Home / Tag Archives: menjehere (page 2)

Tag Archives: menjehere

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Viktima Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Autori i krimit Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Lexone

Tiranë, djali vret 19-vjeçaren dhe më pas qëllon mbi veten (EMRAT)

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.Kjo ngjarje vjen vetëm ..

Lexone

Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje.Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister.Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Lexone

Skandal në ‘Rusi 2018’, gjyqtari përjashtohet për korrupsion (Video)

Botërori nuk ka nisur ende por kontigjenti i arbitrimit ka ndezur tashmë diskutimet. Madje, ka shënuar skandal të madh. Në vitin e eventit historik të teknologjisë, edhe në kompeticionin më madhor për përfaqësueset, përmes përdorimit të VAR (video asistentit të arbitrit), vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra me 63 asistentë e përzgjedhur për të mbështetur 36 vërshëllyesit që do të drejtojnë ndeshjet e programuara për të nisur më datë 14 qershor e përfunduar në 15 korri, ka humbur tashmë një prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për kenianin Aden Marwa, i përjashtuar me efekt të menjëhershëm për shkak të korrupsionit.Ishte ‘BBC’ që tronditi fuqishëm botën e futbollit përmes një hetimi 2-vjeçar, të publikuar me një video ku përmblidhen pamjet filmike që dëshmojnë ndër të tjera se si asistenti Marwa, ka pranuar propozimin e një gazetari ganez të infiltruar si anëtar i FIFA-s, duke përvetësuar shumën prej 500 euro. Pranimi i parave nga ana e asistentit, që ka thy..

Lexone

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash (Foto)

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.1 of 5Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindisi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindsi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tragjedia në Peshkopi/ 26 vjeçari vrau prindërit me automatik, zbardhen identitetet

Ngjarje e rende ne Peshkopi. Djali ka vrare nenën dhe babanë ne rrethana qe ende presin te sqarohen. Sipas te dhënave te para i riu mësohet se kishte vetëm dy jave qe kishte ardhur nga Anglia.Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij. Dyshohet se ai ka pasur probleme mendore. Policia ka nisur hetimet menjëherë, duke bere fillimisht arrestimin e autorit. Ne vend është gjetur arma me te cilën ai ka vrare prindërit e tij dhe janë sekuestruar gëzhojat.Qemal Sela, rreth 26 vjeç, I ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Ndërkohë, policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes dhe po vijon punën për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.The post Tragjedia në Peshkopi/ 26 vjeçari vrau prindërit me automatik, zbardhen identitetet appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Çelja e negociatave, tre vende të BE-së mbajnë peng “OK” për Shqipërinë

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan R..

Lexone

PD e kërkoi në Kuvend, Xhafaj takon Lu dhe lëviz me makinën e ambasadorit

Mosprania e tij sot në sallën e Kuvendit ishte shkaku i një përplasje midis kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi që të thirrej menjëherë dhe jepte llogari për vëllain trafikant droge.Por, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga kryeministri Edi Rama nuk e mori parasysh thirrjen e Bashës dhe ka qëndruar në zyrën e tij, ku ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu.1 of 2Mësohet se kryediplomati amerikan në Tiranë dhe ministri i Brendshëm kanë diskutuar me njëri-tjetrin për 30 minuta, por ende nuk dihen detaje nga biseda.Siç duket edhe nga fotot e shkrepura pranë ministrisë së Brendshme, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga godina dhe kanë lëvizur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit të SHBA-ve.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone