Home / Tag Archives: mesditen

Tag Archives: mesditen

Shkodër, mbytet një 20-vjeçar në ujërat e lumit Kir

Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në ujërat e lumit Kir.Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Marjan Marku, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.Sipas policisë, i riu është gjetur i pajetë në ujërat e këtij lumi, në Njësinë Administrative Postribë. Ai ka qenë me shokët e tij, kur ka gjetur vdekjen në ujë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.Matjan Marku ishte banues në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E rëndë: Djali nga Peshkopia vret me automatik nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, një i ri ka vrarë nënën dhe babanë.Nga informacionet paraprake mësohet se i riu kishte ardhur dje nga Anglia.Ngjarja tragjike ka ndodhur te ‘Ligja’, ku 26-vjeçari Qemal Sela ka qëlluar për vdekje me automatik babanë dhe nënën e tij.Policia ka kapur autorin e krimit të dyfishtë, ndërsa njofton se viktima kanë mbetur shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeç.Informacioni paraprak: Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. (TemA)

Lexone

Tahiri sot tek Apeli i Krimeve të Rënda, kërkon heqjen e masës ‘arrest shtëpie’

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ai do të kërkojë heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë”.Mbi të cilin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”. Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.Më herët, avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj ish-ministrit do të rrëzohet në Apel.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Grabitje në Tiranë, 3 “skifterë” vjedhin kasafortën e supermarketit

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit.3 persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e supermaketit dhe kanë grabitur kasafortën me paratë e xhiros së biznesit.Përveç kasafortës, grabitësit raportohet se kanë marrë edhe mallra të ndryshme në market.Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Njoftimi i policisë:Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet.Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. (TemA)

Lexone

Tiranë, tre persona grabisin kasafortën e një supermarketi

Foto ilustruese Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se një supermarket në rrugën “Medar Shtylla” është grabitur nga tre persona, të cilët kanë thyer xhamin dhe kanë marrë kasafortën, ku ndodheshin paratë e xhiros ditore.Përveç kasafortës, grabitësit kanë marrë edhe mallra të ndryshëm në supermarket.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone