Home / Tag Archives: nderruar

Tag Archives: nderruar

Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje.Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister.Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Lexone

LETRA/ Ndërron jetë babai i Fildeze Hafizit, ja amaneti për drejtësinë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin para vdekjes

Babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë.Pak orë para vdekjes ai kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet.Letrën ai e ka adresuar për presidentin Ilir Meta, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.Në letër babai Bynjamin Hafiziit kërkon sensibilizimin e institucioneve dhe vetëm vendosjen e drejtësisë mbi këtë çështje.

Lexone

Dhuroi gjithë pasurinë pasi zbuloi se vuante nga kanceri, vdes 32-vjeçari milioner

rita ora

Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare i riu milioner, i cili dhuroi të gjithë pasurinë e tij për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer. Biznesmeni australian Ali Banat njihej për jetën e tij luksoze, megjithatë vendosi t’i përdorë lekët për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer 3 vite më parë.Fillimisht mjekët i dhanë vetëm 7 muaj jetë, megjithatë ai arriti të jetojë 2 vite më shumë seç pritej.Aliu, një i ri mysliman nga Sidnei, vendosi të shesë kompaninë dhe shkoi në Afrikë, ku ndërtoi një Teqe, vend i shenjtë për myslimanët, si dhe një shkollë për fëmijët.Ai e kishte vënë pasurinë nëpërmjet një kompanie sigurie dhe elektrike. Në një video të bërë virale në internet, e titulluar “Gifted With Cancer”, Aliu e përshkruante diagnozën e tij si një “dhuratë”, pasi i dha mundësi që të ndryshonte.“Kur zbulon se je i sëmurë dhe nuk je shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që do të lësh. Kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”.Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Lexone

U vetëhelmua me fostoksinë, ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

12-vjeçarja nga Vau i Dejës që ditën e djeshme u raportua se ishte vetëhelmuar me fotoksinë ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Shkodrës.Policia raporton për ngjarjen e rëndë që ka tronditur familjarët e vogëlushes, të cilët e dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.Ajo nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët.Prokuroria ka hapur edhe një hetim për këtë ngjarje. Lënda helmuese fotoksinë është dërguar për ekzaminim, ndërsa organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta sigurojë 12-vjeçarja atë, për të nxjerrë përgjegjësit për këtë ngjarje të rëndë.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Po vijnë barbarët”, dy fytyrat e “gazetarit” të PD: Ja ç’thoshte më 21 janar dhe sot

Bledi Kasmi është kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike që mbeti i dhunuar gjatë kohës kur po përpleshej policinë në protestën e thirrur nga opozita më 26 maj.Ai u shfaq përmes pamjeve filmike duke shtyrë drejt vargut të efektivëve një rrjetë metalike.Ngjarja e shënuar mjatoi që ai të heroizohet nga “selia blu” për të pompuar tubimin dhe sulmuar përmes saj kundërshtarin politik.Kaq mjatoi që sjellja e tij agresive ndaj punonjësve të rendit, të merrte trajtën e një sjellje normale reporteri.Po çfarë standarde profesionale ka përdorur Kasmi më 21 janar 2011 dhe çfarë ofron sot.Në një shkrim të botuar nga organi zyrtar i shtypit në PD, “reporteri” i konisderon protestuesit si “barbarë” që mësyjnë në kryeqytet dhe forcat opozitare si “banda terroristësh”.Nën titullin “Funerali i një partie”, Kasmi vlerësonte asaj kohe punën e punonjësve të rendit, megjithëse ngelën të vrarë 4 protestues, një kolegu i tij u plagos me plumb dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.Natyrisht që bi..

Lexone

Traktori e zë poshtë teksa punonte, vdes 60-vjeçari në Devoll

Foto ilustruese Punimi i tokës me traktor ka rezultuar fatal këtë të hënë për një 60-vjeçar nga Devolli. I moshuari ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se mjeti bujqësor e ka zënë poshtë teksa kryente aktivitetin e përditshëm.“Më datë 28.05.2018, në Spitalin e Korçës ka shkuar me dëmtime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi G.M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Progër. Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas, ka qenë duke punuar në fshatin Progër me një mjet tip zetor, i cili është batuar dhe për pasojë dyshohet se e ka zënë poshtë këtë të fundit duke e aksidentuar”, njoftojnë uniformat blu.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vdes një nga xhuxhët e Borbardhës

Ka ndërruar jetë aktori turk Tayyar Yildiz Yldiz , i cili u bë shumë I njohur në filmin Borbardha me 7 xhuxhët, është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare. “HaberTurk” raporton se Tayyar Yildiz, pas famës që fitoi me filmat në vitet 1970, ka punuar në bankë. Yildiz, i cili ishte 95 cm i gjatë, fitoi zemrat e të gjithë shikuesve me personazhin e Neseli ( i lumturi) në filmin “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”.The post Vdes një nga xhuxhët e Borbardhës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Fushë Krujë, 2 të vdekur

Një aksident I rëndë me dy të vdekur është shënuar në autostradën Milot-Fushë Krujë. Rrth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswgen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

PD ndërron mendje, kërkesë policisë për të protestuar për vetëm 4 orë

Partia Demokratike ka ridërguar kërkesën për leje për protestën e së nesërmes, në Policinë e Tiranës.Ajo ka kërkuar vetëm 4 orë leje për zhvillimin e protestës, e cila do të nisë në orën 11:00.Në kërkesën e pare, PD kërkoi leje për një afat të pacaktuar të protestës.Nëpër media ishte përfolur se PD do të qendronte në shesh për 72 orë me radhë, por me sa duket Lulzim Basha ka ndërruar mendje.(TemA)

Lexone

Pacienti vdes një javë pas operimit, mjeku në hetim

Një mjek i QSUT-së është proceduar penalisht pasi një pacient i tij ka ndërruar jetë pothuajse një javë pas operacionit.Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20, në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale K.R., 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16 maj, në QSUT, nga mjeku për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm.Mjeku 64-vjeçar me inicialet E.Ç. po procedohet në gjendje të lirë.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone