Home / Tag Archives: nderkohe (page 10)

Tag Archives: nderkohe

Sëmundja e frikshme e mushkërive që po vret gratë

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) është konsideruar gjithmonë si sëmundje e meshkujve, ndërkohë që aktualisht po vret më shumë gra sesa burra. Gati 8% e e grave në Amerikë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, ndërsa burrat nën 6%.Duke qenë se SPOK është lidhur shpesh me burrat, gratë diagnostikohen zakonisht pasi sëmundja ka avancuar. Simptomat e SPOK janë kolla kronike, teshtima, shtrëngime në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Aktualisht nuk ka një kurë të veçantë për sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, megjithatë mund të ngadalësohet përkeqësimi i saj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë pacientët e diagnostikuar me SPOK është të heqin dorë nga duhani.SPOK është termi që përfshin disa sëmundje të rënda të mushkërive, si bronkiti kronik, emfizema dhe gjendje të tjera që vështirësojnë funksionimin e mushkërive. Përveç duhanpirjes, faktorë të tjerë si ndotja e ajrit dhe gjenetika mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.Gratë janë më të rre..

Lexone

Duhet të ishte lideri i Francës në Botëror, por Pogba nuk e ka të sigurt formacionin

Pas një sezoni zhgënjyes me Manchester United, Paul Pogba nuk e ka më të sigurt vendin në formaiconin e kombëtares franceze në prag të Kupës së Botgës. Katër vjet më parë, u largua nga Botërori me trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Vetëm 21 vjeç, luajti në çdo ndeshje të skuadrës së tij deri në çerekfinale, duke shënuar edhe një gol.Poër katër vjet më vonë, ndërkohë që duhet të ishte lideri i padiskutueshëm i Francës, niveli i reguar prej tij së fundmi ka ngritur shumë dyshime. Dhe me talentin e padiskuteshëm që Dider Deschamps ka në dispozicion, nuk është e sigurt nëse 25-vjeçari do të jetë në fushë si titullar për ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Australisë më 16 qershor.Por do të mbetet për t’u parë nëse Deschamps do të vendosë përfundimisht ta lërë “Gjelin” 100-milionësh në “kotec”… Mundsitë i ka. N’Golo Kante bën një punë të shkëlqyer në mesfushë, ndërsa alternativat janë aq shumë te Franca sa të gjithë e ndjejnë se rrezikojnë vendin.Vetë lojtari në një intervistë ..

Lexone

Tenton një roveshiatë në stërvitje dhe rrezikon Botërorin, i ndodh titullarit të Polonisë

Ka disa iniciativa që janë të rrezikshme, me pasoja që për momentin nuk mund t’i imagjinosh.Ka pasur shumë raste, kur lojtarë të ndryshëm, madje edhe nga më të njohurit, kanë humbur komptecione madhore për një kapriço të momentit. Së fundi i ka ndodhur një lojtari titullar të Polonisë.Kamil Glik mund të humbasë Kupën e Botës. Në Spanjë, e përditshmja “AS“ bën me dije se lojtari i Monakos, gjatë stërvitjes ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe ka vënë në rrezik serioz praninë e tij në Rusi.Ters për trajnerin e Polonisë, Adam Navalka, që pak orë më parë kishte shpallur listën zyrtare me 23 lojtarët e grumbulluar.Por e çuditshme është mënyra e dëmtimi. Glik ka rënë shumë keq, pasi kishte tentuar një roveshiatë në stërvitje.Trajneri Navalka ka marrë masat që, nëse mbrojtësi nuk arrin të rikuperohet në kohë, të zëvendësohet nga Marsin Kaminski, lojtari i Shtutgartit.Polonia bën pjesë në Grupin H dhe më 19 qershor do të ndeshet me Senegalin, ndërkohë që në grup ka edhe Kolumbinë d..

Lexone

Audio-përgjimi, Braçe: Inskenim për të marrë pushtetin me dhunë

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe e ka cilësuar audio-përgjimin e pretenduar nga opozita që akuzon vëllain e Ministrit Fatmir Xhafaj si të përfshirë në trafik droge, si një akt të pastër kriminal.“Opozita kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 janarit. Ai nuk është një audio-përgjim, por një audio-inskenim, – tha Braçe, ndërkohë që opozita e braktisi mbledhjen. – Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet, duan të vijnë me dhunë. Të hetohet audiopërgjimi. Bëhet fjalë për një inskenim për të marrë pushtetin me dhunë”, – tha Braçe mes të tjerash.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

U qëllua me 8 plumba, viktima në Vlorë tentoi të vriste me kallash ekzekutorin

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga një tjetër ekzekutim me armë në mes të qytetit, që siç duket nga rrethanat ka për shkak larjen e hesapeve të drogës. Për vrasjen e 29 vjeçarit Vasil Dervishaj nuk ka ende asnjë të ndaluar nga policia e qytetit bregdetar, por mësohet se rreth 20 persona janë marrë në pyetje gjatë natës.Të pyeturit nga Blutë e Vlorës janë dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj të riut, i cili sipas ekspertizës është qëlluar me 8 plumba. Më vdekjeprurësin prej tyre e Dervishaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, e ka marrë në kokë.Gjithashtu mësohet se në lagjen “Pavarësia” ku ka ndodhur ngjarja nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë, kështu që gjetja e autorëve bëhet edhe më e vështirë.Pavarësisht se nuk ka konfirmim zyrtar nga policia për pistat e hetimit, mendohet se ato janë përqendruar tek trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar në vitin 2012.Ndërkohë sipas një versioni jozyrtar, thuhet se vikt..

