Home / Tag Archives: mendojne

Tag Archives: mendojne

Tregu i pistë në Durrës, mishi e bulmeti shiten në tokë

Qumësht, gjizë, vezë, fruta e perime që tregtohen në kushte higjienike të papërshtatshme, mes pluhurit dhe tymit të automjeteve rrezikojnë konsumatorin durrsak.Përreth tregut të fruta-perimeve në Durrës ka ende ambulantë që i tregtojnë produktet ushqimore në tokë.Ka dhe konsumatorë që mendojnë se tregtaret janë të detyruar të tregtojnë në rrugë për bukën e gojës, ndërsa pasiguria mbi ushqimet sipas tyre është kudo, dhe në dyqane e markete.Informacionet e shpërndara nga AKU për bllokimin e sasive të mishit me prani salmonele, apo të produkteve të prodhuara e tregtuara jashtë standardit e afatit të skadencës, i bëjnë qytetarët edhe më dyshues mbi cilësinë e ushqimeve në treg dhe rolin e agjencive ligj-zbatuese, të cilat duhet ta kryejnë në mënyrë të vazhdueshme detyrën e tyre dhe jo mbi bazën e aksioneve sezonale.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Çfarë i ndodh fëmijës kur nëna qan?

Femra nga vetë natyra është e ndjeshme, shumë më e ndjeshme se mashkulli. Por, një grua shtatzënë është akoma edhe më e ndjeshme, preket për gjëra të vogla, gati të parëndësishme. Preket kur shikon një film romantik, madje edhe një reklamë mund ta bëjë për të qarë.Por, sa ndikon e qara e nënës te fëmija? Mjekët këshillojnë nënat shtatzëna se para se të qajnë duhet të mendojnë për fëmijën e tyre, pasi një gjendje jo e mirë emocionale e nënës ndikon drejtpërdrejt te fëmija. Nuk është e vërtetë që fëmija nuk ndjen asgjë, fëmija përjeton të njëjtat emocione si nëna. Situata ndryshon nëse flasim për probleme më të rënda të nënës, siç është depresioni. Nëse gjatë shtatzënisë nëna kalon faza depresioni, kjo ndikon të fëmija në formimin e personalitetit pasi të lindë. Nëse nëna kalon depresion gjatë shtatzënisë , ekspertët thonë se fëmija pasi të lindë do jetë shumë më i ndjeshëm dhe i pasigurt.Prandaj gratë shtatzëna duhet të mundohen të jenë sa më të qeta, të bëhen të forta, duke menduar..

Lexone

OSBE: Burrat në Kosovë mendojnë se gratë meritojnë të rrihen

Më shumë se 30 përqind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesërisht” që gratë meritojnë të rrihen, thuhet në një anketë të realizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.Në anketën e titulluar: “Këndvështrim i burrave mbi barazinë gjinore në Kosovë”, OSBE ndër të tjera ka pyetur burrat “ka raste kur gruaja vërtetë e meriton të rrihet”.Mbi 32 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “pajtohen pjesërisht “ që gruaja meriton të sulmohet fizikisht, 8.7 për qind pajtohen plotësisht, ndërkaq 54 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me këtë konkludim./rel/

Lexone

Jeni akoma beqarë? Epo fajin e keni vet sipas ekspertëve

Sipas psikologëve ekziston një arsye pse shumë nga ne jemi akoma single. Jeni duke sabotuar veten dhe s’po e kuptoni!Kjo është diçka që ne nuk e kuptojmë gjatë kohës që e bëjmë, por njerëzit luajnë një rol të rëndësishëm në statusin e tyre romantik.Por ç’është sabotimi i vetes?Asgjë më tepër sesa thjesht sjelljet tuaja të përditshme. Ka njerëz që bllokojnë çdo mundësi vetëm sepse mendojnë se nuk janë tërheqës. Pra nëse i thua botës që nuk je gati për një lidhje, çfarë pret?Sabotimi i vetes në qendër ka frikën dhe pasigurinë tek vetja. A ju ka ndodhur të gjeni justifikime nga të gjitha llojet vetëm për të shmangur një takim?Të gjithë këtë e keni bërë vetëm për të mbrojtur veten nga lëndimi, apo nga frika e refuzimit.Padashur njerëzit e sabotojnë veten në 3 mënyra. Duke menduar se janë më mirë vetëm, ai do të më tradhtonte nëse lidhemi apo nuk kam kohë për këto punë. Tani që e mësuat e dini çfarë të bëni apo jo? Hapi i parë: Mësoni të doni veten!Burimi: Anabel.alThe post ..

Lexone

FOTOT: Si në filma, i dënuari gërmon një tunel 230 metra të gjatë për tu arratisur nga burgu

Arratisja nga burgu është diçka që të burgosurit e mendojnë orë e çast.Dhe diçka të tillë pothuajse e ka bërë realitet një i burgosur në burgun Boa Vista, në Brazilin verior.Judson Cunha Evangelista, 26 vjeç, kishte kaluar muaj të tërë duke gërmuar një tunel nën tualetin e qelisë së tij.Ai kishte arritur të gërmonte një tunel prej 230 metrash të gjatë që të nxirrte përtej murit rrethues të burgut.Por në tentativë për tu arratisur ai u mbyt në tunel pasi besohet se ka pësuar një mungesë akute të oksigjenit, dhe pavarësisht se u kthye në qelinë e tij, 26 vjeçari vdiq. (TemA)

Lexone

Harrojini kremrat e shtrenjta! Ja si t’i mbani rrudhat larg

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat dhe pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha.Shumë gra harxhojnë shuma të mëdha parash për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve, tonikëve etj.Shkencëtarët mendojnë se një dietë e pasur në fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh. Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me..

Lexone

Afrime të reja te Kukësi, ja kush janë dy mesfushorët spanjollë

Drejtuesit e Kukësit mesa duket kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe për skuadrën që do të marrë pjesë në Europë.Te Kukësi, kanë ardhur në provë dy mesfushorë spanjollë, të cilët do të vëzhgohen nga trajneri Pakult dhe nga stafi i tij e më pas do të vendoset për të ardhmen e tyre.Bëhet fjalë për mesfushorët Aleks Cano dhe Pao Otero, të cilët janë bashkuar me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdo0jë provën për disa ditë të tjera.Aleks Cano, 28 vjeç, ka lindur në Barcelonë dhe vjen nga Kategoria e Tretë e kampionatit spanjoll.Ai aktivizohej me skuadrën e Gavas në Spanjë, skuadër që renditet në vendet e fundit, ndërkohë që te Kukësi vjen si lojtar i lirë.

Lexone

Këto janë 5 arsye përse duhet të konsumoni banane

Banania është një frut shumë i dashur për të gjithë, por shumë njerëz mendojnë se ajo nuk duhet konsumuar pasi mund të ndikojë në shtimin e peshës.Kjo është një shprehi e gabuar, pasi gjithçka që konsumohet në përmasa të pakontrolluara, do të mund të rrisi përmbajtjen e masës dhjamore. 1 banane është e barabartë me 2 fruta të vogla.Sipas dietologes Viktoria Naco, këto janë 5 arsyet përse ju duhet të konsumoni banane:Bananja është një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në Kalium (hipertensionin); Parandalon depresionin ose gjendjen e trishtë, pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan, e cila transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi dhe ne ndihemi të lumtur; Është një vakt ideal para palestrës; Të gjithë që kanë problem me gastritin ose kanë reflekse të shpejta, mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomak; Ndalon dhimbjen muskulare (tendinat e dëmtuara), pasi përmban një sasi shumë të lartë në kalium (kripërat minerale ndihmojnë në la..

Lexone

Projekti i ri i Napolit, kërkon Igli Taren si drejtor sportiv

Napoli mendon të nis një projekt të ri. Pas dështimeve të viteve të fundit për të fituar kampionatin por edhe për të bërë një hap cilësor në Europë, drejtuesit napoletan po mendojnë të ndryshojnë strukturat në klub.Emri nga mund t’ia fillohet është ai i Igli Tares. “Biondi” shtatlartë është vlerësuar shpesh me çmime dhe lëvdata nga mediat italiane për punën e bërë të Lacio.Portale napoletani shikojnë shqiptarin si pasardhës të Kristiano Guintoli, i cili po mendon largimin pas ngjarjeve të fundit.Kontrata e Tares mbaron në fund të sezonit, megjithëse kanë dalë zëra se rinovimi është një formalitet.Ndoshta një buxhet i palimituar nga De Laurentis mund ta tundonte Taren.

Lexone

Sa 3-sha ka në këtë foto? Vetëm 1% e njerëzve gjejnë përgjigjen e sakt

Së fundmi një nga testet që po çmend rrjetet sociale është një figurë që të kërkon të gjesh numrin e treshave që ndodhen në të. Edhe pse shumica në fillim mendojnë se kjo gjë është shumë e thjesht, në fund të gjithë kanë dhënë përgjigjen e gabuar dhe vetëm një përqindje e vogël e njerëzve kanë gjetur se sa 3-sha ka në të vërtetë në figurën e mëposhtme.Nëse dhe ju mendoni se jeni i zgjuar dhe gjithmonë përgjigjeni me logjikë, bëni këtë test dhe zbuloni nëse i përkisni përqindjes së vogël të njerëzve të zgjuar.Sa tresha ka në këtë figurë?Përgjigja e saktë është 19-të! Nëse keni gabuar atëherë i bie që nuk keni numëruar treshat që ekzistojnë tek pjesa e orës, e karikimit dhe tek pjesa e fjalës së shkruar.

Lexone