Home / Tag Archives: mendohet

Tag Archives: mendohet

Shorti i Champions League, grupe “ferri” për sezonin 2018-2019

Janë mësuar dhe 8 grupet e Champions League, me 32 skuadra që do të përplasen kundër njëra-tjetrës.Një grup shumë i vështirë është ai për Napolin, pasi kundër do të kenë PSG-në, Liverpulin dhe Cverna Zvezda. Kampionët në fuqi, Real Madrid, do të kenë në grup Romën, CSKA-në e Moskës dhe Viktoria Pëlzen.1 of 4Një rikthim jo shumë i ëmbël për Interin në Champions, pasi në grup do të kenë Barcelonën, Totenhamin dhe PSV Eindhovenin.Juventusi do ta ketë të vështirë kundër Mançester Junajtid dhe Valencias, por nuk mendohet se do ta ketë të vështirë kalimin e fazës së grupeve.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Zbulloni shifrën marramendëse që u shit Ferrari i rrallë 250 GTO

Ferrari 250 GTO është i njohur si një nga makinat më të çmuara në botë dhe është mjaft e rrallë, vetëm me 39 modele të prodhuara në të gjithë botë.Dhe Ferrari i vitit 1963 ka vendosur rekord duke u shitur në ankand për 70 milionë dollarë.Ky mendohet të jetë çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një makinë.Raportohet s makina e iu është shitur një biznesmeni amerikan. (TemA)

Lexone

Nis protesta e opozitës, kërkohet largimi i Fatmir Xhafajt

Protestuesit e thirrur nga opozita, PD dhe LSI kanë nisur të mblidhen dhe të marshojnë duke nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ për t’u grumbulluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe konkretisht përpara Kryeministrisë.Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi janë nisur secili në këmbë nga selitë e tyre të shoqëruar nga qindra simpatizantë, për t’u bashkuar më tej në një pikë të bulevardit ku mendohet të kulmojë edhe protesta26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e të riut që ra te Shpella e Pëllumbasit

Polumbarët e RENEA kanë nisurr gjatë mëngjesit të sotëm kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, në Tiranë.Xhorxho Seferi mendohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, ndaj kërkimet e polumbarëve ditën e sotme janë përqendruar në rrjedhën e lumit Erzen.Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, ku 20-vjeçari Seferi së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini ishin rrëzuar në kanion. Ky i fundit fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë dëmtim nga rrëzimi.20-vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Reperi i njohur nuk ka ku çon paratë; ja çmenduria që ka bërë

Reperi i famshëm amerikan, Sean “Diddy” Combs, i njohur më parë edhe si Puff Daddy dhe P Diddy, ka blerë në ankand një pikturë të Kerry James Marshall për plot 21,1 milionë dollarë.Sipas mediave të huaja, mendohet se kjo shumë është më e larta në histori për një vepër të një artisti afro-amerikan.Piktura e titulluar “Kohët e kaluara” tregon amerikanët me ngjyrë duke bërë piknik, ski në ujë e duke dëgjuar muzikë në parkun e Çikagos. Kjo pikturë është 4 metra e gjerë.Fillimisht, nga shtëpia e ankandit pritej që kjo pikturë të blihej për 8 milionë dollarë.Kerry James Marshall është i njohur për pikturat e tij që tregojnë jetën e afro-amerikanëve. Ai ka lindur në Alabama dhe është rritur në Los Angeles, përpara se të zhvendosej në Çikago.The post Reperi i njohur nuk ka ku çon paratë; ja çmenduria që ka bërë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Qyteti i varrosur nën Ohër, liqeni i legjendave

Liqeni i Ohrit mendohet të jetë një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën, ku mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri në 5 milion vite i vjetër.Ai u krijua si pasojë e një shembje të tokës, një teori që është vërtetuar nga aktivitetet e shumta tektonike, si edhe nga ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.Sot, ky liqen shërben si një nga atraksionet turistike më të mëdha për të gjithë turistët e huaj, por edhe vendas.Sipas gojëdhënave, kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh”.Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e..

