Home / Tag Archives: mjekesor

Tag Archives: mjekesor

E goditi Ramos, Karius kryen vizita në kokë

Loris Karius, pak ditë pas finales zhgënjyese të Champios League kundër Real Madrid është nisur drejt SHBA ku i është nënshtruar një vizite neurologjike.ESPN shkruan se stafi mjekësor i Liverpool ka menduar se portieri gjerman mund të ketë pësuar një tronditje cerebrale pas përplasjes me Sergio Ramos, më pak se 2 minuta para se të bënte atë super gafë duke i dhuruar një gol Benzemasë.E bashkë me gafën e dytë të tij, në golin shënuar nga Bale nga një gjuajtje disa metra jashtë zone, një top që për një portier profesionist do ishte një pritje e thjeshtë, ka shtuar dyshimet se ka pasur diçka që nuk shkonte në kokën e Loris Karius pas përplasjes me Sergio Ramos.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Bild” e konfirmon: Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Lajm i rëndësishëm për tifozët e Gjermanisë 10 ditë para startit të Botërorit. Portieri Manuel Neuer do të jetë në Rusi, pasi i ka kaluar me sukses edhe testin e fundit mjekësor një ditë pas humbjes 1-2 me Austrinë.Sikurse raporton prestigjiozja “Bild”, stafi mjekësor i Gjermanisë i ka bërë një kontroll të imtësishëm portierit 32-vjeçar dhe nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues në këmbën e majtë, aty ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë kohë më parë. Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga Joakim Low, por tashmë është fakt që kampionët në fuqi të botës do të nisin fushatën e mbrojtjes së titullit me Neuer në organikë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Llixhat e Elbasanit, 10 mijë vizitorë çdo vit

Në këtë stinë të vitit ujërat termale në Tregan të Elbasanit frekuentohen në masë. Dikush me rekomandim të mjekut, e dikush jo, të gjithë përpiqen të gjejnë kurim në vetitë e këtyre ujërave. Në këtë periudhë Tregani pret kryesisht qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë.Janë rreth 50 subjekte hotelerie që ofrojnë shërbim në llixhat e Elbasanit ndërsa numri i frekuentuesve arrin në rreth 10 mijë persona çdo vit.Shumica e hoteleve ofron tashmë edhe shërbimin mjekësor, i cili është i domosdoshëm, por problem në këtë drejtim mbeten pikat ilegale dhe ato amatore.Ujërat termale të Treganit njihen për vlera të larta terapeutike. Ato rekomandohen për sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, reumatizmës, por së fundmi edhe për vlerat e tyre kozmetike. Hoteli i parë në këtë zonë u hap në vitin 1932.19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Talasemikët: Po vuajmë, mungon gjaku

Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.Kryetari i shoqatës së talasemikëve ka raportuar situatën e vështirë të pacientëve, të cilët për shkak të mungesës së gjakut janë të detyruar të heqin shpretkën.“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. 80% e pacientëve janë të rrezikuar, ka pacientë që kanë mbi dy muaj që nuk bëjnë analizë ferritine se nuk ka reagentë”, shprehet Musa Zeneli.Më shqetësuese është situata për pacientët në Lushnje, një pjesë e mirë e tyre kanë shpretkën e dëmtuar për shkak se nuk kanë marrë gjak sa herë u duhej.“E them me koshiencë të plotë që gjendja e pacientëve në Lushnje është shumë e vështirë. Ata vuajnë për shkak të nivelit të ulët të hemoglobinës dhe ne po i ndihmojmë të heqim shpretkat e zmadhuara për shkak të mungesës së gjakut”, thotë Elenei Anastasi.Sikur të mos mjaftonte kjo, medikamenti që mbante në parametra të duhur nivelin e hekurit te pacientët talasemikë është zëvendësuar me një tjet..

