Home / Tag Archives: miliarde

Tag Archives: miliarde

Amazon “fluturon” në bursë, kap rekordin 800 miliardë dollarë

Gjiganti i shitjeve online, “Amazon”, është rritur në bursë, duke kapur për herë të parë vlerën 800 miliardë dollarë kapital.Në këtë mënyrë, “Amazon” i bashkohet për herë të parë “Apple”-it, e cila deri tani ka qenë e vetmja kompani që e ka tejkaluar këtë vlerë në treg.Në janar të këtij viti, “Amazon” kaloi vlerën 700 miliardë dollarë. (TemA TV)

Lexone

Juncker kritikon Gjermaninë: Mos u sillni edhe me Italinë siç bëtë me Greqinë

“Nuk jam aspak dakord që Romës t’i jepen leksione. Duhet ta respektojmë Italinë sepse u bë njëherë me Greqinë kjo gjë, sidomos nga vendet gjermanofone, dinjiteti i popullit grek u shkelmua. Kjo nuk duhet të përsëritet edhe me Italinë”.Kështu është shprehur presidenti i Komisionit të BE, Jean Claude Juncker për RDN. Ai ka shtuar se “italianët nuk kanë pse të qahen nga masat antikrizë të marra nga Brukseli.“Italia është i vetmi vend që ka përfituar, janë 19 miliardë euro që nuk t’i ishin vënë në dispozicion Romës këtë vit”, ka shtuar Juncker.

Lexone

Dua Lipa në listën e 25 femrave më me influencë në Britani

Dua Lipa është renditur në listën e 25 grave më me influencë në Britani. Krahas saj revista “Vogue” rendit edhe dukeshën e Sussex Meghan Markle, si dhe shkrimtare e aktiviste të njohura.Gratë e përzgjedhura në listë janë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme.Dua Lipa, e cila fitoi dy çmime të “Brit Aëards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga Vogue si një “definim i kulturës”.“Hiti i saj më i ri ‘New Rules’, një himn i fuqizimit të femrës ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube,” shkruan revista.1 of 431 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vllaznia, zbulohet çeku “1 miliardë lekë” i një dështimi të madh!

Plot 645 miliona lekë rrogë, 145 milionë lekë tatime, më shumë se 100 milionë për grumbullime dhe shpenzime ekstra, rreth 200 milionë lekë për Vllazninë, është fatura e një dështimi.Më shumë se sa 1 miliard lekë të vjetra çuar dëm. Vllaznia ra nga kategoria, ndonëse pagoi me miliona disa futbollistë, duke përfshirë Nuredin Orelesin, një futbollist i huaj, ndërsa golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, Sidrit Guri, 20 gola, u largua si i panevojshëm dy vjet më parë dhe shkëlqeu të Kukësi para se t’i bashkohej Kombëtares e të nënshkruante ne Belgjikë.Duket se menaxhimi i keq dhe strategjitë e gabuara e zbritën Vllazninë papritur në “greminë”.Lojtarët më të paguar te Vllaznia:Nurudin Orelesi – 620 mijë lekë në muaj (bruto)Edon Hasani – 610 mijë lekë në muajErjon Vucaj – 455 mijë lekë në muajGilman Lika – 455 mijë lekë në muajOlsi Gocaj – 455 mijë lekë në muaj

Lexone

Bankierët vendosin kufirin: Ja kur ju mund të konsideroheni të pasur

Bankierët kanë vendosur kufirin e pasurisë.Sipas Bloomberg, bankierët kanë thënë se nëse nuk ke të paktën 25 milionë dollarë për të investuar, nuk mund të quhesh dot i pasur. Me 25 milionë $ mund të flesh i qetë edhe nëse bursa ka luhatje të papritura.Por, edhe pasuria ka nivelet e veta. Nëse kërkon të quhesh i pasur i klasit të parë, atëherë duhet të kesh gati për investime plot 200 milionë dollarë.Në vitin 1994, 3 milionë dollarë ishin të mjaftueshme për të qenë “super i pasur”, por në vitin 2018 kjo shifër është rritur shumë.Sipas “Forbes”, Bill Gates është personi më i pasur në Amerikë. Themeluesi i Microsoft-it ka një pasuri prej 89 miliardë dollarësh.The post Bankierët vendosin kufirin: Ja kur ju mund të konsideroheni të pasur appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone