Home / Tag Archives: momentin (page 2)

Tag Archives: momentin

Top Channel i bën “gjyqin publik” Shkëlzen Selimit, gjyqtarit që mbylli “Gërdecin” dhe “21 janarin” dhe që SHBA e ka në “listën e zezë”

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.Sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingu..

Lexone

Denoncimi i Berishës/ E vërteta e “tradhtisë” së Ramës, me ishullin grek

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e grupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë.Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafajn, duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm.Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha, që dikur ka marrë vendime në këtë vend.Gjatë një prononcimi të bërë sot, ai ndër të tjera tha:“Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke, i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”.Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri z. Berisha ka riprodhuar me aq sa ka mundur atë që i kanë thënë.Nëse e lexojmë drejtpërdrejt, duket se z.Beri..

Lexone

VIDEO qesharake: “Mos ndalo se të presin gjembat e kaktusit”

Një i ri ka gjetur një mënyrë efikase se si të bëj këtë grua të shëndoshë që ju do të shihni në video të vrapojë pa u ndalur.Në momentin që gruaja ndalon ritmin e vrapimit djali i vendos bimën me gjemba të kaktusit tek të pasmet dhe ajo nis përsëri të vrapojë me të njëjtin ritëm.Hidhini një sy videos dhe ju sigurojmë se do të shkriheni së qeshuri. (TemA)

Lexone

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Biznesmeni nga Vlora, Vasil Dervishaj, u vra tre ditë më parë dhe sot, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të kësaj ngjarje.Sipas të dhënave zyrtare, strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), – 1 xhup dhe 1 kapuç.Ndërkaq. policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Një ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunëtorët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshin pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, ..

Lexone

Përplasje PD-LSI/ “Shpërthen” deputeti Nasip Naço: Nuk jemi vasalë të demokratëve dhe Lulzim Bashës

Marrëdhëniet mes LSI dhe PD nuk janë ne momentin e tyre me te mire te mundshëm, megjithe aksionet e përbashkëta publike.Kjo eshte konfirmuar nga deputeti Nasip Naço, i cili ne studion e emisionit “7pa5” ne Vizion Plus, tregoi dhe arsyet te ndarjes mes palëve.Naço e thekson edhe me shume hendekun kur flet per aksione te ndara mes opozitës dhe frontit opozitar ne te ardhmen.Per deputetin e Lëvizjes Socialiste per Integrim, është ende herët per te diskutuar ne lidhje me aleancat e mundshme për zgjedhjet lokale te 2019.

Lexone

Granatë në shtëpinë e ish-deputetit, zbulohet konflikti i hershëm (Foto)

Ditën e sotme, dy granata janë hedhur në oborrin e shtëpisë së Shyqyri Çela, ish-Shefi i Komisariatit në Shkodër. Njëra prej tyre ka shpërthyer në oborr, ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer.Sipas burimeve të “Balkanweb”, Shyqyri Çela në vitin 1996 ka qenë deputet i Partisë “Aleanca Demokratike”, përpara se të futej në policinë e shtetit.Ndërkohë, në vitin 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt të armatosur me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Fill pas kësaj ngjarje, Shyqyriu është larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte mbërritur në Shqipëri.Sulmi me granatë ka ndodhur në orën 03:00 të natës në lagjen “Rus” të Shkodrës dhe deri më tani është raportuar vetëm për dëme materiale, ku xhamat e banesës së ish-deputetit janë thyer. Mësohet se në momentin e ngjarjes, Shyqyriu ka qenë i vetëm në shtëpi.Informacion ParaprakMë datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër..

Lexone

Kishte një muaj që kishte ardhur nga Amerika, sulmohet me granatë shtëpia e ish-deputetit nga Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër, pikërisht në lagjen “Partizani”.Sipas “GSH”, banesa e një ish-shefi të Komisariatit Shkodër, Shyqyri Çela është sulmuar me granatë, rreth orës 03:00.Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale.Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.Nga sa mësohet, Shyqyri Çela përpara se të futej në Policinë e Shtetit, në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.Ndërkohë që në 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt, ku asokohe ka degjeneruar në përdorimin e armëve.Pas kësaj ngjarje, Çela ishte larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte ardhur sërish në Shqipëri.Njoftimi i policisëMë datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues n..

Lexone

“Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, dje me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje ..

Lexone

Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit, ku Shyqyri Çela banon. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjirokastër, dy persona qëllohen me armë zjarri para një pike bastesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës.Një konflikt në një pikë bastesh pranë Drejtorisë së Policisë ka përfunduar me dy të plagosur me armë zjarri.Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit: XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone