zonë qershitë hidhen për mungesë tregu dhe duhet përmendur se Petreshi ndodhet vetëm 10 km nga Elbasani dhe rreth 40 km nga Tirana.Zona prodhon më shumë se 250 kuintalë qershi çdo vit, investim i cili nisi në atë kohë kur tregtimi edhe pse buzë rruge, ishte i garantuar.

Lexone

Kur më tregoi se jetonte këtu me fëmijën e saj, mu desh të shihja brenda! Por kur pashë çbëhej aty brenda ngela e tronditur

Mania e shtepive te vogla dëshmon se njerëzit mund të jetojnë te lumtur në hapësira të vogla dhe ti kenë të gjitha pajisjet që u nevojiten. Kjo grua me emrin Lulu e cila jetonte me vajzen e saj,transformoi hapesiren e vogel ne nje shtepi te bukur,nga vetëm një konteiner anijeje.Ajo madje shtoi në shtëpi një dhomë të vogël shtesë.Lulu ishte nje nene e vetme, nuk kishte përvojë ndërtimi, dhe iu deshen një muaj dhe 4000 dollarë për ta shndërruar konteinerin në një hapësirë të përshtatshme, të pajisur me dritare, izolim, një kuzhinë funksionale me nje sobe dhe ngrohes uji. Shikoni fotot më poshtëAjo tha : “Kur nuk keni para, thjesht jini kreativë”. Ajo gjeti bufe dhe derrasa per dyshemene, një vaskë, tualet dhe lavaman. Ajo ishte edhe në gjendje të ndërtonte një dhome per te luajtur vajza e saj.Me vetëm 160 metra katrorë , Lulu ndjeu nevojen per me shume hapesire dhe përdori një rimorkio me shtrat të sheshtë për të ndërtuar dhomën e tyre të gjumit.

Lexone