Lexone

KE zbulon të vërtetën e hidhur: Lista e gjërave që shqiptarëve nuk ua mban xhepi

Nga pamundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushimet dhe deri tek blerja e rrobave të reja, është një listë e gjatë e gjërave që ne shqiptarët nuk mund të përballojmë dot.Në listën e gjatë të pyetjeve për gjërat që munden apo nuk munden të përballojnë në sondazhin e zhvilluar nga Komisionit Europian me vendet e BE-ë dhe të Balllkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson të gjitha pyetjet me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjerave.Shqiptarët kanë numrin m ëtë lartë të pikëve për gjërat që iu mungojnë, apo nuk kanë mundësi ti përballojnë. Me 3.8 pikë, vendi ynë është shumë më lart sesa mesatarja europiane prej 1.1. Pas Shqipërisë renditen Greqia dhe Maqedonia. Vendet e Europës perëndimore kanë një indeks më të vogël se 1 si Suedia, Gjermania, Danimarka apo Luksemburgu, ndryshe nga vende si Shqipëria, Greqia, Maqedonia. Pyetjet që u janë bërë të anketurave për të arritur në këtë përfundim janë:-A keni mundësi të mbani shtëpinë tuaj mjaftueshëm ngrohtë;-Të paguash..

Lexone

Për Fevzon me shumë zero (dhe ata që indinjohen me rrogat e tij)

Nga Adrian ThanoPortali ResPublica, qëndrimi editorial i të cilit mëton të djathtën reale dhe është kritik me Ramën, ka botuar dje një analizë mbi lajmet që qarkullojnë për lëvizjen e emisionit të B.Fevziut (Fevzos siç i thonë miqtë e të njohurit)nga Tv Klan në TCH.Analiza përmend dhe rrogën e re të mundshme të drejtuesit të emisionit Opinion, i cili njihet edhe më herët për pagesat e larta dhe përdorimin e statusit mediatik për mbylljen në favor të çështjeve të dyshimta pronësore.ResPublica shpreh indinjatë për faktin që rroga e një drejtuesi emisioni përflitet se do arrijë në 45 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që reporterët, pra gazetarët e të njëtit kanal, apo gazetarët e lajmeve në përgjithësi, marrin paga sa 1 e 100 e kësaj shifre apo dicka poshtë apo sipër kësaj.Për të gjithë ata që janë të revoltuar me pagën e re të Fevziut që edhe në mos qoftë kaq do jetë diku afër, duhet thënë që problemi nuk është se ajo ka goxha diferencë me gazetarët e lajmeve.Po të jetë për di..

Lexone

KE nxjerr listën e shërbimeve që nuk na e mban xhepi: Gjërat minimale që konsiderohen luks për shqiptarët e varfër

Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushimet dhe deri tek blerja e rrobave të reja, është një listë e gjatë e gjërave që ne shqiptarët nuk mund të përballojmë dot.Në listën e gjatë të pyetjeve për gjërat që munden apo nuk munden të përballojnë në sondazhin e zhvilluar nga Komisionit Europian me vendet e BE-ë dhe të Balllkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson të gjitha pyetjet me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjerave.Shqiptarët kanë numrin më të lartë të pikëve për gjërat që iu mungojnë, apo nuk kanë mundësi ti përballojnë. Me 3.8 pikë, vendi ynë është shumë më lart sesa mesatarja europiane prej 1.1. Pas Shqipërisë renditen Greqia dhe Maqedonia. Vendet e Europës perëndimore kanë një indeks më të vogël se 1 si Suedia, Gjermania, Danimarka apo Luksemburgu, ndryshe nga vende si Shqipëria, Greqia, Maqedonia. Pyetjet që u janë bërë të anketurave për të arritur në këtë përfundim janë:-A keni mundësi të mbani shtëpinë tuaj mjaftueshëm ngrohtë;-Të paguash p..

Lexone

VIDEO-FOTO/ U ekzekutua në makinë në mes të Vlorës, kush është 29-vjeçari, pronar i një lokali

Detaje te reja pas ngjarjes se rende qe ndodhi mbreme ne mes te Vlores, ku nje person u ekzekutua me arme zjarri. Media raporton se viktima ka qenë duke udhëtuar në një makinë tip Ford me targa italiane, kur është qëlluar.Policia ka ngritur pika kontrolli për të rënë në gjumët e autoriteteve, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.Biznesmeni Vasil Dervishaj, 29-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.Atij i është bërë pritë teksa ndodhej poshtë banesës së tij tek ish Kombinati i Peshkut. Viktima është qëlluar disa herë në makinën e tij.Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, që po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin ..

Lexone

Hysaj pjesë e 100 lojtarëve më të shtrenjtë të planetit

Peformanca e Elseid Hysajt tek Napoli ka bërë që jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj të thuren elozhe në drejtim të lojtarit. Skuadra jugore me Hysajn në mbrojte është më e sigurt dhe në fakt performanca e shkodranit nuk ka kaluar pa u vënë re.Shpesh kohët e fundit në drejtim të lojtarit janë shfaqur në skenë disa klube me peshë si Atletico Madridit, Chelsea, Man.United apo dhe Bayerni i Mynihut, të cilët kërkojnë të transferojnë Hysajn në radhët e tyre.Sidoqoftë përtej merkatos, observatori futbollistik me seli në Zvicër ka bërë publike listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, ku pjesë e saj është mbrojtësi kuqezi. Hysaj mban vendin e 89 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet në 60.1 milionë euro.Shkodrani ka lënë pas vetes shumë futbollistë të tjerë cilësorë si Radja Naingolan, Nemanja Matiç ,Mesut Ozil, Florentin Toliso dhe Edin Dzeko. Gjithashtu pjesë e ‘top 100’ të futbollistëve më të shtrenjtë qëndrojnë edhe Granit Xhaka në vendin e 74 si dhe Shkodran Mustafi në ve..

Lexone