Home / Tag Archives: ministria

Tag Archives: ministria

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.Ministria e Jashtme e vendit ishullor dhe policia kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke theksuar se janë marrë masa të pakta sigurie.Lajmi u publikua nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës janë mbi 10 mijë tifozë anglezë, që përballen me rrezikun e sulmeve të tilla në Rusi, kjo edhe për shkak të tensioneve të krijuara javët e fundit në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury.Një ngjarje kjo, që solli edhe dëbimin e 23 diplomatëve respektivë nga Britania e Rusia. Pak kohë më parë, huliganët rusë kërcënuan nëpërmjet rrjeteve sociale tifozët anglezë që do të udhëtonin drejt Rusisë.Në raportin e publikuar u evidentua se, në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudh..

Lexone

Kinë, 11 të vdekur e 2 të zhdukur nga një shpërthim në minierë

Njëmbëdhjetë minatorë të vdekur dhe dy të zhdukur. Ky është bilanci paraprak i një shpërthimi në një minierë hekuri në qytetin Benxi, në provincën verilindore kineze të Liaoning.Njëzet e tre vetë u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit. Kjo është raportuar nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, duke theksuar se shpërthimi ka ndodhur gjatë fazës së transportit të lëndëve plasëse në hyrje minierës.Por kjo ka dëmtuar boshtin kryesor, të thellë më shumë se një mijë metra duke shkaktuar rrëshqitje dherash që kanë zënë poshtë 25 punonjës, të cilët punonin në galeri. 11 minatorë vdiqën në çast, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.Tragjedia është e fundit në një seri të gjatë aksidentesh në minierat kineze, të cilat përkundër përmirësimeve në ruajtjen e sigurisë, mbeten ndër më të rrezikshmet në botë.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Skandali! Maturanti tregon para kamerave: Kopjuam në provim, na lanë vetë mësuesit!

Pasi kishte mbaruar provimin e maturës, një prej nxënësve të shkollës, Andon Zako Çajupi tregoi për kamerën e Top Channel se gjatë provimit nxënësit kishin pasur mundësi të kopjonin, pasi vetë mësuesit i kishin lejuar të flisnin dhe të komunikonin me njëri tjetrin.Siç është urdhëruar nga ministria e Arsimit, nxënësit u testuan në klasa, korridore dhe palestra. Disa të survejuar nga kamerat, shumë të tjerë larg syrit të tyre. Por, të gjithë të vëzhguar nga administratorët. Rreth 37 mijë maturantë, përfshirë këtu edhe përsëritësit, u testuan ditën e hënë në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.Provimi filloi në orën 10.00 dhe përfundoi më herët se orari i parashikuar në udhëzim. Rreth orës 12 e pak minuta nxënësit dolën në oborr, megjithëse rregullorja parashikon që dalja e tyre të bëhet në orën 12.30 për të gjithë njësoj.The post Skandali! Maturanti tregon para kamerave: Kopjuam në provim, na lanë vetë mësuesit! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Video e Ramës/ Mjeku tregon pse zgjodhi spitalin e Gjirokastrës, flet për pagesën: Jemi humanë, por …

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot duke ndare nje tjeter histori, te mjekeve qe vendosin te punojne ne spitalet e rretheve.Kete radhe rrefen mjeku Erjon Panajoti, mjet anestezist reanimator. Ai tregon se pse zgjodhi Gjirokastren, duke pranuar se bonusi financiar ka qene nje nga arsyet kryesore.“Erdha ne spitalin e Gjirokastres per dy aryse, e para sepse ministria aplikon nje binus qe eshte stimul financiar per mjeket, aspekti human eshte pjese e punes sone, por nese num nderthyer edhe me anen financiare gjerat per ne veshtiresohen. Dhe se dyti, sepse ne kete spital gjeta nje ambient te kenaqshem”- thote ai.Mesazhi i RamesMIRËMËNGJES dhe me këtë tjetër shembull të një prej shumë mjekëve që falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, vendosi të ushtrojë profesionin e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë

