Home / Tag Archives: ministri (page 2)

Tag Archives: ministri

PD e kërkoi në Kuvend, Xhafaj takon Lu dhe lëviz me makinën e ambasadorit

Mosprania e tij sot në sallën e Kuvendit ishte shkaku i një përplasje midis kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi që të thirrej menjëherë dhe jepte llogari për vëllain trafikant droge.Por, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga kryeministri Edi Rama nuk e mori parasysh thirrjen e Bashës dhe ka qëndruar në zyrën e tij, ku ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu.1 of 2Mësohet se kryediplomati amerikan në Tiranë dhe ministri i Brendshëm kanë diskutuar me njëri-tjetrin për 30 minuta, por ende nuk dihen detaje nga biseda.Siç duket edhe nga fotot e shkrepura pranë ministrisë së Brendshme, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga godina dhe kanë lëvizur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit të SHBA-ve.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama paraqitet në seancë, Basha: Po bllokon integrimin për Tahirin e Xhafajn

U deshën tre ndërprerje radhazi të seancës dhe përplasje Basha-Ruçi që në Kuvend të rikthehej qetësia dhe kjo falë mbërritjes në sallë të kryeministri Edi Rama, praninë e të cilit prej mëse 2 orësh e kërkoi kreu i PD, pasi sipas tij duhet të japë llogari për lidhjen me krimin dhe mbrojtjen e vëllezërve Xhafaj.Basha mori menjëherë fjalën pas ndërprerjes së tretë, duke iu drejtuar rivalit të tij politik dhe e bëri atë përgjegjës për mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe vendosjen në zbatim të një skenari të njëjtë kriminal për Xhafajt.“Kanë kaluar katër javë nga skandali Xhafaj dhe Edi Rama s’ka marrë asnjë masë. Ky mbetet rasti unik dhe i vetmi në botë ku ministri që duhet të zbatojë ligjin Antimafia është vetë subjekti i ligjit. U bënë katër javë që Rama dhe Xhafaj i japin mbështetje të përditshme krimit, trafikut dhe bandave të lidhura me qeverinë. Tahiri sot është në liri. Xhafaj mungon se nuk i del koha se ka për të survejuar opozitën, intimiduar median dhe t’i bëjë presion drejtësisë...

Lexone

“Negociatat nuk hapen”, Spaho: Kreu i PPE kërkoi “kokën” e Xhafajt

Negociatat nuk hapen pa largimin e Fatmir Xhafajt, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho në seancën plenare.Ai thotë se vendet e BE kanë pasur rezerva ndaj Shqipërisë.“Më saktësisht kreu i PPE e kishte fjalën nëse nuk do të largohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Të njëjtën histori keni pasur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tani po e fusni vendin në qerthull. Si në asnjë rast tjetër, në asnjë vend të BE dhe më gjerë nuk gjen një precedentë të tillë që ministri që supozohet të luftojë krimin e organizuar dhe drogën të ketë vëllain të dënuar për krim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Do të dëshironim për shkak të rëndësisë së hapjes së negociatave të diskutonim me ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin po asnjëri nuk është sot këtu”, tha Spaho.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Reuters: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë (dhe beteja e Merkel)

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkrua..

Lexone

Paralajmërimi i ministrit italian se “Ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat dhe çfarë do të ndodhë

Nga Bernd RiegertNumri i azilkërkuesve dhe migrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.Tregim fuqie me poterePor qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar. Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë. Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjer..

Lexone

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim “Rrugës së Kombit”, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga Prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish- ministri i Transporteve Lulzim Basha.Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuv..

Lexone

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim Rrugës së Kombit, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvend..

Lexone

Qeveria miraton vendimin, hapen 500 vende pune në shtet

Qeveria ka miratuar sot vendimin për hapjen e 500 vendeve të reja pune me kontratë të përkohshme.Punonjësit do të jenë pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.Gjithashtu në vendimin e miratuar sot thuhet se kohëzgjatja do të jetë për dy muajt e verës, korrik dhe gusht si dhe punonjësit do të përfitojnë pagë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.V E N D I MPËRMIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR SEZONIN E VERËS 2018, NË AGJENCINË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA, PRANË MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18, pika 2, dhe 18/1, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Mi..

Lexone

Çudit ministri grek Kammenos: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim zonat e pasurisë nën det

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere një deklaratë të fortë ku thotë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.Kjo deklaratë ka ngjallur shume reagime ku ai thekson se zgjerimi do të kryhet në kuadër të njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).Sipas mediave greke, Kammenos ka thënë se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punojë për shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.“Ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, tha ministri grek. (TemA)

Lexone

Protestojnë policët në lirim: Vetting edhe për Xhafajn, ose të largohet

Teksa përpara Kryeministrisë protestonin minatorët, përpara zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është zhvilluar një tubim nga Shoqata e Policëve në Lirim, të cilët kanë kërkuar që kreu i këtij dikasteri t’i nënshtrohet vettingut si policët e thjeshtë, ose përndryshe të japë dorëheqjen nga posti.Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari tha se ministria i është dorëzuar strukturave të krimit, që për herë të parë në histori kanë bërë emërime dhe kanë diktuar mënyrën e organizimit të strukturave të Policisë së Shtetit.“Arsyeja është se ne po protestojmë për një gjë të paparë në histori, ku ministria dhe policia drejtohen nga dy ministra, Saimir Tahiri që është i akuzuar për lidhje ma Habilajt në trafikun e drogës si dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i tij i dënuar për trafik droge. Duke ju referuar të gjithë akteve që janë prodhuar nga organizmat ndërkombëtarë dhe DASH rezulton se Shqipëria është vend kryesor i prodhimit të narkotikëve dhe korridor i sigurt për kalimin e drogave të forta..

Lexone