Home / Tag Archives: mesfushorit

Tag Archives: mesfushorit

E ardhmja e Bajernit nis nga… Riberi!

Frenk Riberi do të vijojë te Bajerni dhe tashmë është zyrtarizuar edhe rinovimi i mesfushorit francez deri në vitin 2019.Në fakt, Bajerni nuk ka zbuluar asgjë, por Riberi ka bërë një gafë në Instagram, duke postuar foton e momentit të firmës dhe duke shkruar: Sapo rinovova me Bajernin!Më pas fotoja u fshi, por kishte marrë dhenë me kohë. Riberi ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por shpesh e kanë munduar problemet fizike dhe në moshën 35-vjeçare nuk pritej që të vijonte në Mynih, aq më shumë që klubi bavarez ka emëruar kroatin Niko Kovaç në stol për sezonin e ardhshëm dhe mendohej se do të niste një revolucion në skuadër, duke ulur ndjeshëm moshën mesatare.E kundërta po ndodh, sepse Riberi rinovoi dhe tashmë e ka radhën Arjen Roben.

Lexone

Zikaltërit, blic për shokun e ekipit të Ndojit

Quhet Sandro Tonali dhe është shok skuadre me Emanuele Ndojin te Breshia, por prej kohësh ekipet e mëdha e kanë vendosur në shënjestër dhe mes tyre është Interi, që nuk ka ndër mend ta humbasë, kurrësesi. Në fakt, zikaltërit janë gati që të paguajnë 10 mln euro tani dhe ta lënë te Breshia, ose te Kaljari, që zotëron kartonin e mesfushorit, i cili i ngjan Pirlos, për të paguar më pas edhe 10 të tjera dhe për ta vetin, duke përdorur të njëjtën formulë si Roma me Naingolanin.

Lexone