Lexone

Bitumi që ndot Vorën, kompania vazhdon punën me leje të pezulluar

Sipas lejes së Mjedisit, të miratuar më datë 15 gusht të vitit 2016 me firmën e ministrit të Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka dhe ish drejtorit të agjencisë së lejeve, Julian Beqiraj, aktiviteti është në pronësi të personit juridik: Salillari Sh.p.k., me person përgjegjës: Pëllumb Salillari.Në lejen mjedisore, thuhet se objekti i instalimit është: Përzierja e çimentos dhe grumbullimi i betonit. Veprimtari që përfshijnë ngrohjen por jo distilimin e katranit ose bitumit në lidhje me ndonjë veprimtari prodhimi.Por, banorët që jetojnë aty pranë, në rrugën e vjetër Vorë-Marikaj dhe që shohin nga afër aktivitetin e kësaj fabrike flasin për një realitet tjetër, të ndryshëm nga ai që parashikon leja mjedisore.Prej 4 vitesh kemi shku jemi anku disa here, dmth ka shku deri në atë pikën ku s’ka më, unë jam i pari që mund të rrezikoj jetën, më mirë unë se fëmijët e mi që hajnë helm çdo ditë. kanë qejf fëmijët me dal me lujt jashtë, nuk mund ti nxjerr jashtë se bëhet ambienti i ndotur si mj..

Lexone

VIDEO/ Aldo Bumçi rrethohet nga protestuesit: Pse na larguat nga sheshi?

Rruga e protestuesve për në selinë blu i ka vënë në pozita përfaqësuesit demokratë.Protestuesit janë ankuar që lideri i PD bëri thirrje për tërheqje nga protesta, pasi ata ishin përgatitur për një protestë 72-orëshe.Aldo Bumçi është rrethuar nga protestues, të cilët i kanë kërkuar llogari.CNA.al ju shfaq momentin kur Aldo Bumçi jep llogari për tërheqjen e turmës nga Ministria e Brendshme.

Lexone

Ministria favorizon barnat e parimbursueshme, gjobë për mjekët që shkelin urdhrin

Ministria e shëndetësisë ka nisur një sulm ndaj mjekëve të shërbimit shëndetësor spital, duke gjobitur për recetat që lëshojnë. Sipas mjekëve, kjo ndodh pasi po favorizohen disa barna në vend të disa të tjerëve, me qëllim që të favorizohen barnat e parimbursueshme.Mjekët u shprehën për Lapsin se ata janë bërë pre e gjobave të konsiderueshme që fillojnë nga 20 mijë lekë të rinj e sipër, para të cilat duhet t’i shlyejnë nga xhepat e tyre. Mjekët shtojnë se kjo situatë ka krijuar stres teksa shkruajnë recetat, si dje në kryerjen e detyrës së përditshme, duke u ndjerë të cenuar në ushtrimin e profesionit të tyre.Kujtojmë se para pak ditësh farmacistët protestuan para kryeministrisë duke kërkuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.Burimi: Lapsi.al

Lexone

Qeset do hiqen nga përdorimi. Në treg me trasta, ndryshe do gjobiteni

Ditën e mërkurë, Qeveria miratoi një vendim për importimin, përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike, që parashikon eliminimin përfundimtar të tyre. Por ministria e Mjedisit thotë se ky vendim do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh për t’i dhënë kohë bizneseve për t’i zëvendësuar me trasta.“Siç e patë edhe ju në tregun tek ish-Qyteti i Nxënësve tregtarët janë tepër të revoltuar, megjithëse shumica e tyre hezitojnë të flasin me frikën se dikush mund t’i penalizojë. Ato nuk dinë ende nëse ky është një vendim përfundimtar, nga ana tjetër nuk dinë se cilat janë alternativat për t’i zëvendësuar, por thonë se kjo është kosto e shtuar për ta, pasi trastat kushtojnë më shtrenjtë”, thonë tregtarët.Sasia e qeseve që përdoren në Shqipëri, sipas Ministrisë së Mjedisit është 100 ton në muaj ose 1200 ton në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se konsumimi ditor është 8 qese për çdo person në një familje ku ka 4 pjesëtarë. Ndërsa për prodhimin e ambalazheve nga qeset e plast..

Lexone

Frika nga Vetting-u: 220 policë nuk i dorëzuan formularët

Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen. Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni. Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.Në formularët e vetëdeklarimit, efe..

Lexone

VENDIMI: Izet Haxhia zbret sot në Tiranë, Ministria e Drejtësisë garanton hapjen e dosjes “Hajdari”

Izet Haxhia do të ekstradohet sot në Tiranë ku do të gjykohet lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.Haxhia pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” gjatë orës 20:00.Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë pritet të hapjë dosjen “Hajdari” për të gjykyar Haxhian.Ky i fundit u arrestua në vitin 2006 në Turqi, ku pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. (TemA)

Lexone