Home / Tag Archives: ministri (page 5)

Tag Archives: ministri

Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, pagesa e re nga java e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjet.eTop Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe f..

Lexone

Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”. Përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjet.eTop Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe f..

Lexone

Fronti kundër SHBA-së rritet, edhe Kanadaja me padi

Vetëm pak orë pasi Bashkimit Europian, Kanadaja ka bërë të ditur se do të padisë SHBA në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland i quajti ilegale doganat për çelikun dhe aluminin.Doganat e vendosura nga qeveria amerikane me pretekstin e sigurisë kombëtare janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të SHBA-së dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT, bëri të ditur ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Feeland. Për Kanadanë, aleatin më të të rëndësishëm dhe blerësin më të madh të çelikut nga SHBA, këto dogana janë „të papranueshme”. Vendi i saj do të mbrojë „punonjësit kanadezë dhe interesat kanadeze ndaj proteksionizmit, që e minon sistemin botëror tregtar”, theksoi Freeland.Protesta rritetDoganat ndëshkuese amerikane për çelikun (25%) dhe aluminin (10%) për BE, Kanadanë dhe Meksinën hynë në fuqi të premten në mëngjes. Të tre partnerët tregtarë të SHBA-së i quajnë ato të padrejta. Si BE edhe Kanadaja dhe Meksika kanë bërë..

Lexone

FOTOT: Njihuni me rezidencën spektakolare ku jeton diktatori Kim Jong-un

Koreja e Veriut konsiderohet si një nga vendet më të varfëra në botë.Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën që bën diktatori Kim Jong-un.Për këtë, mjafton të shohësh pallatin në të cilin jeton.Fotot janë bërë nga një gazetar rus, i quajtur Valery Sharifulin.Ai ka qenë në këtë godinë, gjatë një vizite që ka zhvilluar ministri i Jashtëm rus në këtë vend.(TemA)

Lexone

Ministri i Brendshëm i Kosovës: “Babalja” ka kërkuar azil, po kryejmë procedurat

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi deklaroi se po kryhen të gjitha procedurat për dëshmitarin Albert Veliu.Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare, pasi “Babalja” ka kërkuar azil politik.Sipas tij, po bëhen procedurat përkatëse.I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kufi.

Lexone

“Dëshmitari X”, ministri i Brendshëm i Kosovës: Po kryejmë procedurat e azilit

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi deklaroi se po kryhen të gjitha procedurat për dëshmitarin X, Albert Veliu.Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po bëhen procedurat përkatëse.I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kufi.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ylli Manjani ndërhynë në emisionin “Zonë e Lirë”, ka një pyetje për aktoren

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të premte nëpërmjet një mesazhi ka ndërhyrë në emisionin “Zonë e Lirë” dhe ka patur një pyetje për aktoren Enxhi Cuku.Ajo së fundmi ka rolin e protagonistes në filmin, “Internimi”, i cili tregon historinë e dashurisë së ndaluar midis dy të rinjve në kohën e komunizmit.Pyetja e Manjanit lidhej pikërisht me rolin e saj, se a ishte reale për vetë aktoren.“Të jep mundësinë të jesh një tjetër personazh, të njohësh një tjetër jetë,Është një tjetër Enxhi, ajo që shihet ne film duhet të jetë reale, pastaj nëse është reale për mua është tjetër gjë”, u shpreh Enxhi.Kujtojmë që në film ka skena dashurie edhe erotike./zoneelire.alThe post Ylli Manjani ndërhynë në emisionin “Zonë e Lirë”, ka një pyetje për aktoren appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Besnik Mustafaj: Protesta e opozitës ishte shumë e mirë, pas tubimit Xhafaj është më i dobët

Besnik Mustafaj ka vlerësuar protestën e opozitës më 26 maj.Teksa bëri analizën e tij ai tha se opozita meriton përgëzime.Ish-ministri tha në News 24 se tani ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht është më i dobët pasi ndikoi protesta.“Protesta është një tregues që matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe shoë brenda, me parullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend”, tha Mustafaj. (TemA)

Lexone

Portali i Lulzim Bashës “zbulon” kush e spiunon: Janë ca tipa që rrinë ulur në një stol buzë Lanës

Lajmi se Lulzim Basha survejohet bashkë me familjen nga policia, ka marrë përmasa qesharake.Portali i Lulzim Bashës ka nxjerrë foton e nja dy të rinjve që qendrojnë ulur në një stol buzë Lanës, dhe thotë se ata janë personat që e ndjekin kreun e PD-së këmba-këmbës.“Më datë 17 maj, një burim ka kontaktuar Politiko.al duke konfirmuar një prani të shtuar dhe të çuditshme personash pa lidhje me Partinë Demokratike rreth orës 19 të mbrëmjes. Sipas burimit këta persona, rreth 10 vetë, qarkullonin në dy trotuaret përballë selisë blu. Ata uleshin në stolat përballë në breg të Lanës apo bënin ecejake në perimetrin që kufizon selinë e Partisë Demokratike.Politiko nuk i dha rëndësi lajmit duke e konsideruar ‘trafikun’ e shtuar përballë PD pjesë të kureshtjes për zhvillimet intensive politike, apo një rastësi. Tri ditë më pare, më 14 maj, ‘dëshmitari X’ kishte ‘folur’ nëpërmjet një materiali audio, që u bë publik për herë të parë në mjediset e PD me praninë e Bashës.Nën dritën e publikimit..

Lexone

Zgjidhet ngërçi në Itali, betohet kryeministri i ri

Italia do të drejtohet nga një qeveri koalicioni e formuar prej dy forcave politike populiste: Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet që doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit.Përpjekja e presidentit Sergio Matarella për t’i dhënë një tjetër zgjidhje ngërçit disa mujor, dështoi. Sot në orën 16:00 bën betimin si kryeministër i vendit profesori i Juridikut, Giuseppe Conte, i cili këmbëngul se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra. Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë më pak të rëndësishme të Komuniteteve.Vetë Savona u shpreh i kënaqur që tabloja politike u plotësua, edhe pse jo shumë. Nëse arritën kompromis mbi emrin tim, u shpreh ai, do të thotë se e kuptuan që në fund të fundit, nuk jam dhe aq antieuropian.Ekzekutivi i ri do të përbëhet nga 6 teknikë, 7 pjesëtarë të “5 yjeve” d..

Lexone