Home / Tag Archives: menjehere (page 4)

Tag Archives: menjehere

Zbulohet arsyeja përse Meghan Markle nuk mund të ketë llogari në Instagram

Dukesha e Sussex dhe ish-aktorja e njohur, Meghan Markle, u martua para pak javësh me Princin Harry në një ceremoni madhështore dasme.Mirëpo, përveç të mirave që vijnë me këtë martesë, Meghanit i është dashur që të hiqte dorë nga disa gjëra dhe njëra prej tyre ishte edhe llogaria e saj në Instagram.Kur u bë publike lajmi se Meghan dhe Harry u fejuan, ajo i fshiu menjëherë të gjitha llogaritë që kishte në rrjetet sociale, kjo pasi i duhet të respektojë rregullin mbretëror që nuk lejon përdorimin e mediave sociale. Meghan numëronte plot 1.7 milion ndjekës në Instagram.E vetmja Princeshë që ka një llogari në Instagram është Princesha Eugenie, e cila e hapi atë në mars të vitit 2017.Mesa duket, kjo nuk konsiderohet shkelje e rregullit mbretëror, pasi Eugenie ka deklaruar se “Shpresoj ta përdor këtë platformë për të ndarë kauza, pasione dhe njerës të afërt të zemrës time”.The post Zbulohet arsyeja përse Meghan Markle nuk mund të ketë llogari në Instagram appeared first on Zonë E L..

Lexone

Qeveria miraton vendimin, hapen 500 vende pune në shtet

Qeveria ka miratuar sot vendimin për hapjen e 500 vendeve të reja pune me kontratë të përkohshme.Punonjësit do të jenë pjesë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.Gjithashtu në vendimin e miratuar sot thuhet se kohëzgjatja do të jetë për dy muajt e verës, korrik dhe gusht si dhe punonjësit do të përfitojnë pagë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.V E N D I MPËRMIRATIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR SEZONIN E VERËS 2018, NË AGJENCINË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA, PRANË MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISITNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18, pika 2, dhe 18/1, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Mi..

Lexone

Linda Rei poston foto nudo nga krevati me partnerin e saj

Linda Rei është një prej personazheve më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila përflitet vazhdimisht sa herë që poston foto e video provokuese.#milliondreamsarekeepingmeawakeA post shared by LINDAREI® (@lindarei1) on Jun 6, 2018 at 5:02am PDTMirëpo, një foto e postuar së fundmi nga Linda, i ka lënë të gjithë ndjekësit e saj pa fjalë.E zhveshur komplet dhe e shtrirë në krevat, Linda ka kapur një foto të sajën, ku i duken të pasmet dhe nga mbrapa saj është partneri i saj, komplet i zhveshur.Mesa duket, Linda është penduar që e ka hedhur këtë foto dhe e ka fshirë menjëherë, por siç e dimë, në internet asgjë nuk humbet.Të jetë vallë ky partneri i ri i Lindës apo një flirt i parëndësishëm?The post Linda Rei poston foto nudo nga krevati me partnerin e saj appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Integrimi, Balla thirrje opozitës: Duhet të jeni bashkë me ne pro hapjes se negociatave

Taulant Balla i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato i dhanë përgjigje një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.Gjatë takimit, Balla informoi banorët rreth mbarëvajtjes së Reformës në Drejtësi, procesi i cili do të sjellë efekte pozitive për çdo qytetar.Sipas Ballës, opozita duhet të jetë bashkë me ne pro hapjes së negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët.“Një gjyqtar dhe një prokuror sot dolën përpara vettingut. Nëse do ta kalojnë apo jo, kjo është cështje e tyre, por e rëndësishme është që ne i qëndruam besnikë angazhimit që morëm para një viti që ne do ta çojmë vettingun deri në fund. Efekti i parë i reformës në drejtësi është se sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi.E dyta është ajo që po luftojmë të gjithë, është hapja e negociatave. Ne do të kishim dashur që në këtë proces të kishim edhe opozitën për të lobuar së bashku për hapjen e negociatave.Do të duhej q..

Lexone

Risia e Facebook, tashmë opsion për të kënduar në “play-black”

Përdoruesit e “Facebook” tashmë mund të ndajnë videot e tyre duke interpretuar këngët e preferuara në “play-black”, njoftoi rrjeti social duke publikuar dje shumë opsione muzikore dhe duke premtuar se do të krijonte mënyra të reja për njerëzit që të ndërvepronin dhe që të shpreheshin nëpërmjet muzikës.Opsioni i ri i quajtur “Lip Sync Live”, mundëson që të zgjedhësh një këngë dhe të publikosh një video, raporton ata.Në këtë mënyrë miqtë tuaj mund t’ju shohin duke kënduar dhe kërcyer me këngën në sfond.Me “Lip Sync Live”, që kërkon të konkurrojë rrjetin social kinez të ngjashëm “Musical.ly”, emri i artistit dhe këngës shfaqen dukshëm dhe një lidhje që të dërgon menjëherë tek faqja “Facebook” e artistit.Një tjetër opsion i publikuar dje të jep mundësinë që të bashkosh një këngë me një video apo foto të publikuara në “Facebook”.Këto opsione do të jenë të mundshme fillimisht në disa zona gjeografike dhe më pas në të gjithë botën. (TemA)

Lexone

Kupa e Botës/ Mbërrin skuadra e parë në Rusi, nisin përgatitjet për Botërorin

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë nga fillimi i Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi, skuadrat kanë filluar të mendojnë për përgatitjet në kuadër të këtij kompeticioni.Ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, është Irani, skuadër e cila merr pjesë në një kompeticion të tillë për herë të pestë në histori.Kombëtarja iraniane ka mbërritur në Moskë gjatë mbrëmjes së shkuar dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Marokut, që do të luhet në datën 15 qershor.Trajneri i Iranit, Karlos Kueiroz është shprehur i lumtur që do të marrë pjesë në këtë kompeticion, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një ëndërr të bërë realitet.“Për futbollin iranian, kjo është një ëndërr e cila është kthyer në realitet. Është një ndjesi fantastike kur mendon se do të përballesh me skuadrat më të mira në botë dhe që je mes tyre. Uroj që të gjithë tifozët të kënaqen dhe ne të bëjmë një paraqitje dinjitoze”, u shpreh Karlon Kueiroz.

Lexone

Turqi-Greqi, ndizen sërish gjakrat pas lirimit të “puçistëve”. Ankaraja provokon me dy avionë luftarakë

Turqia ka ngritur në fluturim avionë luftarakë që kanë gjëmuar mbi hapësirën ajrore greke, teksa tensionet mes dy vendeve fqinje sa vijnë e rriten, edhe për shkak të lirimit nga paraburgimi të 8 oficerëve ushtarakë turq të përshkruar si tradhtarë nga Ankaraja zyrtare.Formacione avionësh “F-16” fluturuan në lartësi të ulëta mbi ishujt e Egjeut për mbi 20 minuta gjatë së martës, mes kërcënimeve dhe akuzave me nota të larta të Turqisë ndaj Greqisë për strehimin, siç i konsiderojnë turqit, e terroristëve.Ankaraja është zotuar të përndjekë komandot, që sipas saj morën pjesë në përpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij.“Është detyra dhe detyrimi ynë t’i gjejmë këta ushtarë puçistë kudo që ndodhen. T’i rrëmbejmë ata dhe t’i kthejmë në Turqi”, tha zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag gjatë mbrëmjes së të hënës.Ai kritikoi personalisht kryeministrin grek, Alexis Tsipras, për mosdorëzimin e ushtarëve në Turq..

Lexone

Skandal me “drita të kuqe”: Orgji me prostituta, para nisjes për në Botërorin e Rusisë

Kombëtarja meksikane e futbollit po përballet me një skandal jashtë fushave të blerta, kur duhen pak ditë nga nisja e turneut më të rëndësishëm për të gjitha përfaqësueset e globit.Shumë lojtarë, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Botërorin rus, janë nën akuzë se organizuan një festë me prostituta, menjëherë pas një miqësoreje të zhvilluar ndaj Skocisë, shkruan TCH.Kjo është një akuzë e ngjashme dhe rast i përsëritur me vitin 2011, kur asokohe kombëtarja e Meksikës përjashtoi 8 lojtarë për një festë me vajza në hotelin e ekipit, që më vonë u konfirmuan se ishin eskorta me pagesë.Revista “TV Notas” raportoi ngjarjen, duke publikuar edhe fotografi që konfirmojnë akuzat për festën, e cila zgjati thuajse 24 orë në Mexico City.Portieri Ochoa, mbrojtësi Salcedo, mesfushori Fabian dhe sulmuesi i njohur Giovanni dos Santos janë mes futbollistëve të inkriminuar publikisht nga shtypi. Kjo situatë aspak e këndshme ka trazuar përgatitjet e ekipit në prag të miqësores me Danimarkën, të s..

Lexone

Humbi në det, shpëtohet 60-vjeçari në gjendje të pavetëdijshme (EMRI)

Një 60-vjeçar është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Policia Kufitare. Ai e kishte kaluar natën në det pasi kishte humbur orientimin.Lulzim Hajdaraj kishte dal që dje pasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova), por kishte humbur në det dhe si pasojë e errësirës ishte larguar 3 milje nga bregu.Mësohet se një anije në Radë ka raportuar se ka parë pedalonen dhe menjëherë ka ndërhyrë Kapiteneria e Portit duke njoftuar Policinë Kufitare, që ka shpëtuar personi rreth orën 06:15 të mëngjesit.Bëhet e ditur se 60 vjeçari ishte në gjendje shoku dhe i pa vetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.Fatmirësisht është shmangur tragjedia dhe ai është transportuar shëndosh e mirë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në Zyrën e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I vihet zjarri Kishës Katolike “Shën Dominiku” në Durrës (FOTO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit, ku i është vendosur zjarri një objekti kulti.Bëhet fjalë për Kishën Katolike “Shën Domoniku”, që gjendet në zonën e Kënetës, të cilës i është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar.Nga zjarri janë djegur dyert e jashtme dhe disa objekte në hyrje të kishës.1 of 5Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse që ka parandaluar përhapjen e flakëve dhe dëme më të mëdha. Ato janë njoftuar menjëherë sapo janë vënë re flakët gjatë natës.Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone