Home / Tag Archives: nderkohe (page 5)

Tag Archives: nderkohe

REPLIKAT: “Siguria në vend”, Rama debat me komentuesit: Mos u nxeh shumë se është edhe vapë e plas

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një sërë replikash me komentuesit në rrjetin social Facebook.Teksa ka publikuar një grafikë ku flet lidhur me uljen e numrit të vrasjeve në vend, qytetarët janë ankuar lidhur me sigurinë.Shefi i qeverisë u është përgjigjur disave prej tyre.Më poshtë do të shihni komentet e plota:Qytetari 1: sipas statistikave tuaja numri i te semureve me cancer eshte rritur ,perfundimi vdekje prandaj leri keto punet e sigurise por rrit ekonomine ,ndihmo shtresat ne nevoje ,llogarit sa iduhen nje familjeje me 4 anetar per te jetuar ne minimum jo me pertej,sepse nuk je i zgjedhur per bamiresi por te ulesh sa me shume numrin e atyre qe kane nevoje per te.Edi Rama: Lexojeni ne postimin e meparshem çfare thote Banka Boterore jo ne, lidhur me ekonomine! Ne nuk mund te bejme mrekullira se nuk kemi shkop magjik, po padiskutim qe sot ka me shume ekonomi e me pak varferi se sa vite me pare, nderkohe qe patjeter ka ende shume nevoje per edhe me shume ekonomi, edhe me s..

Lexone

Trashi: Garda e vjetër nuk ka ekzistuar kurrë, i kam kërkuar presidentit Demi largimin

Një ndër futbollistët më të dalluar te Partizani gjatë këtij sezoni, ishte mesfushori i krahut, Lorenc Trashi i cili ka qenë protagonist në disa ndeshje të “demave të kuq”.Në një prononcim për “Supersport”, Traashi ka folur në lidhje me sezonin që lamë pas, duke e konsideruar si të dështuar, ndërkohë që ka përmendur të ardhmen e tij dhe një ftesë të mundshme nga tekniku i Kombëtares, Kristian Panuçi.“Për mua është një sezon zhgënjyes duke parë se kemi pritshmëri të larta. Nuk duhet të pretendojmë për vend të 4 apo 5 por për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës. Objektiv i Partizanit duhet të jetë ky dhe sivjet nuk arritëm asnjërën nga këta të dyja prandaj e quaj të dështuar këtë sezon.Është viti i 4 që jam pjesë e Partizanit dhe nuk ishte një sezon i mirë, por në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta.Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të ..

Lexone

U shpall kampion në Kroaci, trajneri i ri i Laçit: E pranova me kënaqësi propozimin

Pas largimit të Gentjan Mezanit, Laçi i ka besuar stolin trajnerit të njohur, Besnik Prenga, i cili është dhe babai i mbrojtësit të Kombëtares, Herdi Prenga.48-vjeçari nga Mirdita, në të kaluarën ka drejtuar Dragovojacin dhe Luckon. Ai gjithashtu është shpallur kampion me 19-vjeçarët e Lokomotivës së Zagrebit.Në të kaluarën, Prenga ka veshur edhe fanellën e Kombëtares. Trajneri shqiptar disponon licencën UEFA Pro dhe do drejtojë ekipin kurbinas, duke filluar nga Kupat e Europës.Prenga drejtoi të rinjtë e Lokomotivës së Zagrebit në Ligën e Kampioneve pas fitimit të titullit dhe në Kroaci vlerësohet si një trajner mjaft i zoti, por që do të shihet ecuria që do të ketë me skuadrën e Laçit, duke nisur nga ndeshjet e Europa Ligës, ku kurbinasit kanë arritur të sigurojnë një vend.DEKLARATA – I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Prenga që njihet edhe si menaxher ka pranuar akordin me presidentin Laska dhe është shprehur i lumtur që do të drejtojë kurbinasit sezonin e ri. “Po, është e vë..

Lexone

Pas 7 vitesh në Angli vrau prindërit për hotelin, ja kush është 26-vjeçari (FOTO)

Qemal Sela, djali që vrau nënën dhe babain në Peshkopi Kishte 7 vite pa i takuar prindërit e tij dhe kaloi vetëm një natë me ta, përpara se t’i vriste të dy duke zbrazur mbi ta një karikator të armës kallashnikov që përdori.Kjo është historia e 26-vjeçarit nga Peshkopia, Qemal Sela, i cili me gjakftohtësi i mori jetën nënës dhe babait të tij.Fillimisht u raportua se i riu e kreu krimin e rëndë për shkak të gjendjes së rënduar mendore, por arsyeja e vërtetë është se mes prindërve dhe Qemal Selës kishte një konflikt për banesën e tyre, që Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeçe, e kishin kthyer dhe në hotel për persona që trajtoheshin në llixha.Sipas dëshmive të fqinjëve, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë debati ka kulmuar mëngjesin e sotëm me aktin makabër të ndërmarrë nga i biri 26-vjeçar.Ende është e paqartë nëse autori dhe viktimat kanë qenë vetëm në banesën e tyre në kohën kur ndodhi krimi, por dihet që kanë qenë fqinjët e familjes ata që ..

Lexone

‘Shiko gruan dhe motrën se nuk i dihet si del’: Monika i kthehet keq Taulant Ballës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla janë përplasur sy më sy me njërin tjetrin jashtë Kuvendit, pasi LSI-ja e bashkuar me PD-në protestoi sot duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.“Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”, provokoi Taulant Balla para mediave, ndërkohë që Kryemadhi pas tij i rrahu supin për t’i tërhequr vëmendjen dhe kujtuar diçka:“Taulant,… nuk jam marrë as me motrën tënde, as me gruan tënde! Në rregull?! Kështu që rri urtë!“Më pëlqen edukata juaj!” tha Balla me ironi dhe u largua, por Kryemadhi zuri vend para mikrofonëve dhe e paralajmëroi: “Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare, se nuk e dimë si dalim pastaj!… Rri urtë!… Nuk të shpëton Edi Rama, nuk bëhesh dot Ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës”.The post ‘Shiko gruan dhe motrën se nuk i dihet si del’: Monika i kthehet keq Taula..

Lexone

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret me dy vende. Ngjitet Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë.Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141-të, me 197 pikë të grumbulluara.Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë të renditjes së FIFA-s është shkëmbimi i vendeve mes Polonisë e Spanjës. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.7 qer..

Lexone

McGregor humb bastin me Cristiano Ronaldon, bëhet fjalë për…

Vetëm disa muaj më parë, dy prej sportistëve më të njohur dhe më të paguar në botë, Conor McGregor dhe Cristiano Ronaldo, u takuan së bashku.Ky takim u përcoll me një bujë të madhe në të gjitha mediat. Kur u takuan, boksieri dhe futbollisti vendosën një bast paraprakisht.Me shaka, McGregor tha se do ta kalonte Ronaldon sa i përket të ardhurave të sportistëve në botë, por Ronaldo nuk e përkrahte këtë mendim.Pas publikimit të listës së sportistëve më të pasur në botë nga Forbes, dolën edhe detajet të cilat treguan se McGregor humbi bastin me Ronaldon.Në vend të parë doli Floyd Mayweather me një pasuri prej 285 milionë dollar, më pas në vend të dytë vjen Mesi me 111 milion dollar.Në vend të tretë është vendosur Ronaldo me një pasuri prej 108 milion dollar dhe në vend të katërt është McGregor me 99 milion dollar.Kështu, boksieri e humbi bastin për vetëm 9 milion dollar diferencë. Ndërkohë, në vend të pestë renditet Neymar me 90 milion dollar.The post McGregor humb bastin me C..

Lexone

Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju”

Një skandal i fundit vjen nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër, ku tre nxënës dhe disa mësues të shkollës 9 vjeçare “Osman Dhampiraj” kanë denoncuar drejtoreshën e tyre.Sipas Report Tv, ata kanë shkuar në policinë e Shkodrës dhe kanë bërë denoncimin, ku sipas tyre, drejtoresha e shkollës, Saimi Hagrepaj, i ka kërcënuar dhe përmes familjarëve të saj ka tentuar që të ushtrojë dhunë.Luljeta Shyti, njëra prej mësueseve, ka deklaruar se është kërcënuar nga drejtoresha dhe nxënësit kanë treguar se Saimi ka dërguar dhëndrin e saj për t’i bërë presion atyre, madje ai ka tentuar edhe t’i godasë nxënësit.Drejtoresha, Saimi Hagrepaj Mësuesit dhe nxënësit kanë rrëfyer se kjo sjellje e drejtores ka ardhur pa asnjë arsye dhe sipas tyre, kjo situatë ka tre vite që po ndodh. Ndërkohë, në pyetje nga policia është marrë edhe drejtoresha e shkollës, Saimi, e cila është akuzuar për këto veprime.The post Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju” appeared first ..

Lexone

10 faktet që duhet të dini për Fekondimin In-Vitro

Nga Dr. Marsel HaxhiaEmbriolog Klinik Ҫertifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit HumanKlinika e Fertilitetit HygeiaMiliona çifte në të gjithë botën përjetojnë ankth dhe stres të vashdueshëm nga pamundësisa për të konceptuar një fëmijë për një kohë të gjatë. Statistikat tregojnë se 1 në 8 çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzanine dhe fenomeni është po aq i pranishëm edhe në Shqipëri. Po vendi ynë në lidhje me Infetilitetin ka patur një këndvështrim krejtësisht të devijuar nga faktet kokëforta të shkencës. Shoqëria e mbyllur dhe maskiliste ja mvishte vazhdimisht si “damkë” gruas këtë problem, ndërkohë që statistikat botërore tregojnë se shkaqet e infertilitetit në 30-50% të çifteve infertile janë po aq mashkullore sa edhe femërore.Me fjalën “INFERTILITET” mjekësia përkufizon pamundësinë për të arritur një shtatzani pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura, kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muaj kur gruaja është mbi 35 vjeç. Nëse e gjeni veten..

Lexone

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperaturat e larta

Emanuel SmakaTemperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep kë..

Lexone