Home / Tag Archives: mberritur

Tag Archives: mberritur

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër.Paraprakisht mësohet të plagosura kanë mbetur tre gra, ndërsa nuk ka të dhëna për viktimën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.The post LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje.Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister.Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Lexone

Fier, autobusi përplaset me “Fouristradën”, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Lushnjë-Fier. Raportohet se janë përplasur një autobus i linjës Shkodër-Athinë me targa AA 336RO, me një mjet tjetër tip Fouristradë.“Një mjet tip ‘Fuoristradë’ me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç banues në Vlorë është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka lëndime. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.1 of 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kupa e Botës/ Mbërrin skuadra e parë në Rusi, nisin përgatitjet për Botërorin

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë nga fillimi i Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi, skuadrat kanë filluar të mendojnë për përgatitjet në kuadër të këtij kompeticioni.Ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, është Irani, skuadër e cila merr pjesë në një kompeticion të tillë për herë të pestë në histori.Kombëtarja iraniane ka mbërritur në Moskë gjatë mbrëmjes së shkuar dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Marokut, që do të luhet në datën 15 qershor.Trajneri i Iranit, Karlos Kueiroz është shprehur i lumtur që do të marrë pjesë në këtë kompeticion, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një ëndërr të bërë realitet.“Për futbollin iranian, kjo është një ëndërr e cila është kthyer në realitet. Është një ndjesi fantastike kur mendon se do të përballesh me skuadrat më të mira në botë dhe që je mes tyre. Uroj që të gjithë tifozët të kënaqen dhe ne të bëjmë një paraqitje dinjitoze”, u shpreh Karlon Kueiroz.

Lexone

Tragjike në Farkë, një 12-vjeçar mbytet në liqen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesditë në liqenin e Farkës. Mësohet se një fëmijë 12-vjeçar me inicialet D.D. është mbytur në ujërat e liqenit.I mituri ishte zhytur në ujë për t’u larë së bashku me 2 shokë të tij, por ai nuk ka dalë prej andej.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe Polumbarët, të cilët kanë arritur të nxjerrin nga liqeni pas 2 orësh trupin e 12 vjeçarit.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ambasadorja e Kosovës në Washington, DC: I heqim kapelen Veliajt, Tirana simbol i transformimit

Ndryshimet që ka pësuar Tirana këto tre vite e kanë kthyer atë në simbol të transformimit dhe suksesit.Teksa ka postuar në twitter foto të një nga 4 mijë biçikletat Mobike të teknologjisë së fundit që kanë mbërritur në kryeqytet si dhe të koncertit të Rita Orës, ambasadorja e Kosovës në Washington, DC, Vlora Çitaku ka vlerësuar punën e kryebashkaikut Veliaj, duke e cilësuar një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur!“Tirana po shndërrohet në një simbol të transformimit dhe suksesit në pjesën tonë të #Europe! Ne kurrë nuk kemi parë aq shumë kulturë, inovacion, turizëm dhe progres siç po shohim tani! Heq kapelen për @erionveliaj një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur! #Tirana #TiranaBikeCity”, shkruan Vlora Çitaku në twitter.

Lexone

“Kaubojsi” denoncon në ‘Fiks Fare’: Lulzim Basha më kërcënon në Instagram…

Ish-deputeti socialist Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Kaubojsi’, ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’ disa mesazhe që i kanë mbërritur në llogarinë e tij në Instagram nga një profil me emrin Lulzim Basha.‘Kaubojsi’ thotë se beson që pas këtij profili është realisht kryetari i demokratëve, që e pati dhe aleat për disa kohë, kur hyri në çadëe.“Kam marrë disa mesazhe nga një njeri me emrin e Lulzim Bashës.Kërcënimin e parë e kam marrë para dy javësh.Por u përsërit para dy ditësh.Jam i bindur se Lulzim Basha është në dijeni të tyre.Jam i bindur se ka lidhje me PD dhe me z. Basha”, tha Ndocaj.

Lexone

Eksperienca holandeze në menaxhimin e UKT-së: Përmirësim i procedurave me konsumatorët

Eksperienca holandeze në administrimin e ujit të pijshëm dhe shërbimit ndaj qytetarëve do t’i shërbejë edhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë së Tiranës për të rritur efikasitetin në administrimin e kompanisë si dhe në reduktimin e ujit të papaguar.Falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në fund të vitit të shkuar mes Bashkisë së Tiranës me dy nga agjencitë kryesore të ujësjellësit në Holandë, një grup ekspertësh holandezë nga kompania “Dunea” kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar UKT-në që të rrisë kapacitetet menaxhuese me qëllim final përmirësimin e shërbimit dhe furnizimit me ujë të qytetarëve.Ekspertët holandezë kanë zhvilluar një sërë seancash trajnimi me specialistët e njësive përkatëse dhe departamenteve të UKT-së për përmirësimin e procedurave me konsumatorin dhe reduktimin e ujit pa të ardhura. Ndërkohë që paralelisht me punën për të rritur kapacitetet menaxhuese bazuar në eksperiencën më të mirë holandeze, UKT-ja pritet të nisë punën në dy i..

Lexone

Rrahu gruan në mes të rrugës, gjesti që bën kalimtari duartrokitet nga të gjithë

Videoja e një burri që rreh ish-gruan e tij, duke e lënë të shtrirë në tokë mes britmash, ka bërë sot xhiron e rrjetit në mediat turke e jo vetëm.Në këtë video, shihet një kalimtar, i cili ndërmerr një veprim mjaft human dhe shkon drejt sulmuesit, duke e qëlluar dhe e lë të shtrirë në tokë.Në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetëra persona, ndërkohë që dhunuesi me emrin Mehmet ka vazhduar konfliktin fizik me kalimtarin guximtar.Sipas mediave turke, çifti në fjalë ishin të divorcuar dhe në ato momente sapo kishin dalë nga një seancë gjyqësore. Pas këtij sherri, ish-burri i gruas, është arrestuar nga policia, ashtu siç dallohet edhe nga kjo video mëposhtë.The post Rrahu gruan në mes të rrugës, gjesti që bën kalimtari duartrokitet nga të gjithë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“A je i gatshëm të japësh dorëheqje nëse përgjimi rezulton sajesë?”, Basha i shmanget pyetjes së gazetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes së gazetarëve se “nëse është i gatshëm të japësh dorëheqje nëse regjistrimi është i sajuar”.Pasi ka mbërritur në bulevard, reporterët e kanë pyetur se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që e sfidonte me dorëheqje nëse audio-përgjimi del i vërtetë.Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë pa dhënë ndonjë argument.

Lexone