Lexone

Talasemikët alarmojnë “Shëndetësinë”: Po vuajmë, mungon gjaku

Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.Kryetari i shoqatës së talasemikëve ka raportuar situatën e vështirë të pacientëve, të cilët për shkak të mungesës së gjakut janë të detyruar të heqin shpretkën.“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. 80% e pacientëve janë të rrezikuar, ka pacientë që kanë mbi dy muaj që nuk bëjnë analizë ferritine se nuk ka reagentë”, shprehet Musa Zeneli.Më shqetësuese është situata për pacientët në Lushnje, një pjesë e mirë e tyre kanë shpretkën e dëmtuar për shkak se nuk kanë marrë gjak sa herë u duhej.“E them me koshiencë të plotë që gjendja e pacientëve në Lushnje është shumë e vështirë. Ata vuajnë për shkak të nivelit të ulët të hemoglobinës dhe ne po i ndihmojmë të heqim shpretkat e zmadhuara për shkak të mungesës së gjakut”, thotë Elenei Anastasi.Sikur të mos mjaftonte kjo, medikamenti që mbante në parametra të duhur nivelin e hekurit te pacientët talasemikë është zëvendësuar me një tjet..

Lexone

Llogara, gjendet pas 9 orësh turistja e humbur në pyll

Turistja 45 vjeçare nga Austria që u zhduk në pyllin e Llogarasë është gjetur pas më shuëm se 9 orësh kërkime.Në këtë aksion u angazhuan policia e Vlorës si dhe banorë të zonës.45-vjeçarja Adelhat Wolper u gjet në pyllin e Llogarasë, ku pas kontrollit të parë mjekësor, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.“Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E RRALLË/ Fëmija lind pa sy, çifti tmerrohet kur e sheh (FOTO)

Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur një çifti pasi bebja e tyre ka lindur pa sy.Ata janë shokuar kur kanë parë që fëmija i tyre i posralindur ishte i verbër.Foshnja ka lindur pa gropëzat e syrit dhe mjekët e kuptuan këtë fakt vetëm pasi ai lindi.Sytë e tij nuk ishin zhvilluar gjatë lindjes duke e lënë të porsalindurin plotësisht të verbër.Jackson ka lindur me Anophthalmia, termi mjekësor i përdorur për fëmijët që kanë mungesë të një ose të dy syve, si edhe microphthalmia, një çrregullim zhvillimor ku një ose të dy sytë janë anormalisht të vogla.Të dyja mund të shkaktohen nga mutacionet gjenetike dhe kromozomet anormale.Prindërit e vogëlushit Nicole Martinez dhe Kalani Prior, janë të zemëruar që mjekët nuk kishin arritur ta kuptonin këtë gjë gjatë shtatëzanisë. “E dija gjatë analizave që po bëheshin se diçka nuk shkonte. Kur mjeku më tha që ai nuk mund të shikonte ishte me të vërtetë e trishtueshme. Ju mendoni se do jeni të lumtur dhe është e vështirë të merrni lajme të ti..

Lexone

Vdekjet nga droga, ku radhitet Shqipëria në Ballkan

Raporti Evropian i Drogave 2017 tregon se Estonia është vendi me numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga drogat, për milion banorë në Evropë. Në 103, 82 mbi mesataren e BE-së, Suedia vjen afër me 100 vdekje. Në anën tjetër të shkallës, Portugalia, ku droga u dekriminalizua në …

Lexone

Pasi u sëmur, kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Besnik Berisha, këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se gjendja shëndetësore e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, është rikuperuar dhe se atij i është rekomanduar intensifikim i terapisë fizikale. “Pas një ekzaminimi të detajuar të z.Mustafa, të kryer nga mjekët në Gjermani para pak ditësh, rezulton …

Lexone

Derisa kthehej nga Spitali, iku i arrestuari i Burgut të Prilepit

Auto Draft

Derisa policët e kthenin nga Spitali një të arrestuar në Burgun e Prilepit, ky i fundit ka ikur, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk. Tre policë të Burgut e duke e kthyer nga Spitali i Qytetit pas një kontrolli mjekësor, derisa kanë dalë nga …

Lexone