Home / Tag Archives: ministri (page 10)

Tag Archives: ministri

Xhafaj: Nëse audio-përgjimi do të rezultojë i vërtetë do largohem si ministër, në të kundërt të ikë Basha

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se nëse do të rezultojë i vërtetë përgjigjimi i PD do të largohet nga posti, në të kundërt të ikë Basha.“Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund”, reagon Xhafaj. (TemA)

Lexone

Deklarata e Bashës dërguar nëpër portale dhe “detaji” se ai e ka mik ambasadorin e ri të BE-së (dhe një histori e hidhur me rrokadën Arvizu-Lu)

Pak orë pas publikimit të lajmit se Donald Lu është emëruar ambassador në Kirgistan, zyra e shtypit të Lulzim Basha shpërndau një deklaratë.Në të jepej “lajmi” se dhe Romana Vlahutin do të largohej.Në vend të saj, sipas deklaratës së shpërndarë nga PD, do të emërohet italiani Luigi Soreca.PD ka shpërndarë edhe një jetëshkrim të tij, ku theksohet ndër të tjera se ai është mik i shqiptarëve, pasi ka punuar me Shqipërinë, kur ministër i Brendshëm ka qenë… Lulzim Basha.“Luigi Soreca në cilësinë e kreut të Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, ka punuar ngushtë me qeverinë “Berisha” e konkretisht me Lulzim Bashën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm për çështjen e liberalizimit të vizave.Më tej, bashkëpunimi i tij me këtë ministri ka vijuar në implementimin e një sërë marrëveshjesh në procesin e monitorimit të situatës pas liberalizimit të vizave për vendet e rajonit.Së fundmi, Soreca ka marrë pjesë në Shqipëri në një konference ..

Lexone

Protesta e opozitës, pa podium dhe marshim në këmbë

E premtja me të gjithë bateritë për organizim…në terren dhe në selinë qendrore të PD-së Axhenda e Lulzim Bashës një ditë para protestës ishte e ngjeshur me takime ku shënohen detajet e fundit të protestës të së shtunës.Protestuesit mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.Burimet i thanë Top Channel se është një protestë me kohëzgjatje normale dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.Vet konceptimi i protestës si marshim i jep asaj një natyrë tjetër nga ajo e 27 janarit, ku u protestua kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria pas zgjedhjes nga mazhoranca të Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Nëse ajo e janarit o organizua për 1 muaj, kjo e 4 muajve më pas bëhet një javë nga thirrja e Lulzim Bashës.Të shtunën do të ketë demonstrime simbolike ku prit..

Lexone

Protesta marshim e opozitës: Nuk do të ketë podium, pritet të flasë vetëm Basha

E premtja me të gjithë bateritë për organizim…në terren dhe në selinë qendrore të PD-sëAxhenda e Lulzim Bashës një ditë para protestës ishte e ngjeshur me takime ku shënohen detajet e fundit të protestës të së shtunës.Protestuesit mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.Burimet i thanë Top Channel se është një protestë me kohëzgjatje normale dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.Vet konceptimi i protestës si marshim i jep asaj një natyrë tjetër nga ajo e 27 janarit, ku u protestua kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria pas zgjedhjes nga mazhoranca të Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Nëse ajo e janarit o organizua për 1 muaj, kjo e 4 muajve më pas bëhet një javë nga thirrja e Lulzim Bashës.Të shtunën do të ketë demonstrime simbolike ku pri..

Lexone

“Kush del në protestë ta dijë që audio-përgjimi është sajesë”, Basha i përgjigjet Ramës me një video

Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se Basha do ta zhvillojë protestën e nesërme për një foto në lajmet e botës.Teksa poston një video në facebook ku shihet kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe vëllai i tij, kreu i PD Basha thotë se ja kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa.Më herët Rama shkruajti në facebook se“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”.Më poshtë është videoja e postuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. (TemA)

Lexone

Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro

Përshkrime të hollësishme të torturave që ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë.Gazeta “Metro” e Londrës përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike.EOKA u themelua në vitet 1950, për t’i dhënë fund statusit të Qipros si një koloni britanike, duke synuar arritjen e bashkimit të ishullit me Greqinë.Udhëheqja e AKEL në atë kohë, parti e madhe komuniste e ishullit, kundërshtoi veprimet ushtarake EOKA-së, që evokonin një “qasje gandiste” të mosbindjes civile, të tilla si greva dhe demonstrata të punëtorëve.AKEL ishte përfshirë në organizimin e plebishit e vitit 1950, ku shumica e grekëve qipriotë votuan për bashkim me Greqinë.Ndër torturat që përmenden janë përdhunimi i një studenteje, grushtat dhe shkelmat, kërcënimet për t’u prerë me dhunë organet, vendosja e një kovë metalike mbi kokën e viktimës dhe goditja me çekan, fikja e një cigare në anusin ..

Lexone

Irani nxjerr kushte për të mbetur në marrëveshjen bërthamore

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane “janë larg kompromisit” për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, tha ministri i Jashtëm gjermane, Heiko Maas.“Jemi larg kompromisit, jemi në dy rrugë krejtësisht të ndryshme”, tha ai, pas takimit në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.Pompeo, këtë javë, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të godasin Iranin me “sanksionet më të fuqishme në histori” nëse ai nuk pajtohet t’i frenojë më shumë aktivitetet e tij bërthamore, t’i japë fund programit me raketa balistike dhe të ndalojë ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe në Jemen.Por, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kundërshtoi fuqishëm kërkesat e SHBA-së dhe tha se tri vendet evropiane, që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duhet të refuzojnë të negociojnë me Uashingtonin për marrëveshje të re.Khamenei, në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e tij, tha se Britania, Franca dhe Gjermania duhet të zotohen se nuk do të kërkojn..

Lexone

Bushati: Vonesa e negociatave, kosto për të gjithë shqiptarët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se kostoja e çdo vonese për bllokim apo pengim të procesit të integrimit është kosto për të gjithë shqiptarët në rajon.“Kostoja e çdo vonese, bllokimi apo pengimi të procesit, nga mosdija apo nga mosdashja është kosto dhe për të gjithë shqiptarët në rajon. Reformat tona, kryesisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh me vendet anëtarë në fusha si lufta kundër krimit të organizuar përbën një shembull e një faktor kontribues për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e si rrjedhojë ndikon drejtëpërsëdrejti shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon”, tha Bushati.Kërkesat dhe presioni i vendeve anëtare shtohen tha ministri dhe është një test për të gjithë. “Disa prej nesh kanë zgjedhur t’i pergjigjen këtij presioni pozitiv me frikë, paranojë dhe bllokim e nxirje të imazhit të Shqipërisë me çdokush e në cdo rast, e të përdorin cdo platformë e tryezë ndërkombëtare ku i ka cuar vota e shqip..

Lexone

Marrëveshje Shqipëri-Holandë, asistencë për sigurinë dhe drejtësinë

Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjen e analizave të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës më të mirë, si dhe caktimin ..

Lexone

Franca: Sanksionet e reja kundër Iranit mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të mërkurën se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të forta kundër Iranit, ka rrezik të destabilizohet më tej Lindja e Mesme.Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërcënoi këtë javë se do të ushtrohet “presion i pashembullt financiar” mbi Iranin nëse nuk ndërron sjellje, ndërsa parashtroi një listë me 12 kërkesa për një marrëveshje të re bërthamore.Ministri Le Drian tha për radion “France Inter” se vendosja e sanksioneve të reja nuk i shërben dialogut, por thjesht do të fuqizojë elementët konservatorë në Iran, si dhe do të dobësojë Presidentin Hassan Rouhani.“Ky qëndrim mund të vërë në rrezik edhe më të madh të gjithë rajonin,” tha ai.Përveç programit bërthamor të Iranit dhe aktivitetit të tij në rajon, zoti Pompeo u zotua të sigurojë edhe lirimin e pengjeve amerikane.Ai tha të martën se “e gjithë qeveria amerikane” po punon me ngulm dhe po përdor çdo pistë dhe mekanizëm.“Përmenda disa emra dje. Ka plot të tjerë n..

Lexone