Home / Tag Archives: mbledhur

Tag Archives: mbledhur

FOTOT/ Jo vetëm Ermal Meta: Tirana “pushtohet” nga Vespat

Kjo fundjavë është shumë e ngjeshur me aktivitete për Tiranën.Në Tiranë mbërriti Ermal Meta për të mbajtur një koncert këtë të premte, ndërsa të dielën vjen Rita Ora.Por këtë të premte ka pasur dhe një tjetër aktivitet interesant.Ne sheshin “Skënderbej” janë mbledhur gjithë të apasionuarit e motorrit të famshëm Vespa.(TemA)

Lexone

Vettingu, ish-Kryeprokurori Llalla, prokurë nga Turqia për avokatin

Kolegji i posaçëm i Apelimit është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar çështjen e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vettingut ndaj Adriatik Llallës.Gjatë seancës së shkuar, avokati i ish-kryeprokurorit Sokol Hazizaj kishte paraqitur në prokurë që nuk ishte pranuar nga Kolegji, duke e cilësuar të vjetruar.Ndërkohë gjatë seancës së sotme, avokati i ish-kryeprokurorit është paraqitur para kolegjit me një prokurë të re, të shkruar në gjuhën turke e të pajisur me vulën apostile dhe versionin e përkthyer në gjuhën shqipe, çka dëshmon se mesa duket Llalla është zhvendosur në Turqi.Në prokurën e lexuar nga Kolegji, Llalla autorizon avokatin Hazizaj ta ndjekë çështjen, në pamundësi të tij për të qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme dhe atyre që do të vijojnë.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“E ardhmja e Gjermanisë”, opozita gjermane marshon kundër qeverisjes “Merkel”

Mbështetësit e kombëtares Alternativa për Gjermaninë, janë mbledhur për të marshuar në qendër të Berlinit kundër qeverisjes së kancelares gjermane Angela Merkel, derisa kundërshtuesit e kësaj proteste po mobilizohen për kundër-protesta.Alternativa për Gjermaninë, e njohur si AFD, është partia më e madhe opozitare qe fitoi 12.6 për qind të votave që e bënë pjesë të Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.Marshit të së dielës i është vënë emri “E ardhmja e Gjermanisë”. Rreth 2,000 policë janë në detyrë për të ofruar sigurinë në këtë marsh.Grupet që po kundërshtojnë këtë marsh me kundër-protestë janë grupe artistësh që kanë vendosur të ngrehin volumin e muzikës tekno për të vënë nën hije marshin.

Lexone

VIDEO: “Gëzuar Baftjar”, kërcimi i Ilir Metës bëhet viral në rrjet

Ilir Meta, Lulzim Basha, Donald Lu dhe Fatmir Mediu janë argëtuar mbrëmjen e djeshme ku kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.Pas protestës opozitarët dhe presidenti janë mbledhur në një aktivitet ku nuk ka munguar muzika ritmike.Momenti kur kërcen kreu i shtetit këngën “Gëzuar Baftjar” është shpërndarë masivisht duke bërë xhiron e rrjetit. (TemA)

Lexone

Protesta e opozitës nga ajri, sa njerëz ishin realisht (VIDEO/FOTO)

Në fjalën e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu drejtohej qindra mijërave protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por realisht sa protestues ndodheshin në Bulevard?Pamjet nga lart japin një ide më të qartë të numrit të qytetarëve që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar.Me sy të lirë mund të dallohen se janë disa mijëra njerëz, por vështirë se mund të thuhet qindra mijëra.1 of 1326 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ “Jemi me qindra mijëra në shesh”, dalin pamjet me dron: Ja sa njerëz kishte kur fliste Basha

Teksa kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se sot janë mbledhur qindra mijëra qytetarë për të protestuar, tjetër gjë thonë pamjet me dron.Gjatë fjalës së krydemokratit Lulzim Basha, është publikuar panoramimi i sheshit ku duket se thirrjes i janë përgjigjur pak qytetarë.Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, protesta nuk kishte masivitetin e premtuar. (TemA)

Lexone

Protestuesit “tradhtojnë” Lulin dhe Monikën

“Sot jemi mbledhur me qindra mijëra njerëz në shesh”.Me këto fjalë e hapi Lulzim Basha protestën e sotme.Por, pamjet tregonin një tjetër gjë.Ndryshe nga protestat e tjera, thirrjes së opozitës për të protestuar iu përgjigjën vetëm pak mijëra njerëz.Me sa duket, në vend që të vinin të protestonin për Bashën dhe Kryemadhin, njerëzit kanë vendosur të shkojnë në plazh këtë të shtunë.(TemA)

Lexone

Grigja shpjegon ngatërresën e Lulit për muajin e mitingut!

Ka bërë shumë përshtypje fakti që Luli bëri thrrje publike që qytetarët të mblidhen të gjtihë në shesh më 26 Qershor. Pas pak dikush e kujtoi dhe tha: Më falni, më 26 maj. Kjo ka shtuar dyshimet për aftësinë e Lulit për të mbajtur mend numrat. Por Grigja u përpoq të shpjegonte rrethanat se si ndodhi kjo.“Ne ishim mbledhur bashkë në zyrë: Unë Luli Salianusi, Paloka dhe Muli.-Eh si vajti kjo punë tha Luli. Më 26 qershor do ishim në pushtet. Kaloi një vit pa u kuptuar.-Eh tha Paloka. Thke çi bën, qeveri e drogës.-Unë mendoj se kemi kohë,- tha Muli, deri më 26 qershor e rrëzojmë. Babalja tha “më jepni 2 milion lek se kam gjetur një tjetër me zërin fiks si Gonia”.-26 Qershori do ishte kthesa jonë e madhe,- psherëtiu Luli. Nuk duhet t’ia falim kurrë Ramës këtë tradhëti.-Unë të jap fjalën se këtë muaj do kapim Taulant Ballën,- tha Salianusi. E kam vënë re që shkon çdo javë në Librazhd. Do ketë ndonjë pisllëk, por do ta ndjek. Këta policët që i kemi vënë nga pas, e kanë filmuar një..

Lexone

Basha nis organizimin e protestës “madhështore”, porosi kryetarëve në rrethe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur aksionin opozitar ku siç ka paralajmëruar do të organizojë protesta madhështore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.Nje dite pasi njoftoi protestën kombëtare për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, kreu i PD-së, ka nisur punën organizative.Paraditen e sotme, ai ka mbledhur kryetarët e partisë në rrethe ku i ka dhënë porositë e para.Ndërkohë, Basha pritet te diskutojë me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.(TemA)

Lexone

Vllaznia pranë rënies, tifozët shkodranë protestojnë kundër Voltana Ademit

Tifozët e Vllaznisë janë mbledhur këtë të premte përpara Bashkisë së Shkodrës për të protestuar për gjëndjen e rëndë që ndodhet skuadra e tyre.Qindra tifoza shkodranë janë mbledhur para bashkisë duke ofenduar kryebashkiaken, Voltana Ademi, e cila është dhe presidente e klubit kuqeblu.Ata përveç thirrjeve kundër Voltana Ademit kanë hedhur vezë dhe letër higjenike drejt mureve të bashkisë.Tifozët shkodranë, paralajmëruan se do të bllokojnë stadiumin ditën e nesërme, në duelin kundër Kukësit.Kjo është gjendja më e rëndë për klubin e Vllaznisë që është shumë pranë rënies për herë të parë në Kategorinë e Parë.Vllaznia klasifikohet në vendin e nëntë në renditje dhe shanset për të mbijetuar janë shumë të pakta, dhe përgjegjsja kryesore është kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka keq menxhuar këtë klub. (TemA)

Lexone