Home / Tag Archives: menjehere

Tag Archives: menjehere

REAGIMI: Ardian Dvorani sqaron takimin me Ben Blushin, pas ankesës së ish-ortakeve të TCH dhe denoncimit të Berishës

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka reaguar pas ankesës së ish-ortakeve të TCH dhe denoncimit të Berishës që thoshte se Ben Blushin po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj. Berisha publikoi dhe disa fotografi ku shfaqet gjykatësi Ardian Dvorani teksa takohet me Ben Blushin. Në një reagim dërguar kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorm, gjykatësi Ardian Dvorani sqaron takimin që ka pasur me Ben Blushin në ambientet e një lokali në kryeqytet. Dvorani sqaron se me Ben Blushin njihet personalisht dhe familjarisht, prej më shumë se 35 vjetësh dhe se për shkak të rrjedhave të jetës dhe të karrierave përkatëse, ndonëse nuk ndodhin shpesh, me thirrjen a kërkesën e njëri-tjetrit apo kur është rasti, dëgjoheshin dhe shikoheshin për të biseduar në përgjithësi. Më tej ai vijon se “një rast i tillë, ka qenë edhe takimi dhe biseda me zotin Blushi, në datën 24.05.2018 në bar-restorantin e hotel ..

Lexone

Aksident i rëndë në Gjirokastër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtimin e plagëve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Momenti i pabesueshëm: I kalon rrota e kamionit mbi kokë, shpëton mrekullisht i riu

Ky është momenti i pabesueshëm kur një djalë arrin t’i mbijetojë një aksidenti të tmerrshëm edhe pse rrota e kamionit kaloi mbi kokën e tij. Siç edhe mund të shihet edhe në pamje motoçiklisti shpëton pasi kishte të vendosur helmetën në kokën e tij. Por edhe pse djali u përfshi në këtë aksident të tmerrshëm, ai u çua menjëherë në këmbë dhe mori me disa dëmtime. Pamjet u kapën të martën në Cainta të Filipineve. (TemA)

Lexone

DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni. Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljeta kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri. Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë. Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar. “Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31- vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora. Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete. Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën. Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e p..

Lexone

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni. Viktima Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Autori i krimit Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik. Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Lexone

Tiranë, djali vret 19-vjeçaren dhe më pas qëllon mbi veten (EMRAT)

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten. 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni. Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës. Kjo ngjarje vjen vetëm ..

Lexone

Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister. Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Lexone

Skandal në ‘Rusi 2018’, gjyqtari përjashtohet për korrupsion (Video)

Botërori nuk ka nisur ende por kontigjenti i arbitrimit ka ndezur tashmë diskutimet. Madje, ka shënuar skandal të madh. Në vitin e eventit historik të teknologjisë, edhe në kompeticionin më madhor për përfaqësueset, përmes përdorimit të VAR (video asistentit të arbitrit), vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra me 63 asistentë e përzgjedhur për të mbështetur 36 vërshëllyesit që do të drejtojnë ndeshjet e programuara për të nisur më datë 14 qershor e përfunduar në 15 korri, ka humbur tashmë një prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për kenianin Aden Marwa, i përjashtuar me efekt të menjëhershëm për shkak të korrupsionit. Ishte ‘BBC’ që tronditi fuqishëm botën e futbollit përmes një hetimi 2-vjeçar, të publikuar me një video ku përmblidhen pamjet filmike që dëshmojnë ndër të tjera se si asistenti Marwa, ka pranuar propozimin e një gazetari ganez të infiltruar si anëtar i FIFA-s, duke përvetësuar shumën prej 500 euro. Pranimi i parave nga ana e asistentit, që ka thy..

Lexone

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash (Foto)

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 1 of 5 Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore. Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindisi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët. Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”. Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo. “Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone