Home / Tag Archives: mjekesore

Tag Archives: mjekesore

Konflikt vëllezërish në Tiranë, njëri plagos me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi familjare.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Një kampion bote për Romën, Nzonzi vishet verdhekuq

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Si ndikon madhësia e qafës në shëndet?

Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundje e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, shkencëtarët përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm. Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL).Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Lexone

Castan tregon plagën pas koke: Shenjë e rilindjes sime!

Leandro Castan nuk dorëzohet dhe pasi është kthyer në Romë pas huazimit te Kaljari, kërkon të luajë pikërisht shanset e tij. Pas më shumë se 3 vitesh, braziliani i është rikthyer atij dëmtimi, duke treguar përmes një fotografie në rrjetet sociale plagën, ku shkruan: “Është një shenjë e rilindjes sime”.1 of 3Më pas, Castan ka shtuar: “Më parë, do të shikoja mbretin tim dhe do të ankohem për gjithçka që kisha humbur në jetën time. Tani Zoti më tregon se kjo është një shenjë e rilindjes sime.“Unë tani jam një baba më i mirë, një burrë më i mirë, një bir i mirë dhe një mik më i mirë. Çdo herë që e shikoj këtë plagë, mbaj mend gjithçka që kam kaluar dhe çdo mëngjes dal nga shtrati për një mundësi tjetër që Perëndia më ka dhënë për të ndjekur ëndrrat e mia.“Nuk është kurrë tepër vonë për të ëndërruar. Jeta është e bukur, le të jetojmë çdo ditë sikur të ishte e fundit.” -shkruan ai.Castan pësoi një dëmtim që e mbajti larg fushave të lojës për thuajse 1 vit. Ai iu nënshtrua një oper..

Lexone

VIDEO: Avioni pëson defekt gjatë fluturimit, tmerrohen pasagjerët

Ky është momenti i frikshëm kur avioni pëson një defekt në fluturim dhe papritur bën një ulje emergjente.Ulja e avionit ishte emergjente, pas një humbjeje të papritur të presionit të kabinës.“Onur Air Airbus 321” me 226 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit ka rënë për pothuajse 10 mijë metra lartësi, në 500 metra brenda 5 minutave.Videoja e shpërndarë nga pasagjerët pas një ulje urgjente në aeroportin e Volgogradit në Rusinë jugore, tregon maskat e oksigjenit që ishin varur nga tavani, nga pasagjerët.Disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike pas incidentit “të tmerrshëm”, tha një burim i aeroportit.Avioni ishte nisur Turqia dhe kishte si destinacion Rusinë. (TemA)

Lexone

Kundër kallove në këmbë – kura natyrale që mund t’i bëni në shtëpi

Të gjithë e dimë sa e turpshme është të dalësh me këmbë zbathur në plazh ndërkohë që janë shfaqur kallo në këmbë.Ndërkohë që shpenzojmë shumë kohë me fytyrën, këmbët janë pjesa që injorojmë më shumë. Mungesa e kujdesit dhe higjienës shkakton shfaqjen e kallos në këmbë. Si mund t’i hiqni ato? Kuzhina është një thesar i produkteve me vlera mjekësore që mund të trajtojnë kallot në këmbë. Më poshtë do të gjeni 2 kura krejtësisht natyrale që do t’ju ndihmojnë në këtë rast.Pluhur orizi, mjaltë dhe uthull mollePërgatisni një scrub duke përzier 3 lugë çaji miell orizi, 1 lugë çaji mjaltë dhe 2-3 pika uthull molle. Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.Zhytni këmbët në ujë të vakët përreth 10 minuta dhe më pas fërkoni këmbët me pastën e përgatitur, që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura.Përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.Mielli i orizit pastron lëkurën, ndërsa që mjalti është një antiseptik natyral që ndihmon në kurimin e kallove në këmbë. Uthulla e mollës ësht..

Lexone

Tashmë është zyrtare, Guri firmos dhe prezantohet te Ostende

Gjatë ditës së djeshme, Sindrit Guri ka kryer testet mjekësore në Belgjikë me skuadrën e Ostendes dhe pas përfundimit të tyre me sukses, pritej vetëm hedhja e firmës në letër dhe prezantimi.Prezantimi ishte planifikuar për ditën e sotme, ku Guri ka firmosur kontratën dhe është prezantuar me fanellën e klubit të ri, nën shoqërinë e menaxherit të njohur Shkumbin Qormehmeti, i cili ka bërë të mundur edhe transferimin e tij në kampionatin belg.Guri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Belgjikë dhe kalimi i tij në kampionatin belg do të bëhet pasi të përfundojë sezoni në Shqipëri.

Lexone

Harrojini kremrat e shtrenjta! Ja si t’i mbani rrudhat larg

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat dhe pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha.Shumë gra harxhojnë shuma të mëdha parash për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve, tonikëve etj.Shkencëtarët mendojnë se një dietë e pasur në fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh. Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me..

Lexone

7 simptoma të goditjes nga të nxehtët që duhet t’i dini patjetër

Përshtati në shqip: Blertina KokaTemperaturat ekstreme, qoftë të larta apo edhe të ftohta, janë problematike pa diskutim për të gjithë të sëmurët, e veçanërisht për ata me sëmundje kronike.Me qindra njerëz vdesin çdo vit si pasojë e komplikacioneve të lidhura me temperaturat shumë të larta. Ka një sërë sëmundjesh të lidhura me nxehtësinë, por më e rrezikshmja është goditja nga i nxehti, që ndodh me rritjen e temperaturës së trupit.7 shenjat më të zakonshme të goditjes nga i nxehti janë:Temperaturë e lartë e trupitNëse temperatura e trupit shkon rreth 39 gradë celsius, mund të jeni duke zhvilluar goditje nga i nxehti. Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Termometrat jo gjithmonë janë të saktë, prandaj mos i injoroni shenjat e goditjes nga i nxehti.

Lexone

Vlorë, automjeti përplaset me makinën e policisë (Foto)

Një aksident ka ndodhur pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete. Një makinë tip “Hyndai” është përplasur me një makinë policie, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili drejtonte mjetin.1 of 3Nga përplasja makina e policisë është zhvendosur duke u përplasur me një tabelë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone