Home / Tag Archives: mesfushori

Tag Archives: mesfushori

Një kampion bote për Romën, Nzonzi vishet verdhekuq

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.Marrëveshja mes dy klubeve është arritur përfundimisht dhe mesfushori kampion bote pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me verdhekuqtë.Në arkat e Sevillas do të shkojnë 30 milionë euro dhe disa bonuse në lidhje me paraqitjen, ndërsa Nzonzi pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.Kështu, pas një pune mjaft të mirë të drejtorit sportiv Mario Monchi, trajneri Di Francesco do të ketë tashmë mesfushorin e preferuar në skuadër, një futbollist i fortë fizikisht dhe me shumë eksperiencë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje.Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trashi: Garda e vjetër nuk ka ekzistuar kurrë, i kam kërkuar presidentit Demi largimin

Një ndër futbollistët më të dalluar te Partizani gjatë këtij sezoni, ishte mesfushori i krahut, Lorenc Trashi i cili ka qenë protagonist në disa ndeshje të “demave të kuq”.Në një prononcim për “Supersport”, Traashi ka folur në lidhje me sezonin që lamë pas, duke e konsideruar si të dështuar, ndërkohë që ka përmendur të ardhmen e tij dhe një ftesë të mundshme nga tekniku i Kombëtares, Kristian Panuçi.“Për mua është një sezon zhgënjyes duke parë se kemi pritshmëri të larta. Nuk duhet të pretendojmë për vend të 4 apo 5 por për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës. Objektiv i Partizanit duhet të jetë ky dhe sivjet nuk arritëm asnjërën nga këta të dyja prandaj e quaj të dështuar këtë sezon.Është viti i 4 që jam pjesë e Partizanit dhe nuk ishte një sezon i mirë, por në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta.Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të ..

Lexone

Brazili, Uillian: Njerëzit presin trofeun, kemi shumë presion

Uillian pranon se Brazili ka shumë presion dhe kjo gjë mund të ndikojë në performancat e skuadrës.Në konferencën për shtyp përpara mediave, mesfushori i Çelsit thotë se skuadra po stërvitet mirë dhe të gjithë kanë besim se mund të bëjnë mirë.“Është e vërtetë që Brazilin e shohin të gjithë si favoritë dhe presin që ne të ngremë trofeun.Edhe ne lojtarët duam, por nuk është e lehtë. Sigurisht që do të bëjmë gjithçka.Tite? Është i qetë dhe ne duam të bëjmë gjithçka që na kërkon në stërvitje.Kërkon ta shmangë presionin, por është e pamundur sepse e dimë që të tjerët presin shumë nga ne”, ka thënë Uillian në konferencën për shtyp.

Lexone

VIDEO: Skënderbeu fiton dhe Kupën e Shqipërisë me një penallti skandaloze

Skenderbeu ka fituar dhe Kupen e Shqiperise ne kete sezon duke mundur ne finale skuadren e Laçit.Nje trofe i fituar per here te pare per klubin korçar qe solli shume kontenstime nga ana e skuadres se Laçit.Bardhkuqte fituan fale nje penalltie skandalze te dhene nga arbitrat e takimit.Arbitri Hamiti akordon nje faull jashte zone per Skenderbeun, por ne menyre skandaloze Enea Jorgji e sinjalizon se Soue ishte brenda zones dhe behej fjale per penallti.Nga pika e bardhe mesfushori Sabien Lilaj tregohet i sakte duke e derguar topin ne fund te rrjetes.Rezultati mbeti i pandryshuar deri ne fershellimen e fundit me Skenderbeun qe mposht ne finale Laçit duke mbyllur nje sezon me dy trofe.Trofeu i Kupes se Shqiperise eshte i pare qe fitohet per Skenderbeun. (TemA)Goli i shenuar nga LilajPenalltia skandaloze e dhene nga Enea Jorgji

Lexone

Skënderbeu fiton dhe Kupën e Shqipërisë me një penallti skandaloze

Skenderbeu ka fituar dhe Kupen e Shqiperise ne kete sezon duke mundur ne finale skuadren e Laçit.Nje trofe i fituar per here te pare per klubin korçar qe solli shume kontenstime nga ana e skuadres se Laçit.Bardhkuqte fituan fale nje penalltie skandalze te dhene nga arbitrat e takimit.Arbitri Hamiti akordon nje faull jashte zone per Skenderbeun, por ne menyre skandaloze Enea Jorgji e sinjalizon se Soue ishte brenda zones dhe behej fjale per penallti.Nga pika e bardhe mesfushori Sabien Lilaj tregohet i sakte duke e derguar topin ne fund te rrjetes.Rezultati mbeti i pandryshuar deri ne fershellimen e fundit me Skenderbeun qe mposht ne finale Laçit duke mbyllur nje sezon me dy trofe.Trofeu i Kupes se Shqiperise eshte i pare qe fitohet per Skenderbeun. (TemA)Goli i shenuar nga LilajPenalltia skandaloze e dhene nga Enea Jorgji

Lexone

I pari është Griezman, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…

Barcelona ka nisur një plan të qartë për rinovimin e skuadrës me futbollistë të rinj në moshë dhe cilësorë dhe do të bëj katër blerje të mëdha duke nisur nga vera e këtij viti deri në verën e vitit 2019, ka zbuluar “El Mundo Deportivo”.Pas largimit të Andres Iniesta dhe duke qenë se Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Saurez janë 30 vjeç, katalanasit kanë nisur planin për rinimin e ekipit.Emri i parë që do të marrin është ai i Antoine Griezman nga Atletico Madrid.Marrëveshja është arrirë.Pas blerjeve të Dembele dhe Coutinho, Griezmann do të jetë blerja e radhës 100 milionëshe për Barcelonën, teksa do të afrohet nga akademia edhe mesfushori Carles Alena, që ka shkëlqyer sivjet me ekipin “B”.Në janar 2019, Barcelona do të marrë brazililianin Arthur për 30 milionë euro nga Gremio, ndërsa në verën e vitit të ardhshëm priten edhe dy blerjet e tjera të shtrenjta që do të kompletojnë planin “blaugrana”, sipas “El Mundo Deportivo”.

Lexone

Dëshira e Les Herbiers nuk mjafton, PSG fiton Kupën e Francës

Paris Saint Germain bën tris në këtë sezon. Skuadra e Unai Emery mposhti 2-0 modestët e Les Herbiers në finalen e Kupës së Francës që u zhvillua në Stade de France duke bërë të vetin trofeun e dytë më të rëndësishëm në Francë.PSG e fitoi për herë të 4-t radhazi këtë kompeticion dhe për herë të 12-të në historinë e saj duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me 11 trofe.Skuadra e kategorisë së tretë që i surprizoi të gjithë me mbrritjen deri në finale ishte me fat në 25 minutat e para teksa Parisi u ndal 2 herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, dy nga tentativat ishin të Lo Celsos dhe një e Mbappe.Megjithatë në të 26-ën mesfushori i talentuar argjentinas Giovani Lo Celso korigjoi shenjestrën me një goditje të bukur nga distanca duke kaluar në epërsi kampionët e Francës. Në fillimin e pjesës së dytë Mbappes iu anullua një gol ndërsa për të vulosur triumfin e PSG mendoi i përhershmi Edinson Cavani që në minutën e 74-t kthehu në gol një 11-metërsh.Për t’u përmendur edhe fakti që..

Lexone

Milner ul euforinë: Goli i parë qesharak, në finale duhet tjetër paraqitje

Liverpuli ka festuar me të drejtë në përfundim të sfidës kundër Romës, sepse nuk mbërrinte në finalen e Champions League prej më shumë se një dekade dhe tashmë do të sfidojë Liverpulin për trofeun madhor.Megjithatë, 4 gola të pësuar nga Roma në kthim, si dhe 2 në vajtje, përbëjnë shqetësim dhe mesfushori veteran Xhejms Milner e pranon se duhet një analizë e fortë: “Nuk di ç’të them për këtë ndeshje. E dimë që duhet të paraqitemi më mirë, t’i mbyllim ndeshjet kur i kemi mundësitë dhe të mos vuajmë kaq shumë. Goli i parë ishte qesharak, por në përgjithësi mendoj se luajtëm mirë. Në finale me meritë, kemi mundur skuadra shumë të mira gjatë rrugës, por natyrisht do të duhet një paraqitje ndryshe në aspektin mbrojtës”.

Lexone

Hames: Nuk kam asnjë problem me Zidanin!

Bajerni ka provokuar disi nervat e Realit të Madridit. Në konferencën për shtyp para takimit të sotëm në “Bernabeu”, trajneri Hajnkes, veç kapitenit Myler, ka marrë me vete dhe një ish-madrilen, Hames Rodrigez. Mesfushori kolumbian i huazuar për dy sezone tek Bajerni është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp, duke mohuar zërat për një konflikt mes tij dhe trajnerit Zidan kur ishte tek Reali.Përballja me Zidan – “Nuk kam asgjë kundër tij, nuk ka asnjë ndjesi inati apo mërie. Unë jam me Bajernin këtu dhe dua të bëj një ndeshje të madhe me ekipin tim. Uroj të shkojmë në finale. Nuk kam asgjë kundër Realit dhe Zidanit.”Rikthimi – “Nuk kam për t’i vërtetuar askujt asgjë. E tashmja ime është Bajerni, ndihem mirë, jam i kënaqur në Mynih dhe mendoj të bëj më të mirën me Bajernin.”Ndeshja – “Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në Madrid. Duhet të luajmë me ritëm të lartë për ta vënë Realin në vështirësi. Duhet të tregohemi më cinikë se në Mynih, duhet të shfrytëzojmë më mirë mundësitë ..

Lexone