Home / Tag Archives: ministri

Tag Archives: ministri

Xhafaj takon homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, z.Davor Bozhinoviç. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit. Në takimin e zhvilluar në Zagreb, u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ndihma e pakursyer e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. E pranishme në takim për palën kroate ishte edhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Teresa Gras, e cila ka qenë pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes dy ministrive për të thelluar bashkëpunimin në tema të sigurisë, menaxhmit te kufijve dhe migracionit të jashtëligjshëm. Palët konfirmuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve partnere dhe mike, të cilat kanë traditë të përbashkët në procesin e integrimit euro-atlantik. Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të reformave dhe ec..

Lexone

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde. Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

Australia i bashkohet Anglisë në vendimin e marrë për një bojkot dilomatik të “Rusi 2018”. Deklarata vjen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop. Sipas tij, nuk do të ketë një delegacion zyrtar për të prezantuar Australinë gjatë Botërorit në Rusi. E vetmja figurë institucionale australiane në Moskë e pranishme në ndeshjet e “Përfaqësueses së Kangurëve do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi. “Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit,” – u shpreh Bishop. Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë. Australia ka ndjekur shembullin e Anglisë, që nuk do të dërgojë në Rusi përfaqësuesit e saj, për shkak të raporteve të nxehta që lidhen me helmimin e ish-spiunit rus, Skrypal. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

G7 – një model që i ka kaluar afati?

Kryeministrat e shtatë vendeve më të industrializuara takohen në Kanada. Situata nuk do të jetë fare e lehtë për shkak të dallimeve me SHBA-në. Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajturit “sherpas”, shefat e negociatave në G7, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkëta që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix. Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët. Të premten dhe të shtunen do të takohen presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Temat e G7 janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin. Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregëtia, si fushë e re mosmarrëveshjesh me SHBA-në. Deklarata përfundimtare larg marrëveshjes Nëse në kët..

Lexone

Itali, Salvini: Jam pro rikthimit të shërbimit ushtarak

“Personalisht, unë jam në favor të rifutjes së shërbimit ushtarak”. Këtë e deklaroi ministri i punëve të Brendshme, Matteo Salvini, duke u përgjigjur atyre që e pyetën nëse ai ishte në favor të rritjes së shërbimit civil. “Unë jam në favor të zbatimit të shërbimit civil, – tha ai, – por gjithashtu, dhe ky është një qëndrim personal që nuk e zotëron qeverinë për kthimin e shërbimit ushtarak”. Në Itali detyrimi për të shërbyer në ushtri është parashikuar në Kushtetutën e Republikës, por është themeluar në kohën e lindjes së Mbretërisë së Italisë, më pas në 1861. Neni 52 i Kushtetutës e njeh detyrën e levave me sqarimin se është obligim “brenda kufijve dhe mënyrave të përcaktuara me ligj”. Prandaj të gjithë të rriturit italianë të moshës mashkullore thirren për të shërbyer në ushtri. Ishte në vitin 1972 që u njoh me njohjen e kundërshtimit të ndërgjegjshëm, me krijimin e shërbimit civil për ata që, pasi u konsideruan të aftë për ligjin pas vizitave mjekësore, nuk donin të ofronin shërbi..

Lexone

Franca ndalon celularët në shkollat fillore dhe të mesme

Telefonat celularë do të ndalohen me ligj në Francë në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Norma do të funksionojë që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor pas aprovimit, në Asamblenë Kombëtare, për një propozim të paraqitur nga shumica e qeverisë, “La Republique en marche”. Ekzekutivi ka komentuar: “Ky është një sinjal i nisur për shoqërinë”. Në favor të tekstit, përveç “Lrem”-it, votuan qendrat e Lëvizjes Demokratike dhe Bashkimi i Demokratëve të Pavarur, ndërsa të gjitha grupet e tjera parlamentare e denoncuan iniciativën duke e cilësuar atë si një propozim “të padobishëm”, një “mashtrim”, ‘”operacion reklamimi”. Ligji i ri parashikon ndalimin e telefonave celularë “me përjashtim të përdorimeve pedagogjike” dhe me përjashtim të vendeve ku “rregulloret e brendshme shprehimisht e autorizojnë atë”. Bfmtv informon se i ashtuquajturi “kodi i arsimit”, i cili mbledh të gjitha ligjet franceze të sektorit, nga ligji i 12 korrikut 2010, ndalon tashmë përdorimin e telefonave mobil “gjatë ç..

Lexone

Arben Ahmetaj shkarkon një kryetar dhe 13 inspektorë të ISSH-së: Çdo muaj do largojmë punonjësit më të dobët

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Në këtë takim, Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektore te kontributeve ne drejtorite rajonale dhe nje kryetar dege. “Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor. Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancen me te ulet. Zinxhiri i pergjegjesisë do ts shtrihet nga drejtoret rajonale, deri tek inspektoret ne terren. ISSH duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit. Rritja e performances, do zbatojme metodologji te re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet”, ka thënë Ahmetaj gjatë fjalës së tij.

Lexone

Ylli Manjani: Letrën që do shkruhet përgjigja e audio-përgjimit të Babales merreni dhe fshini b….

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Majani thotë me ironi se cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit të Babales, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun. Në një postin në facebook Majani shkon edhe më tej ku thotë se në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje e audio-përgjimit, me nder jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Sipas Majnait Prokuroria për këtë çështje nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave, përkundrazi sipas tij lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales). Postimi i plotë i Manjanit Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun! Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë… Këtë akt nuk e përsor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor ..

Lexone

Çelja e negociatave, tre vende të BE-së mbajnë peng “OK” për Shqipërinë

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre. Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane. Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan R..

Lexone

PD e kërkoi në Kuvend, Xhafaj takon Lu dhe lëviz me makinën e ambasadorit

Mosprania e tij sot në sallën e Kuvendit ishte shkaku i një përplasje midis kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi që të thirrej menjëherë dhe jepte llogari për vëllain trafikant droge. Por, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga kryeministri Edi Rama nuk e mori parasysh thirrjen e Bashës dhe ka qëndruar në zyrën e tij, ku ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu. 1 of 2 Mësohet se kryediplomati amerikan në Tiranë dhe ministri i Brendshëm kanë diskutuar me njëri-tjetrin për 30 minuta, por ende nuk dihen detaje nga biseda. Siç duket edhe nga fotot e shkrepura pranë ministrisë së Brendshme, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga godina dhe kanë lëvizur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit të SHBA-ve. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone