Home / Tag Archives: ministri (page 3)

Tag Archives: ministri

Sondazhi: Sa përqind e shqiptarëve duan largimin e Fatmir Xhafajt?

Nga Eduard ZaloshnjaNë qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare sot në Shqipëri, janë të gatshëm të votojnë për partitë aktuale rreth 170 mijë banorë të rritur më pak se sa në zgjedhjet e vjetshme. Për PS-në do të votonin 48% e atyre që janë gati të votojnë sot; për PD-në 35%; për LSI-në 13%; për PDIU-në 3% (1% për partitë e tjera të vogla).Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Folloë Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.Nga ekstrapolimi në rang kombëtar i të dhënave të këtij sondazhi dhe atij të majit, rezulton se PD-ja ka humbur 30 mijë votues, krahasuar me muajin paraardhës, ndërkohë që partitë e tjera kanë mbetur pothuaj në kuotat e muajit paraardhës. Krahasuar me qershorin e 2017-ës, vetëm PD-ja ka një farë rrijtje, ndërsa partitë e tjera rezultojnë me rënie (shihni grafikun 1).Vetëm 1/3 e të anketuarve duan që ministri Xhafaj të largohet nga qeveria. Nga ana tjetër, mb..

Lexone

Bisedimet Kosovë-Serbi, reagon BE: Janë në dorë të palëve, debat për kompromiset

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve.Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike.Zyrtarët e..

Lexone

Foto lajm/ Presidenti Meta, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla shijojnë frutat e sezonit në Dibër

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Pandeli Majko dhe ministria Lindita Nikolli morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të ringritur me fondet private të pinjollit të familjes Ndreu, Shpend Ndreu.Në një foto ata janë parë të ulur këmbëkryq teksa po shijojnë frutat e sezonit, qershi dhe luleshtrydhe./zoneelire.alThe post Foto lajm/ Presidenti Meta, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla shijojnë frutat e sezonit në Dibër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Ish ministri i LSI bën diversion: Erion Veliaj të marrë drejtimin e PS, të hapë rrugë për bashkinë e Tiranës…

Ish ministri i LSI Ylli Manjani vijon ne gjurmet e kryetares se tij Monika Kryemadhi diversionin ndaj PS per bashkine e Tiranes.Manjani thote se Erion Veliaj eshte nje talent ne politike dhe per kete ai duhet t’u hape rruge te tjereve per bashkine e Tiranes.Sipas tij duhet te marrin fund njehere e mire bashkite politike, dhe ti hapet rruga teknicieneve dhe njerezve qe bejne punen, duke mos thene ndonje emer qe ka ne mendje.Postimi i Manjanit:Bashkitë politike duhet të kenë një fund!Është e papranueshme që edhe përgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve?Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!Si ka mundêsi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të adm..

Lexone

Tensionet SHBA-Turqi, Pompeo pret në Uashington Cavusoglu

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj trajtimit të shqetësimeve të përbashkëta, përfshirë terrorizmin.Ata u takuan të hënën në Uashington, ku biseduan për të zgjidhur tensionet dy palëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s.Pas takimit, zoti Pompeo dhe zoti Cavosoglu dolën me një deklaratë të përbashkët, ku thonin se kishin shkëmbyer pikëmajet e tyre lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale” dhe ritheksuan vendosmërinë e përbashkët për të luftuar terrorizmin e të gjitha formave, raporton VOA.Nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e Uashingtonit për forcta milicore kurde YPG në Siri, në luftën kundër grupit Shteti Islamik.Ankaraja e cilëson YPG-në një organizatë terroriste, për lidhje me organizatorët e kryengritjes kurde në Turqi.Qyteti sirian Manbixh, kontrolli i të cilit ju mor Shtetit Islamik, kryesisht nga forcat e milicisë YPG, ka qenë epiqendra e tensioneve mes SHBA dhe Turqisë.Ankara..

Lexone

Blendi Klosi, intervistë për ERTV për turizmin

I ftuar në studion e e ERTV, ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka zbuluar destinacionet potenciale të këtij sezoni që do të tërheqin me qindra e mijëra turistë dhe ku ekziston mundësia për ngritjen e resorteve turistike.Sipas Klosit, veeriu i Shqipoërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojë, Shëngjin, që janë të paprekura e që me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të rezorteve me kapacitete të mëdha.“E kemi ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole.Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në rezorte familjare.Poli i dytë është Jugu, ku politika jonë e turizmit në Rivierë duhet të kombinohet me politikat tona të agroturizmit.Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë, mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese. Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë alpe..

Lexone

Shpresë për Italinë? Qeveria Conte: Taksë e sheshtë për bizneset në vitin 2019, për familjet në 2020

“Më duket se ekziston një marrëveshje për fillimin e taksës së sheshtë mbi të ardhurat e biznesit duke filluar nga viti i ardhshëm.Viti i parë për kompanitë dhe më pas duke filluar nga viti i dytë pritet të zbatohet edhe për familjet ».Këto janë fjalët e Alberto Bagnai, një anëtar i Lidhjes, i cili foli në sot për RaiTre, transmeton Il Sole 24 Ore.Dy norma në tre nivele zbritjeNë programin e qeverisë M5S-League janë bërë publike dy normat: 15% për të ardhurat familjare deri në 80 mijë euro dhe 20% për ato më lart.Por këto janë të lidhura me tri nivele të zbritjeve prej 3 mijë euro: për secilin anëtar të njësisë familjare deri në 35 mijë euro të të ardhurave totale; vetëm për anëtarët e familjes së varur në grupin 35-50 mijë; nuk ka zbritje për të ardhura më të larta.Taksa e sheshtë: nevojiten 50 miliardë euroFutja e “taksës së sheshtë” është mbështetur edhe nga ministri i ekonomisë Giovanni Tria, edhe nëse ajo shkakton një rritje të TVSH-së nga 1 janari 2019. Taksa e sh..

Lexone

Gjiknuri dëgjesë në Himarë: Zyrë për hipotekën dhe shërbimet e transportit, 40 milion euro për ujësjellës-kanalizime

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.Në bashkëbisedimin me banorët, Gjiknuri u ndal tek problematika e pronave e cila konsiderohet ndër më shqetësueset për këtë zonë duke u angazhuar për hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.“E di që problemet më të mëdha në këtë zonë kanë të bëjnë me pronat. Ne sëbashku jemi duke përgatitur edhe projektin, shumë shpejt folëm dhe me kryetarin e bashkisë, në mënyrë që ta bëjmë të mundur hapjen e asaj zyrës së shërbimit në Himarë përsa i përket hipotekës. Pra që ju të mos sorollateni pjesa më e madhe duke shkuar në Vlorë apo pjesa tjetër duke shkuar në Sarandë”, premtoi Gjiknuri.Më tej, ai tha se po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra.“Kemi përgatitur edhe një vendim për të reduktuar në minimum tarifat për regjistrimin e shtëpi..

Lexone

Akuza e fortë e Xhorxh Soros: Ministri i Brendshëm italian paguhet nga Putin

Miliarderi hungarez Xhorxh Soros e ka akuzuar qeverinë e re italiane si të afërt me interesat ruse.Gjatë një deklarate në Festivalin Ekonomik të Trentos, Soros ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini si një njeri të paguar nga presidenti rus Vladimir Putin.Për këtë ai iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë së re italiane për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.Sipas Soros, Putin kërkon të dominojë Europën, nuk do ta shkatërrojë, por ta lodhë atë.“Opinioni publik italian ka të drejtë të dijë nëse Salvini është në pagesë nga Putin”, tha Soros.I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ministri i Brendshëm, njëkohësisht drejtues i Lega-s, që ka mohuar të ketë marrë një lirë, euro, apo një rubël nga Rusia, ndonëse ka shtuar se:“Konsideroj Putinin si një ndër burrat më të mirë të shtetit dhe më vjen turp që në Itali ftohet të flasë një spekullator i paskrupullt si Soros.”

Lexone

Gjermani – Izrael, një raport i veçantë

Kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu viziton Gjermaninë, (04.06) ai vjen në një vend, i cili është i lidhur në mënyrë të pandashme me Izraelin. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë formuar nga Shoah, gjenocidi i Gjermanisë naziste ndaj gjashtë milionë hebrenjve.E megjithatë, që prej rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ana e Republikës federale raporti është zhvilluar në mënyrë impresionuese. Për pajtimin e hershëm midis të dyja vendeve, meritë ka para së gjithash David Ben Gurion (1886-1973). Megjithë Holokaustin, kryeministri i parë i Izraelit u angazhua që të hidhet vështrimi tek “Gjermania tjetër”. Ben Gurioni dhe kancelari i parë i Gjermanisë, Konrad Adenauer u takuan dy herë – në vitin 1960 dhe 1966 – dhe megjithatë dy burrat e shtetit të linin përshtypjen e thuajse të shokëve të largët.Sot raporti është një raport partneriteti. Ministri gjerman i punëve të Jashtme Heiko Maas i përshkroi raportet midis të dyja vendeve para udhëtimit të tij në Izrael në pranverë..

Lexone