Home / Tag Archives: marreveshje

Tag Archives: marreveshje

Lista Serbe kundërshton bashkimin doganor Shqipëri-Kosovë: Kjo është politika e madhe shqiptare

Lista Serbe e konsideron të papranueshëm bashkimin doganor, që u miratua dje nga Kuvendi i Kosovës.“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’.Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, thanë përfaqësues të Listës.Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta, duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës.67 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi.(TemA)

Lexone

”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit

Qyteti i Londrës po përgatitet të kalojë në kaos, pasi më 29 mars 2019 Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja, sipas gjasave, pa një marrëveshje të mundshme.Sipas një ”skenari apokaliptik’’ të krijuar nga funksionarë të qeverisë për ministrin e Brexit David Davis, brenda dy javësh do të ketë mungesa të theksuara ilaçesh,karburantesh dhe ushqimesh, thekson gazeta ”Sunday Times”, raporton ata.Qeveria po merr të gjitha masat për këtë emergjencë dhe parashikon një rënie të fluksit të mallrave në portin e Doverit, që ditën e parë të Brexit.Muajin e kaluar, funksionarë të ministrisë së Davis, bashkë me kolegët e shëndetësisë dhe trasporteve kanë përgatitur tri skenarë për një Brexit pa marrëveshje.I pari reflekton një situatë të quajtur ”mit”, i dyti një situatë ”serioze” dhe i treti ”apokalips”.Në skenarin e dytë, sipas së përjavshmes, porti i Doverit do të zbrazet që ditën e parë.Supermarketet e Skocisë dhe Cornovaglias do të mbarojnë ushqimet në disa ditë dhe spitalet do të mba..

Lexone

Shkelje e privatësisë, “Facebook” sërish në shënjestër

Platforma gjigante teknologjike “Facebook” është sërish në shënjestër sa i takon shkeljes së të dhënave të privatësisë.Sipas “New York Times”, rrjeti social ka hyrë në marrëveshje me të paktën 60 prodhues të telefonave inteligjentë, tableta dhe pajisje të tjera celulare, duke u lejuar atyre qasje në të dhënat personale të mijëra përdoruesve dhe “miqve” të tyre pa pëlqimin e qartë. Ndër grupet me të cilat u nënshkruan marrëveshjet do të ishin Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.Marrëveshjet do të lejonin që “Facebook” të shtrijë në masë të madhe gamën e saj, duke lënë prodhuesit e pajisjeve të lëvizshme të ofrojnë dhe shpërndajnë tek përdoruesit disa nga shërbimet më të njohura që karakterizojnë kolosin social, siç janë rubrikat. Në këmbim, “Facebook” ka lejuar grupe të tilla si Apple dhe Samsung për të hyrë në të dhënat personale të përdoruesve dhe “miqve” të tyre, edhe në rastet kur ata ishin të bindur se kishin mohuar ndonjë ndarje të të dhënave të tyre.“Facebook”,..

Lexone

Takimi Trump-Kim, Korea e Veriut: Nuk dëshirojmë të paguajmë për hotelin në Singapor

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pritet të takohet së shpejti me Presidentin amerikan, Donald Trump, në një samit historik me 12 qershor në Singapor.Kim pritet që të udhëtojë për në Singapor në mes të qershorit kur pritet të mbahet samiti që ndërmjetësohet nga Kina e Koreja Jugore.Megjithatë, takimi i paraparë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un do të ndodhë në Singapor, ashtu siç ishte paraparë në 12 qershor.Në samitin e Singaporit, ku përveç shtrëngime duarsh do të ketë edhe marrëveshje mes dy shteteve, tani është shfaqur një tjetër “ngërç”; kush do të paguajë faturën e hotelit për Kim Jong-un.Ai do të flejë në hotelin “The Fullerton”, ku çmimi varion rreth 6000 euro për një natë.Por Koreja Veriore nuk ka dashur t’i paguajë vetë shpenzimet.Siç mëson më tepër Washington Post, amerikanët druhen se pagesa e drejtpërdrejtë nga Uashingtoni mund të interpretohet si “ofendim” nga ana e Koresë së Veriut dhe për këtë po përpiqen që të gjejn..

Lexone

Kurti ultimatum qeverisë: Sillni në Kuvend raportin e vlerësimit për dialogun me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka shprehur bindjen se para se qeveria të sjell një platformë për bisedime duhet pasur një vlerësim të dialogut dhe marrëveshjeve që janë arritur gjatë periudhës 6 vjeçare 2011-2017.Sipas tij, nuk duhet të vazhdohet me asnjë platforme pa i parë rezultatet e marrëveshjeve.“Për platformën nuk do zgjas shumë vetëm do them se është një gabim në hapa dhe pres nga qeveria të na sjell një raport, për të na sjell një vlerësim për 6 viteve të dialogut paraprak për ato 33 marrëveshje dhe atë dialog që herë quhej teknik herë politik. Nuk kemi dokument të shtetit të Kosovës që do vinte në Kuvend ku do të bëhet vlerësimi për dialogun”, ka thënë ai,Kreu i vetëvendosjes tha se nuk duhej të vazhdojë dialogu pa pasur një vlerësim të tij.Po ashtu në këtë konferencë u fol edhe për javën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do mbahet nga 10 deri më 17 qershor.

Lexone

“Inati” i Berlusconi-t: Këtë qeveri nuk e votëbesojmë

Ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë dy javëve të fundit.Por pas formimit të qeverisë së re, ish-kryeministri Silvio Berlusconi, bën publik qëndrimin e tij.Lideri i Forza Italias konfirmon se do të jetë opozita e qeverisë, për shkak të frymës, sloganeve populiste dhe strategjive të saj, sidomos ato që vijnë nga Lëvizja 5 Yjet.“Ne i mbetemi besnik popullit të qendrës së djathtë.Do të jemi rigorozë në kundërpërgjigjen ndaj çdo gjëje që nuk e shohim pozitive për Italinë dhe italianët”, thotë Berlusconi.Në këtë mënyrë, kavalieri konfirmon se partia e tij nuk do ta votëbesojë qeverinë e re, ndërsa i sheh në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e Lëvizjes 5 Yjet si të papërvojë.Partia e Berlusconit ka qenë aleate me Lega-n e Mateo Salvinit gjatë fushatës, por për shkak të pamundësisë për të siguruar maxhorancën, Lega nisi negociatat për marrëveshje me Lëvizjen 5 Yjet.(TemA TV)

Lexone

“NYT” lëshon alarmin: Milani do përjashtohet nga Europa League!

Gazeta amerikane, “New York Times” lëshon alarmin. Milani jashtë Europa League! Është e bindur për këtë gazeta amerikane sipas të cilës UEFA do të ndëshkojë klubin kuqezi duke përjashtuar nga edicioni i ardhshëm i Europa League për çështjen e fair-play-it financiar. Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre.Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme. Nëse alarmi që lëshon New York Times rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane. 7-herë kampionët e Europës pak ditën më parë dështuan për të disatën herë për të arritur një marrëveshje me UEFA-n për çështjen e fair play-it financiar.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Reali nuk humb kohë, kontakton pasardhësin e Zidanes

Florentino Perez dhe drejtorët e tij të Real Madrid nuk kanë harxhuar kohë teksa kanë filluar kërkimin e trajnerit të ri pas largimit të Zinedine Zidane, me klubin që ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettino.Ai është kandidati i parë që ata kanë kontaktuar, teksa është i pari në listë.Los Blancos kërkon të dijë sa më shpejtë nëse argjentinasi do të ishte interesuar të ulej në stolin e Santiago Bernabeu.Por ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham por nuk ka asnjë klauzolë specifike që e mban të lidhur me klubin.Gjithsesi, ai ka një marrëveshje me pornarin Levy që nëse Real Madrid troket te dera, ai mund të largohet.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 29 maj

DashiDo të jeni shumë romantikë dhe ëndërrimtarë, ndoshta për shkak të zhvillimeve tejet pozitive, të cilat do ju lejojnë që të stabilizoni paqen dhe harmoninë me partnerin/en tuaj. Disa propozime për bashkëpunime interesante, duhet të vlerësohen me kujdes.DemiKjo do të jetë një ditë shumë e ngjeshur, e cila kërkon që të jeni më të vendosur në punë, sidomos nëse keni marrë një rol drejtues. Kjo e martë ju fton që të mos përfshiheni në shumë debate në dashuri.BinjakëtMë në fund do të keni mundësinë për të marrë në dorë një projekt të cilin e keni braktisur prej kohësh. Jini të gatshëm të përballeni me diskutime të vogla në familje, por mundohuni të shmangni agresivitetin e tepruar.GaforrjaDisa persona do të jenë në kërkim të ndihmës tuaj. Dini të jeni shumë efektiv me të tjerët, por kur vjen momenti, nuk ngurroni të shfaqni krenarinë tuaj. Disa lëvizje ekonomike, duhen mbajtur nën kontroll.LuaniNjë takim i papritur do ju japë mundësinë që të bëni paqe me një person të ..

Lexone

Marrëveshje Shqipëri-Holandë, asistencë për sigurinë dhe drejtësinë

Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjen e analizave të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës më të mirë, si dhe caktimin ..

Lexone