Home / Tag Archives: nderkohe

Tag Archives: nderkohe

LSI drejt formësimit të identitetit të ri opozitar

Nga Alfred Peza Megjithëse ende nuk është mbushur një vit nga kalimi në opozitë, LSI pas 8 vjetëve të qëndrimit herë me PD dhe herë me PS në qeverisjen e vendit, është në kërkim të identitetit të saj të ri. Identitetit të një opozite të re, nga një parti e majtë që kërkon të qëndrojë përballë mazhorancës aktuale gjithashtu të majtë, përkrah një partie të djathtë si PD. Kjo qasje është jetike për një parti politike pragmatiste, jo vetëm nga pikëpamja identitare. Sepse kjo do të rrezikonte unifikimin e çdo qëndrimi të saj me opozitën e vjetër, gjë që mund ta shndërronte në një satelit parazitar të saj. Mbajtja e qëndrimeve origjinale për çështje, probleme, reforma, ngjarje dhe kauza të caktuara, do të ndihmonin në rifaktorizimin gjithnjë e më të madh të LSI në skenën politike shqiptare. Humbja e statusit të “kingmaker”-it pas zgjedhjeve të 2017 nga ana e LSI, nuk ka pse shihet si fundi i botës për një forcë politike me 20 deputetë në Kuvend. Sistemi demokratik dhe ligji elektoral jo p..

Lexone

Reperi i bën diss Noizyt: “Pjeshka e Durrësit me buzët e trasha që…”

Reperi G-Wizzie, i cili është sot në emisionin “Zonë e lirë”, ka sjellë këngën e tij të re, “24 orë”. Në këtë këngë, ai flet mbi reperat shqiptar, ku sipas të cilit, ata janë bërë të famshëm falë tij dhe personave të tjerë që kanë qenë me të në Angli. “Këta reperë në Shqipëri janë të famshëm falë nesh pasi na kanë tradhtuar e spiunuar”, është shprehur ai. Mirëpo, një nga diss-et më të forta që ai ka bërë në këngën e tij, është ai kundrejt reperit të famshëm, Noizy. Në një pjesë të tekstit të këngës, dëgjohet G-Wizzie teksa thotë: “Pjeshka e Durrësit me buzët e trasha bën si ndër më të suksesshmit në Shqipëri”. Kjo pjesë nga teksti është kapur nga Arian Çani, i cili e ka pyetur G-Wizzien live nëse kjo pjesë i dedikohet Noizyt. “Nuk dua t’i bëj publicitet emrave të reperëve të tjerë”, ka qenë përgjigjia e reperit, ndërkohë që Çani ka vazhduar më tej. Çani: “Pra është një rastësi kjo?” G-Wizzie: “Nuk dua të përmend emra, ata e dinë vet se kush është” Çani: “Pra siç më vajti mua m..

Lexone

Krimi i rëndë trondit sërish Shqipërinë, 42-vjeçari vret me sende të forta bashkëshorten

Pas tronditjes së mëngjesit, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Një 42-vjeçar në Durrës ka vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta. Viktima është Adriana Shaholli. Policia ka arrestuar ndërkohë, autorin e krimit. Informacion paraprak i policisë Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(TemA)

Lexone

Rita Ora ‘topless’ në Itali (Foto)

Rita Ora po kalon momente të bukura me të dashurin e saj në Toskana të Italisë. Ylli është fotografuar ‘topless’, ndërkohë që i dashuri i saj Andrew Watt “kujdesej” për të. Pa make-up dhe me flokët e kuqe, Rita dukje e mrekullueshme. 1 of 10 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Paratë apo lavdinë, ku po shkon Cristiano Ronaldo?!

Nëse Cristiano Ronaldo përfundon duke e lënë Real Madridin, ai duhet të matë me kujdes destiancionet e tij të ardhshme. Nuk ka shumë klube, që mund të ndërmarrin nënshkrimin e tij nga këndvështrimi ekonomik. Dhe pastaj mosha sportive e portugezit, e cila gjithashtu, paraqet probleme, ose të paktën, pikëpyetje. Destinacioni i parë që vjen në imagjinatë është Manchester United, klubi ku ai e shenjtëroi veten si yll botëror, ku fitoi Champions-in dhe “Topin e Artë” të parë në karrierë. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të jetë i zbatueshëm. Por, asgjë nuk do të bindë Mourinhon, i cili nuk duket i gatshëm për të ndryshuar një skuadër të projektuar pa një “lokomotivë” të vetme, ndërkohë që Ronaldo është një lojtar, që në mënyrë të pashmangshme e detyron të luajë për të. Për të mos përmendur që Manchester United i tanishëm është larg potencialit sportiv të ekipeve më të mira në Europë. Pa lënë Anglinë, CR7 mund të ketë opsionin e Manchester City, i cili i garanton një ekip konkur..

