Home / Tag Archives: mrekulli

Tag Archives: mrekulli

Ermal Meta la pas një katastrofë njerëzore

Nga Alma NikolliDisa nga fëmijët më të lumtur në 1 Qershorin e djeshëm ishim ne të rriturit që po meziprisnim daljen e Ermal Metës në skenë. Nata e mbrëmshme ishte e nxehtë dhe e ngrohtë.E nxehtë nga temperaturat dhe e ngrohtë nga ndjesitë. Kështu, për t’i lehtësuar pak të dyja këto njerëzit në shesh pinin birra apo ujë.Ermali këndoi për rreth 2 orë, luajti piano e disa kitara. Deshi dhe e deshën. Disa u kënaqën, kurse të tjerë panë shtrembër disa që kënaqeshin.Telefonët nëpër ajër filmuan shumë fragmente që u shijuan më pak për faj të ekraneve të vogla që na pengonin të shikonim kaçurrelat e Ermalit, ama zërin nuk ia pengonte dot asgjë.Futej direkt në kokat dhe zemrat e kujdo që deshën ta dëgjonin.Pak pa mbaruar 1 Qershori, Ermali këndoi të fundit këngë dhe festa mbaroi. Pa të shtyra, njerëzit filluan të largohen. Sa më shumë zbrasej sheshi aq më plot dukej.Plot e përplot me mbeturina. Kanaçe birrash e shishe uji të flakura në secilën pllakë a gur të ardhur nga çdo cep i..

Lexone

FOTOT: Një mrekulli natyrore në zonën e Elbasanit

Fundjava nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë.Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve. Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë.

Lexone

“Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës”

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli.“Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli.Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar:“Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake.Është një skemë e 1930-ës.Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Lexone

Vlahutin në Shishtavec: Jo HEC-e në këtë mrekulli, mos u shpërngulni

Përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin ka inauguruar bashkë me kryetarin e bashkisë së Kukësit rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krusheve.“Kemi investuar gjysmë milionë euro. Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC në këtë vend të bukur”, tha Vlahutin teksa ka kërkuar edhe mirëmbajtje të rrugës.Ndërsa për aeroportin e Kukësit ajo tha se ka biseduar me Ramën dhe kjo do të ketë zhvillim për rajonin.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Hekuri, betoni dhe eskavatorët pushtojnë Valbonën, ja si po e shkatërrojnë Hec-et këtë mrekulli

Kur shkon në Valbonë, rrugës të bien në sy këto rrethime , tabela e roje që të thonë mos fotografo.Por në fotografuam, se nuk na rrihej pa e dërguar në dritare.net që ta shohin ata ambjentalistët e Parkut të Liqenit.Shikoni si po shkatërrohen këto bukuri të rralla, ku janë ambjentalistët që bënë namin kur u ndërtua këndi i lojrave te liqeni, ku nuk u pre asnjë pemë? Dini gjë?Mbase fotot nuk kanë efektin e duhur se janë bërë në distancë, ngaqë nuk të lejojnë.Është plot roje, beton e zhurmë Valbona, tani.Zhurma e betoniereve shkon bujtinë, me bujtine, si zhurma e bishës që po vret të bukurën.Valbona na la. Të na rrojnë ambjentalistët./dritare.net/

Lexone

FOTOT: Gjiri i Gramës, një mrekulli

Jemi në pragfillimin e sezonit turistik veror dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine.Një nga destinacionet për pushime detare është bregdeti i Jonit. Në këtë vijë bregdetare ka plazhe si ai i Vlorës, Dhërmiut, Himarës dhe Sarandës që janë hapësira të mëdha e presin shumë vizitorë, por në këtë bregdet ka dhe gjire të vegjël por mjaft piktoreskë, intimë, të përshtatshëm për plazh familjar apo shoqëror.Një i tillë është edhe Gjiri i Gramës në Orikum.Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.Detarët që strehonin aty ..

Lexone

FOTOT/ Mrekullia: Djali zgjohet nga koma pak pasi doktorët fikën aparaturat që e mbanin në jetë

Trenton McKinley, 13 vjeç, nga Alabama, ishte aq afër vdekjes pas traumës së trurit pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.Një ditë pasi ishte vendosur t’i hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.E Trenton tani thotë se shkoi në qiell para se të kthehej në Tokë.“Unë isha në një fushë të hapur duke ecur drejt”, ka thënë Trenton. “Nuk ka shpjegim tjetër përveç Perëndisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Edhe mjekët e kanë thënë këtë”.Jennifer Nicole Reindl ka një shpjegim të thjeshtë për rimëkëmbjen e djalit të saj derisa gjendej buzë vdekjes, për shkak të lëndimeve të rënda të trurit.“Është një mrekulli”, u ka thënë Reindl medieve amerikane, duke treguar besimin e saj se dora e Perëndisë është prapa gjithë kësaj. (TemA)

Lexone

Napoli dorëzohet me Torinon, Juvja me titullin në “xhep” (Video)

Napolit do t’i duhet një mrekulli për të fituar titullin kampion të Serie A pas barazimit 2-2 me Torinon në San Paolo. Megjithëse vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh, Torino gjeti dy herë golin e barazimit duke fundosur moralin e të kaltërve.GOOOOAAAAALLLLL!!!! And the birthday boy is at it, Dries #Mertens opens the scoring at the San Paolo. Defending was terrifyingly bad. 1-0 | 25′ #NapoliTorinopic.twitter.com/fUaMEr07wz— SerieAchannel (@SerieAchannel) May 6, 2018Skuadra e Sarri-t tani është gjashtë pikë larg Juve-s dhe me dy ndeshje të mbetura në Serie A.Ishte Dries Mertens ai që kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 25’ pasi shfrytëzoi në mënyrë të paskrupullt një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Torinos. Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 55’ barazon gjithçka pas një aksioni model dhe një goditjeje po aq të bukur nga Baselli.GOOOOAAAAALLLLL!!! World class!!! Comes on to score inside mere seconds, #Hamsik has put #Napoli ahead 2-1 | 71′ #NapoliTorinopic...

Lexone

Atalanta “shtyp” Lacion, Strakosha bën mrekulli

Atalanta merr një barazim 1-1 në Romë ndaj Lacios, në një sfidë të dominuar nga Atalanta, e pafat para porte.Një sfidë e ndjekur me shumë interes nga Interi e Milani dhe në fund buzëqeshin skuadrat milaneze, sepse ishte rezultati që shpresonin.Lacio kërkonte fitoren për të mbajtur larg Interin, por ishte me fat që nuk u mund, sepse Atalanta dominoi sidomos në pjesën e dytë. ?Nëse Lacio mori një pikë, meritë të madhe pati Thomas Strakosha, shumë i kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes (pa faj te goli i shpejtë nga Barrou, sa nisi ndeshja), ndërsa kreu një mrekulli në pjesën e dytë, kur në të njëjtin aksion evitoi golin dy herë, fillimisht ndaj Frojler dhe më pas ndaj Iliçiç. Nota 7 e lart për portierin kuqezi, ndërkohë që edhe Berisha mori notë të mirë, por realisht përveç golit nuk pati shumë punë, aq dobët luajti Lacio.

Lexone