Home / Tag Archives: nderkohe (page 3)

Tag Archives: nderkohe

Austria mbyll shtatë xhami. Turqia: Racizëm kundër myslimanëve

Tolerancë zero në Austri kund myslimanëve. Qeveria ultra e djathtë ka nisur mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve nga vendi. Klerikët fetarë të shoqatës Atib, Bashkim turko-islamik për bashkëpunimin kulturor dhe social në Austri, janë akuzuar për financime të paligjshme nga jashtë, si dhe shkelje të ligjit austriak mbi Islamin. Ndërkohë, rreth 40 imamë rrezikojnë të humbasin lejen e qëndrimit.Mbyllja ka të bëjë me katë xhami në Vjenë, su në Austrinë e Sipërme dhe një në Carinzia. Mbyllja ka ndodhur me dekret të zyrës së Kancelarit, kompetent për çështjet fetare. Siç ka theksuar Kancelari Kurz, “në Austri nuk ka hapësirë për shoqëri paralele dhe të radikalizuara”. Zv.kancelari Fpoe Heinz-Christian Strache, ka shtuar se “nuk do të tolerojmë predikues që ushqejnë urrejtje dhe flasin në emër të fesë”.Mbyllja e xhamive në Austri dhe dëbimi i imamëve, “është fryt i një vale anti-myslimane, raciste, diskriminuese dhe populiste” në vend. Kështu është shprehur Ibrahim Kalin, ..

Lexone

Plasin milionat, Spanja zbulon shpërblimin e çmendur për futbollistët

Trofeu më i rëndësishëm për një kombëtare futbolli, padyshim që është Kupa e Botës dhe këtë vit, të gjithë tifozët i kanë hedhur sytë nga Rusia, ku pas pak ditësh do të startojë Botërori.Shpërblimet për fituesin e këtij turneu kanë ekzistuar gjithmonë, por mesa duket, këtë vit do të thyhet çdo rekord, pasi shifrat që po qarkullojnë janë me të vërtetë “të çmendura”.Drejtuesit e Federatës spanjolle, kanë vendosur që t’iu japin futbollistëve të tyre nga 825 mijë euro për kokë, në rast se spanjollët arrijnë të triumfojnë në Rusi, shifër kjo më e larta që është akorduar ndonjëherë.Në Botërorin e kaluar, spanjollët do të përfitonin nga 720 mijë euro, ndërkohë që në Botërorin e fituar në Afrikë, ata patën përfituar nga 600 mijë euro.

Lexone

Qeveria e re italiane anulon gazsjellësin Tap? Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë

“Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”, ka deklaruar së fundmi Sergio Costa, Ministri i ri i ambientit, i cili sapo ka marrë detyrën e re.Sergio Costa vjen nga radhët e 5 Yjeve.Kështu qeveria e re italiane, e lindur nga bashkëpunimi mes dy partive populiste, “Liga e Veriut”-“Lëvizja 5 Yjet”, duket se nuk do që të humbasë kohë.Paçka se, projekti i gazsjellësit në Itali do të jetë vetëm 8 kilometra i gjatë, polemikat kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve. Çështja ka shkuar deri në gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur në favor të konsorciumit.Kritikët kanë kundërshtuar projektin për arsye ambientale. Por, gjithsesi, ministri i ri i ambientit në Itali e justifikoi vendimin për të rishikuar projektin me faktin se, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.“Rishikimi i “Tap” është përfshirë edhe në programin qeverisës mes dy partive”, tha ministri.“TAP” shihet si një projekt s..

Lexone

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme, e enjte, u kapën duke shitur lëndë narkotike.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku kanë arrestuar në kushtet e flagrancës pesë të dyshuar.Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë u kap pasi tek zona e Doganës, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike heroinë, 5 doza kanabis sativa dhe dy celularë.Gjithashtu u vunë në pranga Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç, pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë heroinë.Ndërkohë në banesën e O. Sh., u gjetën e bllokuan dy doza lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadu..

Lexone

Bie miti! Vendi ideal për të bërë seks nuk është më krevati, por …

Përveç lëvizjeve të reja në shtrat dhe teknikave të reja, duhen gjetur edhe vende të tjera dhe interesante që e rrisin dëshirën seksuale.Kur flitet për vendin perfekt për të bërë seks njerëzit janë të prirur të thonë se ai është krevati. Mirëpo këtë mit e hedh poshtë një studim i funditi “Skyn Condoms”.Sipas tij rezulton se 78% e të pyeturve bëjnë seks në dhomën e tyre të ndenjes dhe jo ashtu siç mendohet në dhomën e gjumit.Kjo mund të vijë duke parë një film ose emision.Normalisht edhe fakti që mbrëmjet kalojnë aty dhe ndryshimi ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale në këtë ambjent.Studimi tregoi se ndër vendet e tjera shumë të pëlqyera ishte dhe dushi (74% e njerëzve të pyetur deklaruan se u pëlqen të pastrohen ndërkohë që janë duke bërë gjëra të pista), makina, lavatriçja dhe deti.The post Bie miti! Vendi ideal për të bërë seks nuk është më krevati, por … appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Historia e errët e ishullit ku do të takohen Trump dhe Kim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un do të takohen për herë të parë në Singapor, të martën e ardhshme, dhe kjo do të jetë diçka historike dhe e mrekullueshme.Sentoza, një ishull që ndodhet në jug të Singaporit, është e mbushur plot gjelbërim, hotele luksoze, fusha golfi, me një kazino të jashtëzakonshme dhe një park argëtimi të “Universal Studios”.Ajo është shtëpia e disa prej njerëzve më të pasur të botës, me një flotë jahtesh luksoze dhe vila me pamje nga deti që vlejnë miliona dollarë.Zgjedhja e këtij ishulli prej 500 hektarësh për samitin ka edhe arsye logjistike. Ai është vetëm 500 metra larg tokës dhe i aksesueshëm kryesisht nga një rrugë e vetme, duke ofruar izolim dhe privatësi, ndërkohë që është më e lehtë për të rritur sigurinë dhe për të eleminuar trafikun gjatë kohës së këtij eventi.Megjithatë, fasada e freskët dhe tropikale e Sentozës fsheh historinë e saj të përgjakshme.Deri në vitin 1830, ishulli njihej nga banorët vendas (ma..

Lexone

Vrasja që tronditi Tiranën/ Kush ishte Xhuljeta? Fjalët e fundit para krimit: Mos më prek

Një tragjedi si ajo e Shekspirit. Por ndryshe nga Zhuljeta që i dha fund jetës vetë për të mbrojtur dashurinë e saj, Xhuljeta nga Mati u vra nga dora e ish-të dashurit.Një krim pasioni që i mori jetën një 19-vjeçareje, ndërkohë që është në fije të jetës një tjetër i ri. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe, me origjinë nga Mati është qëlluar nga ish-i dashuri i saj Xhaferr Mata pak metra larg kishës së Don Boskos në kryeqytet.Mësohet se 31-vjeçari i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos”, mes tyre ka pasur një debat të shkurtër dhe më pas ka qëlluar me pistoletë.Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten. Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.Mos më prek’ kanë qënë fjalët e fundit të Xhulieta Çunit, drejtuar Xhafer Matës, 31-vjeçarit me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie.Këto fjalë kanë trokitur rëndë në mendjen e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që duket se kisht..

Lexone

ANALIZA: Retorika e ashpër Kosovë-Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. “Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kanë thënë ata.Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në t..

Lexone

Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

Nga Erion KristoUnë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai ës..

Lexone

FOTOT: Kush është 31-vjeçari që vrau 19-vjeçaren në Tiranë dhe më u vetëvra (para vrasjes, poezi për nënën)

Ky është Xhaferr Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni dhe më pas qëlloi veten me një plumb në kokë, duke humbur jetën në spital disa orë më vonë.Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë.Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.Dyshohet se ai kishte një lidhje me vajzën, por nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt vrasjes.Në media është publikuar edhe një foto e viktimës me 31-vjeçarin, çka tregon se ata kanë qenë të lidhur, por dyshimet janë se 19-vjeçarja nuk ka dashur ta vazhdonte më lidhjen.Ajo është qëlluar me plumb në kokë nga Mata, ndërkohë që në momentin e vrasjes ka qenë me një shoqe tjetër.Në rrjetet sociale ndërkohë, pak orë para vrasjes, ai ka postuar një poezi për nënën:“ZEMER E EMBEL ME DASHURIe kush tjeter mund te jete veq tinene fjale me te embel ska botanene e para fjale qe belbezon foshnjane kraharorin tend ,..

Lexone