Home / Tag Archives: mbremjen

Tag Archives: mbremjen

Zbuloni sa i ka kushtuar veshja Lori Hoxhës në dasmën e Sarës

Dasma e Sarës dhe Ledionit e cila është mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Komo të Italisë rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë.Ndërkohë që fustanin e nuses e zbuluam, e dyta për nga rëndësia por edhe kurioziteti ka qenë veshja e Lori Hoxhës, motrës së saj.Ndryshe nga gjithë të ftuarat, Lori ka zgjedhur një kostum në ngjyrë të kuqe të “Dolce Gabbanna”-s. Kostumi me mëngë të gjata, e ka kombinuar me një cantë në ngjyrë të kuqe, vathë dhe këpucë të zeza.Kostumi është i Dolce & Gabbana dhe ka kushtuar plot 2.950 Euro, ndërsa këpucët 725 euro.The post Zbuloni sa i ka kushtuar veshja Lori Hoxhës në dasmën e Sarës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

DENONCIMI: Ndodh çudia në Devoll, oficeri bëhet… mësues matematike

Përgjegjësi i zyrës Arsimore Alban Fetolli në Devoll shkel ligjin, duke lejuar licencimin e mësuesve jashtë profilit, oficerin e ka bërë mësues matematike dhe fizike, mësuesen e ciklit të ulët mësuese matematikë.Ai shkel mbi të drejtat e punonjësve duke mos i dhënë konfirmimin e statusit të nëpunësit civil. Inspekton për të përfituar dieta e karburant, shkolla të cilat janë mbyllur prej vitesh.Emëron drejtor shkollash të cilët kanë marrë pikë minimale në portalin e mësuesve.Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e të enjtes drejtorin e ZA Devoll, Alban Fetollin, i cili ka abuzuar me detyrën e tij. Ai ka licencuar mësues jashtë profilit ku një ish oficer e ka vënë të japë orët e matematikës dhe të fizikës, kurse një mësuese që është diplomuar për Cikël të Ulët e ka vënë të japë matematikë.Gazetarët e Fiksit i kërkuan një intervistë përgjegjësit të ZA Devoll, por ky i fundit fillimisht nuk pranon të përgjigjet. Pas insistimit të gazetarëve të Fiks Fare Fetolli shprehet se nuk mban mend asgj..

Lexone

Beyoncé e Jay Z “prezantojnë” për herë të parë binjakët (Foto)

Një koncert i pasur me surpriza ai i që Beyoncé e Jay Z kanë ofruar mbrëmjen e shkuar në Kardif të Uellsit, faza e parë e turneut “On The Run II Tour”.Në skenë, Queen B e bashkëshorti i saj i famshëm, kanë shkëmbyer sërish unazën e martesës, duke i premtuar besnikëri të përjetshme njëri-tjetrit, por kanë “prezantuar” edhe për herë të parë, duke projektuar disa video dhe imazhe mbi një mega-skermë, binjakët e tyre, Sumi dhe Sir, të cilët do të mbushin 1 vjeç në ditët e ardhshme dhe që çifti nuk i kishte shfaqur akoma në publik që prej ditës së lindjes.1 of 117 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zetori del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier. Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në fshatin Levan, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull.Mësohet se një person me iniciale Ll.P., 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ndryshime në qeveri? Deputeti i PS: Fati i ministrave vendoset në korrik

Qeveria do të vijojë me ‘llogaridhënien’ edhe gjatë qershorit, ndëra korriku mund të sjelli surpriza në radhët e ministrave.Deputeti socialist, Sadi Vorpsi, konfirmoi mbrëmjen e së mërkures se anëtarët e kabinetit do t’i nënshtrohen një analize përpara Asamblesë së PS.“Në korrik pritet që të mblidhet Asambleja ku do të ketë një analizë të mirëfilltë për performancë.Do analizohet bashkëqeverisja me qytetarët dhe puna për cdo ministër dhe cdo drejtori.Në fund do të ketë edhe një vendimmarrje nga kryeministri”, tha Vorpsi në Report TV.Kujtojmë që në prill kryeministri Rama nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime në kabinet në shtator pas analizës që do të bëhet.

Lexone

Irani, ekipi i parë që mbërrin në Rusi

Përfaqësuesja e Iranit është e para që shkeli në tokën ruse për kampionatin Botëror të këtij viti që do të nisë pas 8 ditësh.Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz e mbylli shpejt fazën përgatitore për këtë eveniment që parashikonte edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore për të zbritur në Moskë në mbrëmjen e së martës në orën 20:26 sipas orës lokale gjë që u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare të internetit.Irani është në Grupin B së bashku me Spanjën, Marokun e Portugalinë. Debutimin në Botëror, skuadra iraniane do ta bëjë në 15 qershor me sfidën ndaj Marokut. Për Iranin kjo është hera e pestë që merr pjesë në Kupën e Botës, më parë skuadra iraniane ka qenë pjesëmarrëse në Botërorët e 1978, 1998, 2006 dhe 2014.Ndërkaq, të enjten në orën 14:00 një tjetër skuadër e Grupit B do të udhëtojë drejt Rusisë. Bëhet fjalë për Spanjën që do të qëndrojë në Krasnodar. Përpara nisjes, skuadra iberike një prej pretendëntëve për të fituar Kupën e Botës, ..

Lexone

REPLIKAT/ Rama “përplaset” me deputetin e Bashës: Se të kam dhe nga Vlora, por ke nevojë për psikolog. Reagon psikologia: S’merrem me adultë…

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, në një panel ku ka pasur deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të ftuar për bamirësinë.Mes të ftuarve ka qenë dhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka debatuar me Ramën, duke përmendur faktin se zgjidhja për varfërinë nuk është bamirësia, por ndërhyrja e shtetit.Agron Shehaj: Për sa na takon ne, bamirësia nuk është aktiviteti im, unë merrem me politikë. Problemi është se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe janë shumë, dhe ne kemi një betejë kundër heqjes nga ndihma ekonomikeEdi Rama: Tani të mos fillojmë këtë pjesë, se e kam edhe nga Vlora këtë. Mos ta fillojmë këtë tani këtu të lutem.Agron Shehaj: Por çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i muhabetit, nga vjen varfëria. Çfarë kam parë unë në politikë në këto 9 muaj, ne nuk flasim kurrë për thelbinEdi Rama: Për këtë hall 9-mujor që ka deputeti, ja ku e ka psikologen. Jo, për hallin e thelbit.Fevzi..

Lexone

Rama i përgjigjet diversionit të Kryemadhit, vlerëson sërish Veliajn: Në Tiranë është bërë punë shumë e madhe për romët

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë, duke dhene dhe nje pergjigjie indirekte per kreun e LSI Monika Kryemadhii.E cila nje nate me pare ne nje emision televiziv deklaroi se jane dy ministra kandidate per kryetar bashkie ne Tirane.I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.“Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë.Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë.Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Lexone

Pas protestave masive, mbreti i Jordanisë Abdullah bën thirrje për rishikimin e taksave

Mbreti i Jordanisë Abdullah ka urdhëruar kryeministrin e ri të vendit që të kryejë një rishikim të një ligji të ri të taksave të diskutueshme, pas ditë protestash që detyruan edhe rëzimin e qeverisë së parë.Ministri i arsimit dhe ish-ekonomisti i Bankës Botërore Omar al-Razzaz ka zëvendësuar ish-kryeministrin Hani Mulki, i cili dha dorëheqjen të hënën.Protestat në Jordani, një aleat i rëndësishëm perëndimor, janë më të mëdhatë në vite.Demonstruesit thonë se një projekt-ligj i ri taksash i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.Ish-kryeministri ka refuzuar të heqë propozimet, të cilat përfshijnë taksat më të larta dhe masat shtrënguese.Në letrën që emëron Razzaz për të formuar një qeveri të re të martën, Mbreti Abdullah tha se kabineti “duhet të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit tatimor” për të shmangur “taksat e padrejta që nuk arrijnë drejtësinë dhe ekuilibrin midis të ardhurave të të varfërve dhe të pasurit “.Mb..

Lexone

Pasimi magjik i Vasquez në Spanjë-Zvicër (Video)

Zvicra arriti ta ndalte sërish Spanjën në një miqësore të zhvilluar mbrëmjen e kaluar dhe të mbyll në barazim 1-1.Spanjollët shënuan të parët me Odriozola, ndërsa Zvicra barazoi me Rodriguez, mbrojtësin e Milanit.Spanja ishte pranë fitores në minutën e 82, ku pas një aksioni fantastik dhe një pasimi të jashtëzakonshëm të Lucas Vasquez, Rodrigo i Valencias gaboi përballë portierit.Lojtari i Realit të Madridit realizoi një pasim me të vërtetë të jashtëzakonshëm, i cili ja vlen të rishihet disa herë. Ndoshta do të kishte marrë vlera të tjera nëse Rodrigo do kishte finalizuar me sukses.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone