Home / Tag Archives: mbremjes

Tag Archives: mbremjes

Vlorë, i riu i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. 26 vjeçari me iniciale R.R., është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.I riu ka krye aktin e vetëflijimit me një armë zjarri tip pistoletë. Hetimet e para të policisë flasin për një gjendje të rënduar psikologjike.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Mesaplik të Vlorës. “Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike”, bëjnë me dije blutë e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vlorë, ekzekutohet në atentat biznesmeni 29-vjeçar (Foto)

Një person është ekzekutuar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Pavarësia” tek ish- Kombinati i Peshkut. Me armë zjarri është ekzekutuar Vasil Dervishaj 29 vjeç, banues në Vlorë, pronar i një biznesi të njohur në qytetin bregdetar.Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vlorë, ekzekutohet në një atentat 29-vjeçari

Një person është ekzekutuar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Pavarësia” tek ish- Kombinati i Peshkut. Me armë zjarri është ekzekutuar Vasil Dervishaj 29 vjeç, banues në Vlorë.Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Spektakli i Dua Lipas në stadiumin e Kievit (Video)

Spektakli që dha Dua Lipa në stadiumin “Olimpiski” të Kievit i ka magjepsur të gjithë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë protagonistja e mbrëmjes para para finales së Ligës së Kampioneve, mes Realit dhe Liverpulit, që u fitua nga ekipi madrilen 3-1.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mohamed Salah do të jetë në Kupën e Botës

Dëmtimi i lojtarit të Liverpulit, Mohamed Salah, ishte lajm kryesor i mbrëmjes së djeshme, ku Reali fitoi Championsin e tretë radhazi.Ai doli i dëmtuar në pjesën e parë, pas një përplasjeje me Ramosin.Pas ndeshjes u tha se Salah ka humbur edhe Botërorin e Rusisë, por egjiptiani do të jetë në këtë eveniment.Pas ekzaminimeve të fundit, mësohet se Salah do të qëndrojë tri javë pushim.Ai do të jetë me Egjiptin në Rusi, edhe pse nuk mund të luajë në asnjë nga miqësoret para Botërorit.Sulmuesi shkoi direkt në spital për të bërë kontrollet përkatëse për shpatullën e dëmtuar dhe tashmë ka më shumë shpresa që ai të luajë në Botëror.Serxho Ramos ndërkohë i ka shprehur mbështetjen e tij egjiptianit, duke i uruar shërim të shpejtë në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Lexone

FOTOT: Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë, dëme mbi 260 mijë euro

Dy super-veturave një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS u përfshinë në një aksident të frikshëm.Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.Porsche i kuq me vlerë 90 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksidentNdërkaq Ferrari me vlerë 170 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 260 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë. (TemA)

Lexone

“Shkundet” jugu i vendit, 20 tërmete në 24 orë

Disa tërmete goditën vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme. Instituti i Gjeoshkencave njofton se janë regjistruar 20 tërmete me intensitet të ulët.Sipas regjistrimeve, lëkundjet e fundit të tërmetit janë ndjerë në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.Lëkundje të shumta janë ndjerë në fshatin Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.Tërmeti më i fuqishëm 4 ballë u ndje po në fshatin Vermik të Vlorës.Lista me 20 termetet

Lexone

I tha “vila e sat ëme”, Mustafa Nano flet për përplasjen me ish- ministrin e PD. Çani: Si e shave ashtu doktorin?

Analisti Mustafa Nano ka sqaruar përplasjen në një emision të mbrëmjes së djeshme me ish ministrin teknik të PD-së, Gazmend Bardhi të cilit i tha në debat e sipër “vila e sat ëme”.Në studio kishte plasur debati për vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit, debat që u nxit nga Nano, dhe nëse e bëri qëllimisht apo jo për të zhvendosur vëmendjen, e shpjegoi sot në emisionin “Zonë e Lirë”.Pjesë nga biseda:Çani: A ishte e qëllimshme?Nano: Po jo çfarë e qëllimshme, madje unë isha betuar që…Çani: Jo se thashë me vete që po ta kishte stimuluar këtë gjë, është publicist i paparë, nga shfaqja e ndryshove kompletNano: Po përmendja ca emra me një distancë, unë bëj ironi, bëj edhe me veten. Çani unë nuk jam i aftë të bëj gjëra të tilla kështu… Ndodhi…Çani: Kur ndodhin shpesh nuk janë rastësi. Po pastaj doktorin që e shave ashtu?Nano: Çani hidhemi te show

Lexone

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj padit 3 zyrtarët e PD, pas audiopërgjimit: I rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës e manipulimit të provave

Vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka depozituar kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe eshte degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.Mesohet se ne kallezimin penal depozituar ne oret e vona te mbremjes se te henes, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Lexone

Reali luan ‘tenis’ me Celtën, Bale shënon dygolësh

Reali i Madridit e ka mbyllur me fitore sezonin në ‘Santiago Bernabeu’, ku mposhti me rezultatin tenistik 6-0 Celta Vigon.Gareth Bale u tregua i jashtëzakonshëm në sfidën e mbrëmjes së sotme, duke shënuar dy golat e parë të takimit, ndërsa Isco, Hakimi dhe Kroos kompletuan festivalin e golave për madrilenët.Me këtë fitore Reali blindoi përfundimisht pozitat në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa javë ne fundit luan për statistikë në transfertën ndaj Villarealit.12 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone