Home / Tag Archives: ministri (page 20)

Tag Archives: ministri

PD: Agron Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia; vëllai ministër e mbron

Partia Demokratike vijon denoncimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Enkelejd Alibeajt, ministri falsifikoi dokumentet për të mbrojtur të vëllain Agron Xhafaj.Sipas PD-së, Agron Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe pasuria e tij duhet të konfiskohet. Ai thotë se Xhafaj hesht për falsifikimin dhe trafikimin e nenit për të mbrojtur vëllain e tij.“Fatmir Xhafaj hesht, nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me konventën europiane.Pse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij? Pse Agron Xhafaj nuk dënohet? Pse nuk vepron polica e shtetit? Pse është degdisur operacioni forca e ligjit në aksionin forca e Agron Xhafajt?Përgjigjet e këtyre pyetjeve, Xhafaj nuk i jep dot dhe tregojnë si ai mbrojti vëllain e tij të dënuar me 7 vjet për trafik narkotikësh.Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të ..

Lexone

Artan Fuga: A mund të behej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?

Nga Artan FugaNepotizmi po bën kërdinë ndër ne.Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t’u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë ?Dyshoj shumë.A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit?A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?Le të zbresim pak më poshtë.A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshat..

Lexone

Nikos Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë, skizofreni historike! Ja pse nuk erdhi Tsipras në Tiranë. Nuk kemi asnjë kusht kundër integrimit të Shqipërisë

Greqia dhe Shqipëria duken të vendosura për të vazhduar bisedimet.Pasi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit, së bashku me Bushatin, ministri grek Kotzias e ka quajtur ligjin e luftës një skizofreni historike, raporton TCH.“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë.E keni parasysh çështjen e presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur.Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës.Takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira.Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira.Jemi shumë optimist.Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës, që është një skizofreni historike.Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramida..

Lexone

Tani është zyrtare, Greqia njeh patentat shqiptare: Bushati dhe Kotzias nënshkrojnë marrëveshjen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan sot në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të madha shtetasve shqiptarë dhe grekë. Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësoh..

Lexone

Angela Merkel kritikon presidentin Trump: Tërheqja e SHBA-së nga pakti dëmton rregullin botëror

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë më 11 maj se vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga marrëveshja bërthamore me Iranin dëmton besimin në rregullin botëror.Merkel ka thënë se marrëveshja e cila përcakton se Irani duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet është larg perfektes, mirëpo ka theksuar se nuk duhet të “shkëputet njëanshëm” pasi është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.Presidenti amerikan, Donald Trump, kritik i zëshëm i marrëveshjes së vitit 2015, ka njoftuar më 8 maj se Shtetet e Bashkuara largohen nga marrëveshja të cilën lideri amerikan e ka cilësuar “me të meta të tmerrshme”.Marrëveshja ishte arritur pas gati 20 muajsh negociata në mes të Iranit në njërën anë dhe Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kinës, Rusisë, Francës dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër.Berlini dhe Moska kanë njoftuar se Merkel ka biseduar përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin në përpjekje të ruajtjes së ..

Lexone

Gjekmarkaj tallet me opozitën: Medet-medet, u ndanë për të kërkuar zgalemin

Agron Gjekmarkaj ka shkruan një analizë lidhur me aktualitetin politik në vend.Në shkrimin e tij ai ka trajtuar disa prej lëvizjeve më të fundit që ka bërë kabineti “Rama” përmes programit për “llogaridhënie”.“Opozita ka gjetur një kalë të ri beteje, prej të cilit zor se zbret lehtë dhe s’ka asnjë arsye ta bëjë. Fatmir Xhafës mbase i duhet njohur një meritë që udhëhoqi procesin e Reformës në Drejtësi, por duhet thënë e stërthënë se, nëse opozita nuk do të kishte insistuar fort variantet që Xhafa paraqiti dy a tri vite më parë, ishin trakte ideologjike që e vinin drejtësinë nën komandë politike totale.Nuk do të mungojnë ata që do thonë se Ministri në fjalë po sulmohet se udhëhoqi reformën.Mundet të sulmohet edhe për këtë, por nuk është e rëndësishme më kjo pjesë, por faktet e reja që po dalin në dritë dhe verifikimi i qëndrimeve të tij nëse janë koherente me të vërtetën”, nënvizon ai.Ai ndalet edhe tek opozita të cilën e konsideron si tejet të përgjumur duke ironizuar disa p..

Lexone

“Evropa e bashkuar”, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Greqi për integrimin

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Cape Sounio, në Greqi, në datat 10 – 12 maj 2018.Ky takim, i cili u organizua nga ministri grek dhe ai hungarez Shirto, është vijim i takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar.“Duhet Evropë më e bashkuar, më demokratike. Duhet të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, dhe të kapërcejmë krizën e refugjatëve. BE duhet të ruajë sigurinë e brendshme dhe të sigurojë balancën fiskale dhe unitet. Të sigurojmë dialog sistematik me qytetarët. Pa qytetarët, BE s’mund t’i zgjidhë problemet”, u shpreh ministri Kotzias.Diskutimet mes Ministrave të Jashtëm do të përqëndrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato t..

Lexone

Lorenc Vangjeli: Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit, por ai e mbajti pezull

Sapo u hap çështja e vëllait të tij, ministri Fatmir Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit”. Gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar në studion e emisionit Opinion një episod të ndodhur në mars të vitit 2002 kur opozita e kohës denoncoi për herë të parë arrestimin e vëllait të Xhafajt në Itali në një aferë trafiku droge.“Në mars të 2002-it unë kam qenë këshilltar i kryeministrit dhe në atë kohë u hap për herë të parë çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt. Ai ishte ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe menjëherë paraqiti dorëheqjen te kryeministrit Nano.Ai e mbajti pezull derisa kërkoi shpjegime nga pala italiane formale dhe joformale sipas te cilave ministri nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje. Është e vërtetë që ka ndodhur arrestimi i vëllait të tij. Është e vërtetë që ka pasur një proces.Në shtator 2012 ka pasur edhe një vendim përfundimtar që e konsideron fajtor. A ishte shpallur në kërkim Agron Xhafaj? Nuk ende asnjë provë që pala italiane ta ketë shpa..

Lexone

Arjan Çani: Xhafaj e ka bërë “m*tin mullar”, por e mban Ambasada e SHBA

Arjan Çani thotë se Xhafaj nuk do të qëndronte në detyrë nëse pas tij nuk do të qëndronte ambasada e SHBA.I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Çani shprehet se politikisht ministri nuk ka pse të dorëhiqet, por në planin moral një veprim i tillë duhej të kishte ndodhur me kohë.“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeverisë tij. Unë e shoh më shumë morale, sepse politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet “muti mullar” dhe askush ..

Lexone

Manjani mesazh Ramës: Shkarkoje këtë Fatmir Xhafën dhe jepi ministri tjetër, s’ka moral

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani thotë se Fatmir Xhafaj duhet të shkarkohet nga posti në Ministrinë e Brendshme dhe të marrë nën kontroll një tjetër ministri.I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Manjani i dha një këshillë publike kryeministrit Edi Rama duke thënë se Xhafa s’ka moral dhe duhet të ikë.“Në Shqipëri, në politikën shqiptare, njerëz që kanë ndikim në jetën administrative, u kërkojnë mesazh të tjerëve se çfarë bëjnë. Historia e vëllait të zotit Xhafaj është histori e vjetër.Them se janë dy histori. Është histori e përfolur në publik dhe lë vend për dyshime. Ka dyshime se pse kjo praktikë nuk gjendet në organet shqiptare.Ça ka ndodhu me ekstradimin? Çështja është këtu; kjo këshillë i takon kryeministrit të vendit, ja them me dashamirësi. Ai duhet ta shkarkojë ministrin e Brendshëm.Mund ta mbajë në kabinet, por ai nuk duhet të jetë në detyrën e ministrit të Brendshëm, pasi është institucion në kolaps. Morali me të cilën Policia e Shtetit dhe Xhafaj b..

Lexone