Home / Tag Archives: metabolizmin

Tag Archives: metabolizmin

Të dobësohesh me kafe

E keni vërë re që “motori” i trupit duket se vepron pak më shpejtë pasi keni pirë kafen e mëngjesit? Një studim i fundit ka zbuluar se kafeina mund të përshpejtojë metabolizmin. Kafja nuk ju zgjon vetëm nga gjumi, por sipas një studimi australian, dy filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë në rënien në peshë duke përshpejtuar metabolizmin.Kafeina, sipas ekspertëve, rrit ritmin metabolik të trupit, kështu mund të digjni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar. 1-3 filxhanë kafe në ditë mund të përshpejtojnë metabolizmin mjaftueshëm për të djegur 150 kalori në ditë, sipas një studmi nga Kolegji Universitar Mbretëror në Londër – dhe kjo pa ndryshuar asgjë në dietën tuaj.“Konsumimi i kafes para stërvitjes mund të rrisë nivelet e energjisë gjatë palestrës”, shton dietologia Linda Foster.“Ju ndihmon të stërviteni më gjatë, duke djegur kështu më shumë kalori”.Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Lexone