Home / Tag Archives: menaxhim

Tag Archives: menaxhim

Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve

Drejtuesit e spitaleve publike në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhim spitalor.Shkolla e drejtorëve nis sot dhe do të vijojë për 5 javë me radhë gjatë fundjavave, ku drejtuesit e spitaleve do të trajnohen për t’u bërë menaxherë më të aftë për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore.Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kursi do të nisë që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, që nga punësimi por edhe motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.Shkolla e drejtorëve është realizuar me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Lexone