Home / Tag Archives: miljavac

Tag Archives: miljavac

Ish-gjenerali kroat paralajmëron luftë të re në Ballkan

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Pavao Miljavac, paralajmëron luftë të re në Ballkan.Gjenerali tashmë në pension thotë se në vendet e Ballkanit mund të ketë përsëri konflikte.“Unë besoj se Kroacia nuk do të jetë drejtpërdrejt e përfshirë.Një konflikt mund të fillojë në Ballkan, dhe mund të ndodhë që dhuna të kalojë kufijtë”, ka thënë Miljavac për portalin Directno.hr.Por ish-shefi i sigurimit të Tuxhmanit, gjenerali Mate Lausic, thotë se në Ballkan nuk mund të ketë konflikt të ri.“Gjithmonë do të ketë tensione, por nuk mund të ketë konflikt, nuk besoj.Nëse do të ndodhte, do të ishte konflikt në Europë, prandaj nuk ka rrezik të tillë”, tha Lausic për Jutarnji.hr.Këto reagime vijnë në kohën kur raportet mes Serbisë dhe Kroacisë janë përkeqësuar dukshëm.(TemA TV)

Lexone