Home / Tag Archives: maqedonia

Tag Archives: maqedonia

FOTOT: Natyra dhe riviera shqiptare “çmend” britanikët, përzgjedhet në hartën europiane për turistët

Sezoni veror po afron, me ardhjen e muajit qershor nisin edhe planifikimet për pushime. Përpos destinacioneve të kërkuara jashtë trojeve, vetë Shqipëria ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo vizituar, në rastin e turistëve të huaj. Në hartën europiane të britanikëve Reddit Shqipëria ka dy cilësi më të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera Shqiptare. Në mesin e shumë shteteve të tjera, natyra është ajo që dominon në përshtypjet e të huajve në vendin tonë apo ajo që i ka lënë më tepër mbresa. Po t’i hedhim një vështrim rajonit, Mali i Zi dhe Kroacia është po aq e pëlqyer për bukuritë natyrore. Kosova, Maqedonia pëlqehen për objektet e kultit fetare; Serbia për kështjella, ashtu sikurse edhe Greqia dhe Qipro. Të dhënat janë marrë nga WTTC dhe mendimet e turistëve në Tripadvisor. Ndërsa si element i veçantë, Shqipëria përmendet për Rivierën e saj. Kosova për Manastirin e Deçanit, Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, Bosnja për Urën e Mostarit, Ma..

Lexone

“Ballkani mbetet fuçi baruti”, grekët fillojnë valën e protestave kundër… Maqedonisë

Grekët kanë kundërshtuar ndonjë kompromis të mundshëm në kontestin për emrin që ka shteti i tyre me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete të veri të Greqisë javën e ardhshme. Organizatori, Michalis Patsikas, ka thënë në një konferencë për media më 31 maj se ai pret zhvillimin e protestave më të mëdha në 13 qytete në territorin e Provincës greke të Maqedonisë, që gjendet në kufi me vendin e Ballkanit. Protesta mund të zhvillohen edhe në qytete tjera, ka thënë Patsikas, duke parashikuar se në këto organizime do të marrin pjesë 3 milionë persona. Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë kanë thënë këtë javë se janë afër arritjes së marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Kundërshtimet nga ana e Greqisë për përdorim e këtij emri nga ana e vendit fqinj ka bllokuar tentimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ndonëse liderët e të dyja shteteve është raportuar se janë afër arritjes së marrëveshjes për ndonjërin nga emrat si “Maqed..

Lexone

Emri i Maqedonisë, Zaev: Do të ratifikohet në kuvend dhe me referendum

Emri i Maqedonisë do të ratifikohet në Kuvend dhe do të miratohet me referendum nësë gjatë këtij viti pasi të arrihet marrëveshja me Greqinë. Kryeministri i Maqedonisë deklaroi se dy vendet janë afër marrëveshjes për të zgjidhur konfliktin disa vjeçar midis tyre. Zaev tha se referendumi për çfarëdo zgjidhjeje do të gjendet do të mbahet në shtator apo tetor dhe se parlamentet e të dy vendeve do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen paraprakisht. Bisedimet për emrin e Maqedonisë kanë rifilluar pas dështimit të marrëveshjes për emrin Republika Ilidnase e Maqedonisë. Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias dhe homologu i tij Maqedonas Nikolla Dimitrov deklaroi se marrëveshja është në fazën përfundimtare. Propozimet në tryezën e dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ndërmjetësi amerikan MatthewNimetz janë Maqedonia e Epërme, Veriore, e Vardarit e Re ose Republika e Maqedonisë. Autoritet presin që zgjidhja të vendoset para samitit të BE-së me 28 qershor. Zgjidhja e emrit të Maqedonisë d..

Lexone

Emri i Maqedonisë, grekët paralajmërojnë protesta në Athinë më 6 qershor

Në më shumë qytete në Greqi janë paralajmëruar protesta për më 6 qershor, kundër bisedimeve për çështjen e emrit. Organizatorët e protestave janë të njejtët që organizuan protesta në Selanik dhe Athinë, por kësaj radhe nuk do të protestohen në këto dy qytete por në disa tjera, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, shkruan Nezavisen. Organizatorët e protestave thonë se duan të rikujtojnë qeverinë që populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë, dhe kërkojnë që të respektohet dëshira e popullit. Siç njoftuan sot, tani më janë në kontakt me qeverisjen lokale të vendeve ku do të mbahen protesta dhe është kërkuar mbështetje nga ana e tyre. Ndërkaq, mijëra grekë në janë protestuan në Selanik dhe në shkurt në Athinë me mesazhin “Maqedonia është greke” duke kundërshtuar kështu negociatat për gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit.

Lexone

“Peshqit e mëdhenj” në Ballkanin perëndimor: Nis nga Maqedonia, 2 vjet burg për ish-kryeministrin

Ndëshkimi i të ashtëquajturve “peshq të mëdhenj” në Ballkanin perëndimor, kanë nisur nga Maqedonia. Gjykata Penale shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish kryeministrin Nikolla Gruevski të cilit ju shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim. Sipas gjykatëses Gruevski është shpallur fajtor për shkak se ndikuar në tenderin për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600 mijë eurove, duke favorizuar ndërmarrjen MakAutoStar. Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë në momentin e vendimit, përfaqësohej nga avokatët e tij. Ndërkohë Bashkimi Europian vijon të kërkojë gjithnjë e më tepër arrestimin e “peshqëve të mëdhenj” në Ballkanin perëndimor. (TemA)

Lexone

Flet Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës: “Erdogani është i dërguari i Zotit”

Bakir Izetbegoviç, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka mbajtur një fjalim në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë. Një prej të ftuarve të nderit në këtë Kongres ka qenë edhe Presidenti i Turqisë, Rcep Tayyip Erdogan, ku gjatë fjalimit të tij, Bakir u shpreh se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por kanë dështuar. Bakir Izetbegoviç Sipas Anadolu Agency, Izetbegoviç është shprehur përpara të pranishmëve në Kongres se “Zoti ua ka dërguar Erdoganin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”. “Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç. “Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që..

Lexone

Gara elektorale në Turqi, mesazhi: Erdogan i dërguari i Zotit

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan, raporton Anadolu Agency (AA). Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se “Zoti ua ka dërguar Erdoğanin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”. “Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç. “Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t’i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamber..

Lexone

Goli spektakolar i Enis Bardhit ndaj Barcelonës (Video)

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, ka shënuar nj super-gol në fitoren e skuadrës së tij levante, kundër Barcelonës në kampionatin spanjoll. Mediat e kanë vlerësuar me superlativa golin e mesfushorit të ri, i cili luan për përfaqësuesen maqedonase. Të dielën, Levante fitoi 5-4 kundër Mesit me shokë, që gjithsesi janë shpallur kampionë të Spanjës prej dy javësh. 14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Eurovision/ Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira performojnë sot në skenën e famshme

Ditën e sotme nisin zyrtarisht netët live të Festivalit Europian të Këngës, Eurovisionit, i cili do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Nata e parë gjysmë finale e këtij festivali mbahet sot dhe Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë për të performuar këngën e tij “Mall”, ku do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani. Po ashtu, një tjetër shqiptare do të jetë pjesë e kësaj gjysmëfinaleje, por duke përfaqësuar Qipron. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureirën, e cila sot do të performojë këngën e saj “Fuego”. Ndërkohë, Ermal Meta, do të performojë natën e dytë të gjysmë finales, ku do të përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”. Mbrëmjen e sotme do të konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra,..

Lexone

Gjysmëfinalja e Eurovision, Bushpepa këndon sonte i treti

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut. Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros. 8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone