Home / Tag Archives: menjehere (page 3)

Tag Archives: menjehere

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sapo ishte kthyer nga Anglia, djali vret nënën dhe babain në Peshkopi (EMRAT)

Foto nga vendi i ngjarjes Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur këtë të enjte qytetin e Peshkopisë. Mësohet se një krim i dyfishtë në familje ka ndodhur në një banesë në zonën e “Llixhave”, ku djali i familjes ka vrarë nënë dhe babain.Ai quhet Qemal Sela dhe është 26-vjeç. Sipas dëshmitarëve djali i çiftit Sela ishte kthyer mbrëmë nga Anglia dhe kishte probleme mendore.Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Zeqimete Sela, 50 vjeçe.Policia ka arrestuar menjëherë djalin dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që e çoi deri në këtë vendim ekstrem. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe disa gëzhoja.Vijon…7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Momenti tronditës, burrit i shpërthen telefoni në çantë

Disa pasagjerë në një autobus në Kinën juglindore ishin dëshmitarë të një incidenti të tmerrshëm javën e kaluar kur një karikues telefoni i njërit prej pasagjerëve shpërtheu në çantën e tij.Pasagjeri gjendej në një autobus në Guangdong të mërkurën e kaluar, kur çanta e tij shpërtheu përpara tij.Ai menjëherë hodhi çantën në dysheme dhe zjarri u shua disa sekonda më vonë.Ai mbijetoi incidentin i palënduar. (TemA)

Lexone

Rama paraqitet në seancë, Basha: Po bllokon integrimin për Tahirin e Xhafajn

U deshën tre ndërprerje radhazi të seancës dhe përplasje Basha-Ruçi që në Kuvend të rikthehej qetësia dhe kjo falë mbërritjes në sallë të kryeministri Edi Rama, praninë e të cilit prej mëse 2 orësh e kërkoi kreu i PD, pasi sipas tij duhet të japë llogari për lidhjen me krimin dhe mbrojtjen e vëllezërve Xhafaj.Basha mori menjëherë fjalën pas ndërprerjes së tretë, duke iu drejtuar rivalit të tij politik dhe e bëri atë përgjegjës për mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe vendosjen në zbatim të një skenari të njëjtë kriminal për Xhafajt.“Kanë kaluar katër javë nga skandali Xhafaj dhe Edi Rama s’ka marrë asnjë masë. Ky mbetet rasti unik dhe i vetmi në botë ku ministri që duhet të zbatojë ligjin Antimafia është vetë subjekti i ligjit. U bënë katër javë që Rama dhe Xhafaj i japin mbështetje të përditshme krimit, trafikut dhe bandave të lidhura me qeverinë. Tahiri sot është në liri. Xhafaj mungon se nuk i del koha se ka për të survejuar opozitën, intimiduar median dhe t’i bëjë presion drejtësisë...

Lexone

Reuters: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë (dhe beteja e Merkel)

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkrua..

Lexone

Mesazhi prekës i Manuel Neuer: Kam vuajtur për të

Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League kanë bërë xhiron e bitës dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë si disa prej gabimeve më të mëdha të historisë së futbollit.Tani, Manuel Neuer ka dashur të ngushëllojë kolegun e tij nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë.“Të gjithëve ne këtu na ka qarë zemra duke parë gabimet e Karius”, ka thënë gjermani, shkruan Telesport.“Kemi vuajtur bashkë me të, është një situatë e vështirë.Po të isha në vendin e tij do të doja të qëndroja vetëm. Pushimet e verës nuk janë një gjë e mirë.Pas një gabimi kërkon të kthehesh menjëherë në fudhë për të fshirë figurën e keqe”.Numri një i Bayern i ka bërë një urim të bukur Karius-it.“Është i ri, mund të luajë finale të tjera. Do të kishte qenë e rëndë nëse do të kishte qenë ndeshja e fundit.Shpresoj me gjithë zemër që të luajë ndeshje të tjera të rëndësishme”, ka thënë Neuer.

Lexone

Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave

Përfaqësuesit e opozitës në Guatemala kanë kërkuar që kreu i Agjencisë së Reagimit Emergjent (Conred) të shkarkohet. Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego.Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale. Nëntëdhjetë e nëntë persona janë shënuar si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore që nga e diela dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Ekspertët e vullkanologjisë thonë se u kanë bërë thirrje zyrtarëve të evakuojnë zonën rreth vullkanit Fuego herët të dielën – për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe flukseve të shpejtë të vullkanit.Por thuhet se Conred nuk veproi menjëherë. Vetë agjencia thotë se paralajmërimet e ekspertëve nuk ishin mjaft të sakta për të shkaktuar evakuim masiv.Por Taracena i partisë opozitare UNE tha se qeveria e Guatemalës duhet të hetojë për çështjen në fjalë.Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në..

Lexone

3-vjeçarja pi ujë me helm, ndahet nga jeta në spital

Një vajzë vetëm 3 vjeçe ndërroi jetë pasi gabimisht piu ujë në një shihe me insekticide.Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tre Urat në Lushnje. 3-vjeçarja H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj.Edhe pse ajo u dërgua menjëherë në spital, 3-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.Policia njoftoi se ngjarjen po e ndjek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexone

Gjirokastër, dy persona qëllohen me armë zjarri para një pike bastesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës.Një konflikt në një pikë bastesh pranë Drejtorisë së Policisë ka përfunduar me dy të plagosur me armë zjarri.Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit: XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Londër, zjarr masiv në hotelin luksoz (Foto+Video)

Një hotel luksoz në Londër është përfshirë nga flakët. Mediat britanike raportojnë se 120 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët.Hoteli sapo ka përfunduar rinovimin më të kushtueshëm të bërë në historinë e tij 115-vjeçare. Inaugurimi i tyre u bë më 29 maj.Re të mëdha tymi janë shpërndarë menjëherë. Ende nuk dihen shkaqet dhe nëse ka persona të lënduar.1 of 3http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/06/06/673500662849124650/640x360_MP4_673500662849124650.mp4 6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone