Home / Tag Archives: nderkohe (page 30)

Tag Archives: nderkohe

Laçi-Skënderbeu ora 19:00, ekspertët përballë kampionëve

Nëse finalja e Kupës së Shqipërisë do të ishte një hotel luksi, Laçin do ta trajtonin si një klient të zakonshëm, kjo është hera e 4-t që e viziton në këto 5 vitet e fundit, hark kohor kur e ka fituar dy herë trofeun. Laçi ekspert i Kupës, me një marrëdhënie dashurie intensive me trofeun e dytë futbollistik për nga rëndësia në vend. Kupën, Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë, është një trofe që deri vitin e kaluar nuk kishte arritur të ndizte shkëndijën e dashurisë në skuadrën korçare që ishte në finale edicionin e kaluar kur humbiste përballë Tiranës, por këtë vit gjërat janë ndryshe.Skënderbeu kërkon trofeun që i mungon në palmaresin e klubit dhe mbi të gjitha triumfin e dyfishtë në kampionat e Kupë, për t’i vënë vulën më të mirë të mundshme një sezoni të dominuar në fushë, për të pritur më pas lajmet për Europën me ndërgjegjen e qetë dhe vetëdijen se në fushë ka bërë gjithçka mirë.Për Ilir Dajën lajmi i mirë është prezenca e Ali Sowe në stërvitje, kryegolashënuesi i kampionatit..

Lexone

Jepi Bashës atë që i takon Bashës!

Nga Altin KetroKa një tendencë nga të vetët, për ta akuzuar Lulzim Bashën se ishte protagonist në shuarjen e revoltës së demokratëve përpara ministrisë së Brendshme. Për të gjykuar nëse bëri mirë apo keq, duhet t’i marrim me radhë situatat që rrodhën, që nga parapërgatitja e protestës e deri tek mbërritja e saj në dyert e ministrisë.Ka një paqartësi në lidhje me shkakun që e detyroi Lulzim Bashën për të ndërmarrë aksionin opozitar për të protestuar. Shkaku është çështja “Xhafaj”, por këtu ndalemi në dy momente.Së pari, kemi dënimin e të vëllait të ministrit nga autoritet gjyqësore italiane. Një dënim që dihej botërisht këtu e shumë vite më parë dhe që përfundimisht ishte mbyllur si proces në vitin 2012. Këtu në Shqipëri, për këtë dënim, Agron Xhafajn e kanë trajtuar si një lider të trafikut të drogës duke e mbivlerësuar, kurse në Itali, pasi e kanë mbajtur veç një muaj në qeli, e kanë nxjerrë dhe e kanë dëbuar nga Italia, për të mos e kërkuar më edhe pasi ka marrë dënimin.Ital..

Lexone

Ekonomia në Rusi i ka punët keq

Dobësimi i kursit të rublës ka shkaktuar lëkundje serioze në ekonominë ruse. Shumë sipërmarrje gjermane bëjnë të ditur tërheqjen nga ky treg.Shumë sipërmarrje gjermane e konsideronin tregun rus deri para disa vitesh si një prej tregjeve më të suksesshme. Por sektori i financave në Rusi i ka punët keq dhe në këtë mënyrë janë dëmtuar investorët, prodhuesit dhe tregtarët. Të gjithë ata kanë shpresuar vazhdimin e bumit ekonomik. Prej 24-26 maj në Rusi mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF), ku po marrin pjesë ekspertë dhe politikanë nga më shumë se 100 vende të ndryshme, ndër ta edhe nga Gjermania.MediaMarkt shet përfaqësitë e sajPas 12 vitesh punë në Rusi, MediaMarkt ka vendosur të tërhiqet nga ky vend. Tregtuesi më i madh me paisje elektrike është i përfaqësuar në 14 vende të ndryshme të Evropës. Ceconomy AG, e cila e mbanë këtë rrjet të dyqaneve në Rusi, tani po përpiqet t’ia shes ate konkurrentit rus “M.Video”.MediaMarkt ka mbyllur në muajt e fundit gjashtë filiala në Rusi..

Lexone

VIDEO: Protesta Baba(për) le(sh), sherr mes vetë militantëve

Protesta e PD-së, krahas numrit të ulët të pjesëmarrësve, mesa duket do të mbahet mend edhe për episode të tilla qesharake.Protestuesit, përveç policisë, kanë goditur edhe njëri-tjetrin.Ata ndërkohë u acaruan edhe me deputetët e PD-së, pse iu bënë thirrje që të tërhiqeshin nga Ministria e Brendshme.

Lexone

Grigja shpjegon pse dështoi skenari që Bledari të bëhej dëshmor.

I vetmi lajm që prodhoi protesta ishte gjakosja e Bledarit .Salianusi I cili u zhgënjye shumë nga protesta e pyeti Grigjën si ndodhi ko puna e gjakosjes.-Shumë e thjeshtë,- tha Grigja . Pasi përfundoi protesta në shesh dhe siç e pe, njerëzit nuk na ndoqën, vendosëm urgjent të prodhojmë një ngjarje që të tërheqim vemendjen. Thirrëm Korpusin “Azem Hajdari” të hidhej në luftë, por ata qënkëshin shpërndarë. Sipas njërit prej tyre, ata i paskan marrë bluzat dhe kanë dal foto me Lulin, që të marrin azil politik jashtë.Atëhere u mblodhëm se kush duhet të sakrifkohej. Luli pa me sy nga Bledari. E morëm sinjalin. Dhe RD është mbyllur dhe nuk prish ndonjë punë.E thirra Bledarin dhe I thashë do dalësh në rreshtin e pare të sulmit, se ty nuk të qëllon policia. Ndërkohë skalioni I gurëve I LSI u vendos 20 metra pas. Pasi u dha komanda për sulm Bledari sumoi policinë, ndërsa kontigjenti I LSI nisi të qëlloj me gurë. Shumica e gurëve nuk e kalonin dot rrethin e pare, pasi ishin disa policë të..

Lexone

Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës: Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin “Babale”

Nga Skënder MinxhoziTani që sheshi foli, të gjithë e dimë se Lulzim Basha bëri një gabim të madh më 26 maj. Njërin ndër shumë gabimet e ngjashme që ka bërë këto vite, poshtë zyrave të Edi Ramës. Thirri rreth vetes popullin opozitar për të treguar sesi përkrahësit e tij e përjetojnë aferën e audiopërgjimit-akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt.Dhe populli opozitar foli. Tha atë që Basha, Berisha dhe Kryemadhi me siguri nuk do të donin ta kishin parë dhe dëgjuar: sherri “Xhafaj” ka pak rëndësi për votuesin e djathtë. Pa folur më pas për indiferentët dhe kundërshtarët, të cilët ju drejtuan plazheve, ndërkohë që lideri demokrat ngrinte zërin në kupë të qiellit te këmbët e zyrës bosh të Edi Ramës.Debati për aferën “Babale” kishte marrë prej javësh formën e tij më të ndezur, duke u kthyer në një kokëçarje për qeverinë. Sherre televizive pafund gjatë gjithë javës, akuza eksplozive nga njëra anë dhe tjetra, tendosje maksimale e të gjithë sistemit politik e mediatik të Tiranës.Dhe paprit..

Lexone

Njihuni me 10 ligjet më të çuditshme në botë

Jo çdo shtet ka të njëjtat ligje dhe ky fakt dihet nga të gjithë. Mëposhtë po ju rendisim 10 ligjet më të çuditshme në mbarë botën.Është e jashtëligjshme shitja ose dhënia e alkoolit një personi të dehur në Alaskë dhe është e jashtëligjshme të lejosh që një person i dehur të hyjë në një bar. Në Francë është e jashtëligjshme të lëvizësh pa testuesin tënd të alkoolit, edhe nëse je turist. Megjithatë, që nga viti 2013, gjoba për thyerjen e ligjit ($14) është hequr. Kulla Eifel është një nga monumentet më të fotografuara në botë, por pak e dinë se është e paligjshme që t’i bëjnë fotografi asaj gjatë natës. Ndërkohë që e drejta e autorit të Kullës Eiffel skadoi në vitin 1993, dritat e natës u shtuan në vitin 1985, që do të thotë se ajo ende mbrohet nën ligjet e Francës për të drejtën e autorit. Në vitin 2008, Japonia kaloi “Metabo Laë” për të mbajtur peshat e qytetarëve të saj nën kontroll. Sipas ligjit, kompanitë dhe qeveritë locale duhet të matin çdo vit mesin e punëtorëve japonezë dhe ..

Lexone

SHËNIM: Lajmi i vetëm që prodhoi protesta e Bashës, ishte goditja e protestuesit Bledi Kasmi

Lulzim Basha ka zhvilluar protestën më të dobët që prej marrjes së drejtimit të PD-së, edhe pse kishte premtuar bashkë me aleaten e tij, Monika Kryemadhi, se do të rrëzonin qeverinë.Atij i kanë dalë në shesh 3 apo 4 mijë protestues, ndërkohë që vetëm LSI pretendonte se kishte sjellë nga rrethet, mbi 20 mijë protestues.Zhgënjimi për pjesmarrjen qe aq i madh, sa dhe vetë Lulzim Basha në fjalimin e tij, dukej si i mekur.Madje, nxitoi ta përfundonte sa më shpejt dhe të largohej nga sheshi i turpit për të.Aq zhgënjyese ishte kjo protestë, sa i vetmi lajm prej saj rezultoi goditja e Bledi Kasmit.Dhe ironia është se ai nuk u godit si kryeredaktor i RD-së, siç kërkon ta shesë PD-ja, por si një protestues huligan, që po përleshej me policinë.E goditi pastaj policia apo protestuesit, ky është një debat i parëndësishëm, pasi në një protestë të dhunshme, do të ketë edhe të lënduar.Kuptohet, nëse Bledi Kasmi do të ishte goditur si gazetar, fjala vjen si Fatos Mahmutaj, që për pak mbet..

Lexone

Jo vetëm Higuain e Koulibaly, Sarri do Hysajn te Chelsea

Chelsea mund të kthehet papritmas në një Napoli të vogël dhe nuk është çudi që të shohim aty sezonin e ardhshëm dhe Elseid Hysajn. Ndërkohë që mbrojtësi është i grumbulluar me kombëtaren kuqezi, Maurizio Sarri, tekniku që i dha besim duke e kthyer në një lojtar kyç te Empoli dhe më pas te Napoli, është me valixhet gati në pritje që Roman Abramovich dhe De Laurentiis të gjejnë akordin mbi klauzolën e tij prej 8 milionë eurosh, por e ardhmja e tij në Stamford Bridge duket punë e kryer.Siç shkruajnë mediat italiane Sarri mund të marrë me vete te Chelsea disa nga lojtarët e tij më të besuar dhe njëri prej tyre është pikërisht mbrojtësi shkodran, Sarrit i pëlqejnë të vazhdojë të punojë me Hysajn që ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me Napolin, dhe nëse Chelsea vendos të paguajë këtë shumë në arkat e De Laurentiis, atëherë Napoli nuk mund t’i kundërvihet transferimit,. Gjithsesi kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Hysajn, pasi ëndrra e madhe që ..

Lexone

E rëndë/ Asfiksohen 15 punonjëse fabrike në Durrës: “Nuk merrnim dot frymë”

Një incident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një fabrike fasone në Durrës, ku rreth 15 punonjëse të saj janë asfiksuar gjatë orarit të punës.Mësohet se gjendja e tyre është kritike, ndërkohë që njëra prej punonjesve është nisur drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.Sipas policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje, shkak për këtë asfiksim mund të jetë bërë lëshimi i ndonjë solucioni brenda fabrikës.“Gjithçka ndodhi në pak minuta, patëm këputje të trupit dhe nuk merrnin dot frymë”, është shprehur njëra prej punonjesve.Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po verifikon kushtet e punës në fabrikën fasone.Duhet përmendur se më herët, ka pasur denoncime mbi kushtet në të cilat këto gra kanë punuar në fasone, të cilat kanë qenë mjaft të mjerueshme dhe me paga shumë të ulëta.Problemet mund të jenë shkaktuar nga aspirimi jo i mirë dhe lëndët kimike që përdoren në industrinë fasone.The post E rëndë/ Asfiksohen 15 punonjëse fabrike në Du..

Lexone