Home / Tag Archives: nderhyrja

Tag Archives: nderhyrja

VIDEO tronditëse: Sherr në rrugë, burri nxjerr shpatën për të goditur të riun

Ky është momenti tronditës kur dy burra zihen me njëri tjetrin në mes të rrugës pranë një semafori.Në pamjet filmike shikohet se njëri nga burrat përdor një shishe si armë për të goditur personin tjetër i cili nxjerr më pas një thikë të madhe.Nuk dihen shkaqet e sherrit, por është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë që konflikti të shuhej.Sapo pikas makinën e policisë burri që mbante thikën në dorë largohet me vrap.Incidenti ndodhi të premten në Castlemilk, Glasgow, në orën 6.20 . (TemA)

Lexone

VIDEO: 4 vjeçari ngec në lavatriçe, e shpëtojnë zjarrfikësit

Një djalë i vogël ngeci në një larësen e rrobave pasi mamaja e tij nuk ishte në dhomë ato momente.Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë djalin prej andej.Zyrtarët thonë se djali u ngjit në makinë dhe mbeti i bllokuar.Zjarrfikësit sharruan makinën për më shumë se 20 minuta për të provuar ta lirojnë atë. Më në fund, ata e thyen makinën dhe e shpëtuan djalin.Ngjarja ndodhi në qytetin Zibo në Kinë. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Momenti shokues: Plas grushti në avioni për një… shishe birrë

Ky është momenti shokues kur një i dehur godet me grushte një person tjetër.Sherri ndodhi brenda një avioni pasi një mjek refuzoi të japë personit të dehur një shishe birrë .Dhe më pas Jason Felix nga irritimi që nuk mori një shishe birrë filloi që të godiste me grushte një pasagjer vetëm pasi ai i tha që të qetësohej.Është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë dhe personelit të avionit që sherri të përfundonte.Ngjarja ndodhi në bordin e avionit Airlines 1293. (TemA)

Lexone

VIDEO: Çifti i moshuar nuk mban dot ekuilibrin, rrëzohet nga shkallët lëvizëse

Ky është momenti tronditës kur një çift i moshuar rrëzua tek shkallët lëvizëse pasi nuk mbajtën dot ekuilibrin.Në pamjet filmike do të shikoni se si burri dh gruaja 80-vjeçare rrëzohen mbrapsht pasi hipin tek shkallët lëvizëse.Është dashur ndërhyrja e njerëzve që ndodheshin aty pranë që t’i shpëtonin dhe të ngrnin në këmbë çiftin e moshuar.Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare në lindje të Kinës. (TemA)

Lexone

VIDEO: “Mos luaj me zjarr se do digjesh vetë”

Thënia e famshme “Mos luaj me zjarr se digjesh vetë” gjen teren më së mirë në këtë video. Kjo shprehje edhe duhet zbatuar në realitet.Në videon e mëposhtme do të shikoni një djalë të ri i cili duke dashur të bëj akrobacione me zjarrin, papritur digjet vetë.Ai për një moment përfshihet nga zjarri, në duar dhe në fytyrë.U desh ndërhyrja e shokut që ishte afër tij që djali të shpëtonte nga flakët. (TemA)

Lexone