Home / Tag Archives: momentin (page 30)

Tag Archives: momentin

“Një grua në arenë”, ja risia e ndeshjeve me dema në Japoni

Për herë të parë në histori, një grua u lejua që të hyjë në arenën e ndeshjes së demave në Japoni, pasi kufizimi për femrat u hoq në përpjekje për të modernizuar këtë sport.Mediet japoneze thanë se gruaja në fjalë, e identifikuar si Yuki Araki, shoqëroi kafshën e saj në arenë, në ditën e parë të stinës së ndeshjeve me dema, në ishullin Hokaido.Më parë, gratë nuk lejoheshin që t’i afroheshin arenës, pasi kjo e fundit purifikohej me kripë dhe verë orizi, siç e kërkonte tradita.Ndeshjet e demave në Japoni njihen si “Togi” dhe ndryshojnë nga ato në Spanjë, pasi aty asnjë dem nuk vritet dhe nuk ka toreador.Në këtë sport shekullor, demat kryqëzojnë brirët dhe përpiqen që të shtyjnë njëri-tjetrin të nxitur nga stërvitësit e tyre. Në momentin që një dem plagoset nga brirët e tjetrit, ndeshja ndërpritet menjëherë.Muajt e fundit, gjithnjë e më shumë femra kanë denoncuar abuzimet seksuale në Japoni dhe ndryshimi i rregullit të Federatës së Ndeshjeve me Dema duket se shkon me këtë trend...

Lexone

Pastruesit i bie llotaria/ Gjen 7 pllaka ari në aeroport, por rrezikon të mos marrë asnjë qindarkë

Shtatë pllaka ari me vlerë rreth 325,000 dollarë të mbështjellura në gazeta, ku peshonte 1kg secila u gjetën të hedhura në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon të Koresë së Jugut nga një pastrues i cili po zbrazte një kazan.Policia dyshon se një kriminel i kishte hedhur ato në momentin kur kishte frikë se mund të kapej.Në qoftë se pronari nuk i kërkon ato brenda gjashtë muajve, pastruesi, i cili nuk është emëruar, do të jetë në gjendje ta marrë atë në pronësi nën një ligj të quajtur “mbajtës të zbuluesve”.Nëse pronari paraqitet, sipas ligjit të “artikujve të humbur”, pastruesi do të lejohet të mbajë ndërmjet pesë përqind dhe 20 përqind të çmimit të tregut të arkës ose deri në 48.000 dollarë.Megjithatë, nëse ari tregohet i lidhur me veprimtarinë kriminale, ai nuk do të lejohet të mbajë asnjë vlerë, por aktualisht nuk ka prova që është rasti i tillë.Pastruesi menjëherë lajmëroi autoritetet doganore të aeroportit.Ai ligjërisht mund të zotërojë një pasuri, por nëse janë pllaka ari n..

Lexone

Damian Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen

Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara.Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.Në po këtë linjë, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark.“Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve.Këto takime janë pë..

Lexone

Gjiknuri në Durrës: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve duhet të largohen

Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark.“Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vë..

Lexone

Ulrajsh flet për “gafën e shekullit”: Gabimet e portierit janë më të tmerrshmet

Gafa e Sven Ulrajsh në sfidën gjysmëfinale ndaj Realit do të mbahet mend gjatë në mendjen e tifozëve bavarezë. Gabimi trashanik ka rënduar shumë në mendjen e 28-vjeçarit. Puna e mirë që gardiani gjerman kishte bërë që prej dëmtimit të Nojer në muajin shtator, tanimë nuk ka asnjë lloj vlere, pasi në fund emri “Ulrajsh”, do lidhet gjithmonë me gafën që ai kreu në Bernabeu. Portieri i kampionëve të Gjermanisë ka pranuar të flasë për herë të parë me “Sport Bild” në një intervistë ku ka diskutuar gjithçka çfarë ka ndodhur me karrierën e tij gjatë tetë muajve të fundit.Si arsyetuat situatën në rastin e golit të dytë?“Kur Toliso pasoi për tek unë, mu duk sikur Benzema ishte në gjendje të kapte topin dhe u përgatita për një situatë një kundër një. Por më pas topi erdhi drejt meje, dhe në atë moment më kapi paniku, pasi e kuptova që nuk mund t’i përdorja dot duart u përpoqa që ta kap topin me këmbë, por nuk ia dola, më pas në një përpjekje të fundit u përpoqa që ta kap topin me dorë gjithse..

Lexone

Neymar rikthehet në Paris, gati për Botërorin

Neymar rikthehet ne Paris. Sulmuesi i PSG i cili ishte shtruar në një spital në vendin e tij për tu rikuperuar nga dëmtimi i pësuar më 25 shkurt është rikthyer pranë skuadrës. Mediat franceze kishin hedhur hipotezën se vonesa në rikthimin e sulmuesit pranë skuadrës kishte të bënte me një largim të mundshëm të sulmuesit, por në fakt nuk është kështu.Siç raportojnë mediat franceze, Neymar duhet të kishte udhëtuar drejt Parisit sëbashku me fizioterapistët, por në momentin e fundit planet ndryshuan. Sidoqoftë braziliani tashmë duket se e ka lënë pas dëmtimin në pjesën e kaviljes që e ka detyruar atë të qëndrojë larg fushës së blertë që prej datës 25 shkurt.Faza e rikuperimit ende nuk ka përfunduar, teksa Neymar po vazhdon të jetë nën kujdesin maksimal të fizioterapistëve, por lajmi i mirë është që 25-vjeçari mund të ecë pa ndihmën e patericave.Objektivi është që ylli i klubit parizien të jetë gati për Botërorin Rusi 2018 dhe në radhët e kombëtares së Brazilit të gjithë shpresojnë që ..

Lexone

Ulrajsh flet për “gafën e shekullit”

Gafa e Sven Ulrajsh në sfidën gjysmëfinale ndaj Realit do të mbahet mend gjatë në mendjen e tifozëve bavarezë. Gabimi trashanik ka rënduar shumë në mendjen e 28-vjeçarit. Puna e mirë që gardiani gjerman kishte bërë që prej dëmtimit të Nojer në muajin shtator, tanimë nuk ka asnjë lloj vlere, pasi në fund emri “Ulrajsh”, do lidhet gjithmonë me gafën që ai kreu në Bernabeu. Portieri i kampionëve të Gjermanisë ka pranuar të flasë për herë të parë me “Sport Bild” në një intervistë ku ka diskutuar gjithçka çfarë ka ndodhur me karrierën e tij gjatë tetë muajve të fundit.Si arsyetuat situatën në rastin e golit të dytë?“Kur Toliso pasoi për tek unë, mu duk sikur Benzema ishte në gjendje të kapte topin dhe u përgatita për një situatë një kundër një. Por më pas topi erdhi drejt meje, dhe në atë moment më kapi paniku, pasi e kuptova që nuk mund t’i përdorja dot duart u përpoqa që ta kap topin me këmbë, por nuk ia dola, më pas në një përpjekje të fundit u përpoqa që ta kap topin me dorë gjithse..

Lexone

Vendimi i UEFA-s, ja hapat që do të ndjekë Skënderbeu për të siguruar Champions

Vendimi i dalë sot nga zyrat e UEFA-s nuk ka gjetur të papërgatitur klubin e Skënderbeut, i cili ishte i ndërgjegjshëm që Apeli i organizatës në fjalë nuk do të ndryshonte vendimin e shkallës së parë sa i përket masës disiplinore prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare.Zyra ligjore e zgjedhur nga klubi po përgatitet prej kohësh për një eventualitet të tillë dhe tani do zbatojë në afatet e paracaktuara hapat e saj sipas asaj që parashikon korniza ligjore.I pari është ai i një kërkesë drejtuar KAS të Lozanës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të UEFA-s. Meqenëse vendimi i Apelit vlerësohet si urdhër ekzekutiv, kjo do të thotë se që sot, Skënderbeu duhet ta cilësojë veten zyrtarisht jashtë aktiviteteve ndërkombëtare për 10 viret e radhës, e si rrjedhojë, UEFA nuk e llogarit në shortet ndërkombëtare duke filluar nga ky edicion.Vetëm Arbitrazhi Sportiv Ndërkombëtar mund të pezullojë për momentin vendimin e UEFA-s, deri në një urdhër të dytë që del pikërisht nga Loz..

Lexone

Atentat shqiptarit në mes të Athinës! Autorët e sulmojnë tek berberi (EMRI)

Një person me shtetësi greke,por me orgjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në sheshin Viktoria, në qendër të Athinës.Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë kanë qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të një klienti që ndodhej në një sallon estetike në këtë shesh.Shënjestra është identifikuar si shtetasi Elton Thoma Bombaj, 38 vjeç, lindur në Selenicë të Vlorës, por me shtetësi greke.Dëshmitarët thonë se viktima ishte në radhë në sallonin estetik në momentin kur dy atentatorët kanë hyrë brenda dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.Dyshohet se autorët kanë qenë shqiptarë, pasi siç thonë dëshmitarët, mes tyre dhe viktimës janë këmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe.1 of 3Plumbat e qëlluar e kanë goditur në zonën e belit, duke i dëmtuar rëndë kockat e mesit. 38-vjeçari është shoqëruar me shpejtësi për në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Ndërkohë, policia greke, nisur edhe nga zona ku është goditu..

Lexone

Heynckes ka dyshime për shanset e Neuer në Botërorin e Rusisë

Manuel Neuer është afër një rikthimi në stërvitje të plotë, por nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e Bundesligës, që Bayern Munich do ta luajë në Këln të shtunën. Sidoqoftë, trajneri Jupp Heynckes mbetet i rezervuar rreth perspektivave të pjesëmarrjes së portierit në Kupën e Botës.Gjermani ndërkombëtar nuk ka luajtur për Bayernin që nga shtatori, teksa ka vijuar gjatë betejën e rikuperimit nga një frakturë “metatarsale”, shkruan Telesport. 32-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm për klubin bavarez dhe kombëtaren gjermane, por tani po përballet me perspektivën e humbjes së vendit në skuadrën e drejtuar nga Joachim Low.Pra, portieri rrezikon të mos jetë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës në Rusi, sepse nuk është ende në gjendje për të provuar gatishmërinë e tij. “Ai nuk do të jetë me skuadrën, të shtunën, – tha Heynckes në një konferencë shtypi, të premten. – Sot ai do të trajnohet një pjesë të seancës me ekipin dhe do ta përshpejtojë rikthimin e tij, kështu që do të bë..

Lexone