Home / Tag Archives: menjehere (page 20)

Tag Archives: menjehere

SHËNIM: Prokuroria duhet të sekuestrojë kasetën e PD-së

Prokuroria duhet të nisë menjëherë procedimin për hetimin e kasetës audio të publikiar nga Partia Demokratike për të verfikuar autenticitetin e saj dhe për të zbardhur të vërtetën.Audio dhe përgjimi i metejshëm duhet të hetohen me detaje duke i bërë të qarta për publikun nëse jemi para një iskenimi apo veprimtarie reale.Nxitja e hetimit është e vetmja rrugë për të zbardhur të vërtetën dhe për të lënë mënjanë politikat e shantazhit.Ministri i Brendshëm i cili ka rezultatet më të mira në betejën kundër krimit dhe lëndëve narkotike, nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në një kohë që ende s’është e qartë dhe shantazhimi i tij dëmton integritetin e policisë.Për këtë arsye, vetëm hetimi i shpejtë dhe zbardhja e së vërtetës është zgjidhja më e shëndoshë. (TemA)

Lexone

Ky test i thjeshtë zbulon shumë për shëndetin tuaj

Trupi ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm.Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni. Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup.Dehidratimi i shkakton trupit disa probleme të brendshme e të jashtme, të cilat manifestohen me simptoma të qarta.Në videon e mëposhtme mund të gjeni një test të thjeshtë që tregon nëse po vuani nga dehidratimi.Tërhiqni lëkurën e njërës dorë, mbajeni për 3 sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse lëkura nuk është elastike, do të thotë se jeni të dehidratuar dhe duhet të konsumoni menjëherë ujë.Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.Disa nga shenjat e tjera që paralajmërojnë se jeni të dehidratuar janë: tharje dhe erë e keqe nga goja, shikimi i turbullt, dhimbja e muskujve, luhatjet e humorit, ngjyra e errët e urinës etj.

Lexone

Belgjikë, Club Brugge fiton titullin e 15-të

Club Brugge rikthehet në majën e futbollit belg. Ekipi i drejtuar nga Ivan Leko u shpall kampion i Belgjikës për herë të 15 në histori dhe ky sukses erdhi pas barazimit 1-1 me rivalët e drejtëpërdrejtë për titull Standard Liege. Vetëm një javë nga fundi, Brugge duhej vetëm të merrte një pikë dhe atë bëri madje luajti edhe me 10 lojtarë në 10 minutat e fundit të takimit. Menjëherë pas barazimit nisi dhe festa e kampionëve në fushë e më pas në dhomat e zhveshjes.14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

A jam i/e prekur nga anemia?

big brother

Përshtati në shqip: Blertina KokaAnemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Ajo ju shkakton dobësi dhe lodhje. Ka disa forma të anemisë dhe shkaktarët përkatës. Konsultohuni me mjekun nëse dyshoni se keni anemi pasi mund të jetë shenjë paralajmëruese e ndonjë sëmundje të rëndë. Trajtimet për aneminë fillojnë nga marrja e suplementeve deri tek nënshtrimi i procedurave mjekësore. Mund të parandaloni disa lloje të anemisë duke u ushqyer shëndetshëm.SimptomatShenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të shkakut të anemisë. Disa nga këto simptoma janë:Lodhje Dobësi Zverdhje të lëkurës Rrahje të çrregullta të zemrës Probleme me frymëmarrjen Marramendje Duar dhe këmbë të ftohta Dhimbje në kraharor Dhimbje kokeFillimisht simptomat mund të jenë aq të lehta sa nuk mund të kuptohet që po vuani nga anemia. Por, me përkeqësimin e simptomave fillon të përkeqësohet edhe anemia.Kur duhet të bëni vizi..

Lexone

Myslimanët dhe urrejtja kundër hebrenjve: E re apo e vjetër?

Politologu David Ranan ka polarizuar me tezat e tij për antisemitizmin mysliman. Ai kërkon një qëndrim më të diferencuar ndaj qëndrimeve antisemitiste në Europë dhe Lindjen e Mesme.Mobing kundër nxënësve hebrenj, sulm kundër një personi me kipa në Berlin, dy reperë gjermanë që me vargje këngësh pa shije dhe të perceptuara si antisemite morën një çmim: Antisemitizmi duket se po marshon në Gjermani.Sipas një statistike aktuale për kriminalitetin, Ministria Federale e Punëve të Brendshme thotë se ai ka shënuar rritje të lehtë në 2017-n, 2,5% të veprave penale me motive politike, ku mes tyre shënohen edhe sulmet kundër hebrenjve apo qendrave të tyre.Si autorë të sulmeve dalin në pah gjithnjë e më shumë myslimanë. Komunitetet hebraike i tremben rritjes së numrit të emigrantëve nga rajone arabe se mund të rritet edhe numri i antisemitëve në Gjermani.Politologu gjermano-britanik dhe ekspert i antisemitizmit, David Ranan i është ofruar këtij debati me librin e tij „Antisemitizmi myslim..

Lexone

Vllaznia pranë Kategorisë së Parë, trajneri Gjoka jep dorheqjen

Humbja e Vllaznisë me Partizanin me rezultatin 2-0 ishte goditja e fundit për ekipin shkodran, ekipi kuqeblu shkon drejt Kategorisë së Parë.Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka komunikuar se do të japë dorëheqjen, madje e ka bërë atë.Vendimin e ka përcjellë menjëherë te gazetarët, pasi nuk ka pranuar të flasë.Largimi i tij sjell një tjetër moment të errët në qytetin verior. Vendimi është i pakthyeshëm.

Lexone

FOTOT: Incidenti në Eurosong, kush është reperi shqiptar që i rrëmbeu mikrofonin këngëtares britanike

Përpos shkëlqimit që pati nata finale e “Eurosong 2018” nuk ka kaloi pa incidente.Një person u ngjit në skenë në kohën kur po këndonte këngëtarja e Britanisë së Madhe Surie dhe i rrëmbeu asaj mikrofonin.Në ato pak sekonda ai u shpreh “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, duke ia rikthyer në kohë rekord mikrofonin këngëtares.Por, kush është ky personazh? Ai është një reper dhe është me origjinë shqiptare.Quhet Kostandin, por njihet me emrin e artit Dr. A.C. (TemA)

Lexone

VIDEO: “Pulën” e Eurovision e zë “syri i keq” pas fitores, rrëzohet nga shkallët

Fituesen e Eurovision 2018 Netta Barzi mesa duket e ka zënë syri i keq pas fitores.Kjo pasi menjëherë pas përfundimit të përformancës si kënga fituese ajo është rrëzuar nga shkallët duke marrë përpara vetes gjithë stafin i cili e shoqëronte.Ndërkohë pas kësaj shfaqje të sikletshme Netta Barzi ka dhënë intervistat për fitoren e saj duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë.Netta përfaqësoi shtetin e Izraelit dhe arri të ftojë Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” falë pikëve që i dha publiku. (TemA)

Lexone

Eleni Fouriera “tërbon” Ermal Metën, çfarë ndodhi në Eurosong?

Menjëherë pas performancës së Eleni Foureira në finalen e Eurovision ka vijuar garën këngëtari tjetër me origjinë shqiptare Ermal Meta. Shqiptari shumë i suksesshëm në Itali, Ermal Meta ka performuar në finalet e Eurovision bashkë me Fabrizio Moron.Teksa gazetarja e Rai Uno e pyeti se si u ndje gjatë performancës, Ermal Meta është shprehur se mezi u përqëndrua pasi ” e tërboi” Eleni Fouriera, një tjetër këngëtare me origjin shqiptare, por që në Eurosong përfaqëson Qipron.Gazetarja: “Si u ndjeve gjatë performancës?Ermal Meta: Shumë mirë, por na iku mendja nga performanca e Elenit. Nuk e di se si u perqëndrova në ekzibicionin e performancës, pasi na iku mendja nga Eleni që ishte bombë shpërthyese./zoneelire.alThe post Eleni Fouriera “tërbon” Ermal Metën, çfarë ndodhi në Eurosong? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone