Home / Tag Archives: momentin (page 5)

Tag Archives: momentin

Tenton një roveshiatë në stërvitje dhe rrezikon Botërorin, i ndodh titullarit të Polonisë

Ka disa iniciativa që janë të rrezikshme, me pasoja që për momentin nuk mund t’i imagjinosh.Ka pasur shumë raste, kur lojtarë të ndryshëm, madje edhe nga më të njohurit, kanë humbur komptecione madhore për një kapriço të momentit. Së fundi i ka ndodhur një lojtari titullar të Polonisë.Kamil Glik mund të humbasë Kupën e Botës. Në Spanjë, e përditshmja “AS“ bën me dije se lojtari i Monakos, gjatë stërvitjes ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe ka vënë në rrezik serioz praninë e tij në Rusi.Ters për trajnerin e Polonisë, Adam Navalka, që pak orë më parë kishte shpallur listën zyrtare me 23 lojtarët e grumbulluar.Por e çuditshme është mënyra e dëmtimi. Glik ka rënë shumë keq, pasi kishte tentuar një roveshiatë në stërvitje.Trajneri Navalka ka marrë masat që, nëse mbrojtësi nuk arrin të rikuperohet në kohë, të zëvendësohet nga Marsin Kaminski, lojtari i Shtutgartit.Polonia bën pjesë në Grupin H dhe më 19 qershor do të ndeshet me Senegalin, ndërkohë që në grup ka edhe Kolumbinë d..

Lexone

U qëllua me 8 plumba, viktima në Vlorë tentoi të vriste me kallash ekzekutorin

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga një tjetër ekzekutim me armë në mes të qytetit, që siç duket nga rrethanat ka për shkak larjen e hesapeve të drogës. Për vrasjen e 29 vjeçarit Vasil Dervishaj nuk ka ende asnjë të ndaluar nga policia e qytetit bregdetar, por mësohet se rreth 20 persona janë marrë në pyetje gjatë natës.Të pyeturit nga Blutë e Vlorës janë dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj të riut, i cili sipas ekspertizës është qëlluar me 8 plumba. Më vdekjeprurësin prej tyre e Dervishaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, e ka marrë në kokë.Gjithashtu mësohet se në lagjen “Pavarësia” ku ka ndodhur ngjarja nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë, kështu që gjetja e autorëve bëhet edhe më e vështirë.Pavarësisht se nuk ka konfirmim zyrtar nga policia për pistat e hetimit, mendohet se ato janë përqendruar tek trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar në vitin 2012.Ndërkohë sipas një versioni jozyrtar, thuhet se vikt..

Lexone

Po grabiste banesën e të moshuarës, kapet “skifteri” i Shkodrës (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka parandaluar një grabitje që mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi, pasi i riu që kishte shkuar për të vjedhur një banesë ishte i pajisur me armë zjarri.Blutë e Shkodrës njoftojnë se është finalizuar me sukses operacioni “Long Wait” dhe në kurth ka rënë Sokol Dedaj, grabitësi i disa banesave në Shkodër.ShkodërFinalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policiaMë datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:S.D, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua..

Lexone

Dëllinja, pastruesi magjik i veshkave dhe mushkërive

Për Gazeta “Shëndet+”, dr. Gerald KolaEmri i frutit magjik njihet në latinisht si Juniperus, e me këtë emër e përdorin dhe disa zona në Shqipëri, por që i referohen rakisë ose xhinit që prodhohet nga ky frut.Nga ky frut nxirret edhe një lëng tjetër për qerasje, lëng të cilin e quajnë magjik. Pija është si birrë, e gazuar, por pak e athët dhe në Shqipërinë e Mesme e quajnë Hardiç.Dëllinja është magjike, sepse me pijen që mund ta prodhoni lehtësisht në shtëpitë tuaja, pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.Përgatitja!Duhet ta lani mirë e ta pastroni nga gjethet. Në një damixhan qelqi ose një tjetër enë por që të jetë qelq, futni dëllinjat dhe shtojini ujë. Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë.Për 40 ditë radhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun magjik.Nëse i fusni gjatë verës me dëllinja të vjetra, ..

Lexone

VIDEO-FOTO/ U ekzekutua në makinë në mes të Vlorës, kush është 29-vjeçari, pronar i një lokali

Detaje te reja pas ngjarjes se rende qe ndodhi mbreme ne mes te Vlores, ku nje person u ekzekutua me arme zjarri. Media raporton se viktima ka qenë duke udhëtuar në një makinë tip Ford me targa italiane, kur është qëlluar.Policia ka ngritur pika kontrolli për të rënë në gjumët e autoriteteve, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.Biznesmeni Vasil Dervishaj, 29-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.Atij i është bërë pritë teksa ndodhej poshtë banesës së tij tek ish Kombinati i Peshkut. Viktima është qëlluar disa herë në makinën e tij.Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, që po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin ..

Lexone

Droga e shqiptarëve, arrestime në “shtëpinë” e Milan dhe Inter

Policia italiane ka ekzekutuar sot aksionin për arrestimin e 22 personave të akuzuar për trafik të substancave të ndaluara. Nga aksioni i realizuar u arrestuan 15 persona, nga të cilët dy janë burgosur, për shkak të vendimit të gjykatës së marrë më parë. Ndërkohë katër janë në perëndim dhe tre të tjerë janë për momentin në kërkim.Agjentët e skuadrës hetuese të komisariatit qendror të Milanos, kanë zbatuar vendimin e gjykatës mbi një aktivitet kompleks, pas hetimit të nisur që në vitin 2016. Mes të arrestuarave është edhe 37-vjeçari Luca Lucci, kapo-ultras i tifozerisë së Milan, që sipas hetimeve furnizohej me drogë nga shqiptarët në ambientet e selisë së ‘Al Clan’ të Sesto San Giovanni, në rrugën Sacco e Vanzetti, dhe më pas angazhohej për ta shpërndarë drogën në qytet.Në pranga ka rënë edhe Massimo Mannelli, përgjegjësi i stjuardëve të Inter. Lucci ka precedent të ndryshëm për shkelje sportive dhe është dënuar për agresionin ndaj Virgilio ‘Virgi’ Motta, interistit që gjatë derbit ..

Lexone

Avokatët e Trumpit, kundër idesë që të pyetet nga Mueller

Avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani thotë se mbetet “temë e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve që po përpiqen të zbulojnë mënyrat se si Rusia është përzjerë në zgjedhjet presienciale të 2016. Giuliani tha se këshilltarët ligjorë të presidentit janë të mendimit se nuk duhet ta lejojnë zotin Trump të shkojë për t’u intervistuar nga ekipi i Prokurorit Special, Mike Mueller.Presidenti ka thënë prej kohësh se dëshiron t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit Mueller, por të dielën zoti Giuliani tha për kanalin televiziv ABC se çështja “po ecën drejt zgjidhjes” për të mos lejuar që të merret në pyetje një president gjatë mandatit. Giuliani ka shprehur shqetësimin se gjatë intervistës, Presidenti mund të bjerë në grackën e “dëshmisë së rreme” që përbën vepër penale.Giuliani tha se ekipi mbrojtës i presidentit mund ta mbështesë idenë e intervistës nëse bëhet fjalë për një intervistë të shkurtër, lidhur me temën qendrore, megjithatë për momentin e shohin më me..

Lexone

Surprizon trajneri i Belgjikës, merr Januzajn në Botëror

Adnan Januzaj do të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin Rusi 2018. Sulmuesi i talentuar me origjinë kosovare i cili ishte pjesë e listës paraprake prej 28 emrash është përfshirë në listën përfundimtare nga trajneri Roberto Martinez.44-vjeçari spanjoll ka lënë jashtë, portierin Sels, mbrojtësit Jordan Lukaku dhe Kabasele si dhe sulumuesin e Crystal Palace Christian Benteke.Lënia jashtë liste e ish sulmuesit të Liverpoolit dhe përfshirja e Januzajt ka surprizuar jo pak mediat belge, megjithatë trajneri Martinez e ka shpejguar në këtë mënyrë zgjedhjen e tij.“ Zgjodha Januzajn dhe lashë jashtë Bentekenë për faktin se në skuadër i kam 2 numra 9 dhe ata janë Romelu Lukaku dhe Michy Batshuayi, pikërisht për të pasur më shumë balancë në grup vendosa të marr në Rusi, Andnan Januzajn.Në fakt për momentin janë 24 lojtarët e grumbulluar nga Martinez pasi trajneri spanjoll është në pritje sesi do të evoluojë gjëndja e Vincent Kompany i cili pësoi një dëmtim në sfidën miqësore ndaj Portugali..

Lexone

VIDEO/ Babai braktis “mes 4 rrugëve” foshnjën 3 ditësh: Më paragjykonin fshinjët se kisha 4 fëmij, ndaj e lashë

Një baba braktisi në rrugë foshnjën 3 ditë pasi kishte ardhur në jetë.Kamerat kanë filmuar momentin kur babai puth fëmijën para se ta linte në derën e një kishe në Kerala, Indi.32-vjeçari u identifikua dhe më pas u shoqërua në polici.Gjatë marrjes në pyetje, ai tha tha policisë së vendosën bashkë me gruan që të mos e mbanin fëmijën për shkak të paragjykimeve të komunitetit se ishin bërë me 4 fëmijë.Policia arrestoi Bitton dhe gruan e tij Prabitha, 28-vjeçare.Ata i thanë policisë se gruaja ishte tallur nga njerëzit që kishte mbetur përsëri shtatzënë.Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Babai braktis “mes 4 rrugëve” foshnjën 3 ditësh: Më paragjykonin fshinjët se kisha 4 fëmije, ndaj e lashë

Një baba braktisi në rrugë foshnjën 3 ditë pasi kishte ardhur në jetë.Kamerat kanë filmuar momentin kur babai puth fëmijën para se ta linte në derën e një kishe në Kerala, Indi.32-vjeçari u identifikua dhe më pas u shoqërua në polici.Gjatë marrjes në pyetje, ai tha tha policisë së vendosën bashkë me gruan që të mos e mbanin fëmijën për shkak të paragjykimeve të komunitetit se ishin bërë me 4 fëmijë.Policia arrestoi Bitton dhe gruan e tij Prabitha, 28-vjeçare.Ata i thanë policisë se gruaja ishte tallur nga njerëzit që kishte mbetur përsëri shtatzënë.Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (TemA)

Lexone