Lexone

Argjentina humbet një tjetër lojtar para Botërorit, Ikardi shpreson

Pak ditë më parë, Argjentina njoftoi se gardiani Serxhio Romero nuk do të luante në Botëror, duke qenë se ka pësuar një dëmtim, ndërkohë që së fundmi, Argjentina është përballur me një tjetër dëmtim. Bëhet fjalë për mesfushorin 25 vjeçar Manuel Lancini i cili ka këputur ligamentin në gjurin e djathë, duke bërë që ta ndërpresë aventurën me Argjentinën, vetëm 6 ditë para se të nisë Kupa e botës. Tekniku i Argjentinës, Sampaoli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, ndërkohë që kapiteni i Interit, Mauro Ikardi shpreson që të ketë një ftesë për të, në mënyrë që të jetë i pranishëm në Kupën e botës. Manuel Lancini luan në Premier Ligën angleze, me skuadrën e Uest Hemit dhe në ditët në vijim do të shihet se sa kohë do t’i duhet mesfushorit për të qëndruar jashtë fushave të blerta.

Lexone

Trump: Rusia duhet të rikthehet në G7

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Rusia të kthehet në grupin e kombeve më të industrializuara, që njihet si G7, pasi u përjashtua për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Trump i bëri këto deklarata në Uashington ndërkohë që po nisej për në samitin e G7-ës në Kanada, që pritet të fokuesohet në bisedime të tensionuara mbi tregtinë. Aleatët e SHBA-së do të përpiqen të bindin Trump të heqë tarifat mbi çelikun dhe aluminin të vendosur kohët e fundit, që mund të sjellë një luftë tregtare. “Rusia duhet të jetë në këtë takim. Përse po zhvillojmë një takim pa Rusinë të pranishme?”, thotë Trump. “Duhet të kemi Rusinë në tavolinën e negociatave”, vazhdoi ai. Vetë Trump rrezikon të jetë i izoluar në këtë samit dhe pritet të largohet më herët për në Singapor për përgatitjen e bisedimeve me Korenë e Veriut në lidhje me armët e saj bërthamore.

Lexone

Shkel minën, plagoset rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka shkelur mbi një minë që ndodhej në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në fshatin Berishë të Tropojës. 45-vjeçari Azgan Doçi ka qenë duke ecur, kur befas i ka shkelur këmba në minë. Kjo ka bërë që të mbetet i plagosur rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të shpërthimit. Ai u dërgua në spitalin e Bajram Currit ku gjendja paraqitet kritike, ndërkohë që pritet të dërgohet me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Facebook gabon sërish, publikon postimet e 14 milionë përdoruesve

Facebook theksoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për rrjetin social që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj. “Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek Facebook. Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot, raporton ata. Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe Facebook ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë. “Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudh..

Lexone

ARSYET E DËSHTIMIT TË PROTESTAVE EDHE KUR KAUZAT NUK MUNGOJNË

Një protestë e opozitës Duhen mësuar politikanët (jo në profesion), të kuptojnë se Parlamenti është institucioni më i lartë i përfaqësimit të zërit qytetar, është tempull i konsolidimit të demokracisë si sistem ku liria dhe prosperiteti i individit i tejkalon interesat e delegatëve. Duhen mësuar se parlamenti nuk është rrjet social, ku paaftësia si politikan kamuflohet nga pëlqimet virtuale e ku mbrojtja e interesit qytetar mbetet vetëm një publikim më shumë me qëllim promovimin në politikë. Duhen mësuar se bllokimi i seancave ndërkohë që legjislativi duhej t’i nënshtrohej rishikimit të reformave dhe ndryshimeve ekonomike, sociale e politike, është shenjë inferioriteti politik dhe mungesë eksperience. Duhen mësuar se ka një formë më të suksesshme të bojkotit parlamentar. Jashtë godinës. Aty ku për të disatën herë, forma e vërtetë e protestës ka dështuar. Duhen mësuar se varfëria, skamja, papunësia, defiçitet në sistemin, fiskal, monetar, gjyqësor, arsimor e shëndetësor nuk janë në vid..

Lexone