Lexone

Përplasje tek Varrezat e Dëshmorëve, sulmohen me shkopinj simpatizantët komunistë

Një incident i paprecedent është shënuar paraditen e sotme në Varrezat e Dëshmorëve.Ashtu siç ka ndodhur çdo vit, mbështetës të Partisë Komuniste kanë pritur të përfundojnë nderimet zyrtarëve të krerëve të shtetit për të bërë homazhet e tyre për dëshmorët me fotot e Enver Hoxhës në duar.Por tubimi i tyre është ndërprerë nga disa persona, të cilët mendohet se ishin mbështetës të PD të cilët kanë përdorur pankartat dhe shkopinjtë duke qëlluar në drejtim të tyre. Nuk ka munguar edhe dhuna verbale dhe ofendimet nga më të rëndat në drejtim të të moshuarve dhe diktatorit Enver Hoxha.Incidenti ka ndodhur vetëm pak minuta përpara se në Varrezat Dëshmorëve të mbërrinte lideri i PD, Lulzim Basha për të kryer homazhet me rastin e 5 Majit5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Përplasje tek Varrezat e Dëshmorëve, sulmohen me shkopinj veteranët

Një incident i paprecedent dhe shumë i shëmtuar është shënuar paraditen e sotme në Varrezat e Dëshmorëve.Ashtu siç ka ndodhur çdo vit, veteranë të luftës kanë pritur të përfundojnë nderimet zyrtarëve të krerëve të shtetit për të bërë homazhet e tyre për dëshmorët me fotot e Enver Hoxhës në duar.Por tubimi i tyre është ndërprerë nga disa persona, të cilët mendohet se ishin mbështetës të PD kanë përdorur pankartat dhe shkopinjtë duke qëlluar në drejtim të veteranëve. Nuk ka munguar edhe dhuna verbale dhe ofendimet nga më të rëndat në drejtim të veteranëve të moshuar dhe diktatorit Enver Hoxha.Incidenti ka ndodhur vetëm pak minuta përpara se në Varrezat Dëshmorëve të mbërrinte lideri i PD, Lulzim Basha për të kryer homazhet me rastin e 5 Majit5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Gjyshi hero, ndalon njeriun e armatosur që po ndiqej nga policia

Ky është momenti kur një gjysh behët hero pasi ndaloi një njeri të armatosur, pasi ai po ndiqej nga policia.Gjyshi, i quajtur Bill, ishte duke pritur jashtë një biblioteke në Columbus, Ohajo, kur dëgjoi sirenë të policisë dhe pa një burrë që po vraponte.Bill priti të dyshuarin, që mendohet të ishte 18 vjeç, dhe sapo njeriu i armatosur kalon afër tij ai i vendos këmbën për ta penguar dhe i riu rrëzohet në tokë.Më pas njeriu i armatosur arrestohet nga policia. (TemA)

Lexone

Puthja vdekjeprurëse: Kurrë mos i puthni fëmijët nëse keni herpes në buzë

👍

Një vogëlushe përfundoi me plagë të rënda në duar dhe krahë pasi u prek nga herpesi. 3-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e mori këtë infeksion pasi i ati i saj, të cilit i ishte krijuar një herpes në buzë si pasojë e ftohjes, e kishte puthur.Mjekët fillimisht i ngatërruan simptomat e saj me të ekzemës dhe i dhanë antihistaminë, antibiotikë dhe kremra për këtë sëmundje. Pas një jave vajza u shtrua sërish në spital sepse nuk i ishin shëruar plagët. Këtë herë nëna u tha mjekëve që të atit të vajzës i ishte krijuar herpes si pasojë e ftohjes,Pasi morën mjekime për herpes, plagët iu shëruan për 10 ditë. Herpesi mund të rezultojë vdekjeprurës tek fëmijët duke qenë se sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar plotësisht.Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lexone