Home / Tag Archives: maqedoni

Tag Archives: maqedoni

Grekët në grevë, doganat bllokohen për 24 orë të mërkurën

Sindikata e punonjësve të Ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së Sindikatava të Pavarura në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet të mërkurën e 30 majit.Sipas sindikatës, në grevë do të marrin pjesë edhe doganierët, ndaj gjatë datës 30 maj pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamioneve në pikat kufitare të Greqisë me vendet e treta si Shqipëria, Maqedoni dhe Turqia, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.Greva do të pezullojë lëvizjen në porte dhe aeroporte, si dhe spitalet dhe shërbimet civile. Edhe mjekët thanë se do të protestojnë, ndërsa mjetet e transportit publik do të pezullojnë lëvizjen.Sindikatat thonë se protesta është e vetmja rrugë që qeveria Tsipras të zbusë reformat ekonomike që ka ndërmarrë në plotësim të detyrimeve të kredidhënësve të saj për të shpëtuar ekonominë ende në kolaps të Greqisë.Autoritet thanë se greva do të paralizoje tërësisht gjithë sektorin publik,..

Lexone

Raundi i parë eliminator, Shkëndija rrezikon Skënderbeun ose Kukësin

Skuadra e Kategorisë Superiore, pjesëmarrëse në Champions për sezonin 2018-2019 (Skënderbeu ose Kukësi, në varësi të vendimit që do të merret në KAS), mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës që në raundin e parë eliminator të këtij kompeticioni.Pas përfundimit të kampionateve në Europë, tashmë skuadrat që do të marrin pjesën në këtë kompeticion janë ndarë në vazo sipas koeficientëve. Shkëndija e Tetovës është e para në vazon e dytë të raundit të parë eliminator për shkak të koeficientit më të ulët se kampionia e saposhpallur e Bosnjë Hercegovinës, Zrinjski Mostar, e fundit në vazon e parë, ku është përfshirë momentalisht Kukësi.Në raundin e parë eliminator marrin pjesë 31 skuadra kampione si dhe dhe fituesja raundit paraeliminator, ku një nga katër ekipet me koeficientët më të ulët është edhe Drita e Gjilanit, kampionia e saposhpallur e Kosovës. Kuqezinjtë tetovarë në fakt janë kundërshtarët që do të dëshironin të shmangnin të gjitha skuadrat e vazos së parë.Mjafton të kujtojmë..

Lexone

Aleksis Cipras: Maqedonasit s’kanë lidhje me Aleksandrin e Madh, kanë rrënjë sllave dhe shqiptare

Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha në Selanik se Greqia në negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë synon të marrë diçka që të tjerët e kanë dorëzuar para më shumë se 70 vjetësh.Ai tha se fqinjët veriorë nuk kanë asnjë lidhje me Aleksadrin e Madh dhe se kanë rrënjë sllave dhe shqiptare.“Fqinjët tanë veriorë për mbi 70 vjet kanë një entitet shtetëror, qoftë në kuadër të Federatës Jugosllave, qoftë si shtet i pavarur më vonë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që quhet Maqedoni dhe mbajnë një emër i cili, pa asnjë referencë tjetër revokon botën antike greke dhe trashëgiminë e rëndë kulturore të Maqedonisë greke.Këtë po shkojmë të marrim. Nuk është e lehtë. Disa budallenj na thonë se po shkojmë të japim. Shkojmë që të marrim, jo që të japim.Po shkojmë të pajtohemi me fqinjët tanë të cilët kanë një entitet shtetëror që për 70 vjet quhet Maqedoni, por që nuk ka asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe rrugëtimin e tij historik.Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë ata e pra..

Lexone

PROFILI: Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Akademiku i Gjuhësisë, Kolec Topalli

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Akademik Kolec Topalli, një personalitet i shquar i shkencave albanologjike dhe një njeri i drejtë, human, idealist, një nga fisnikët e rrallë që kujtonte me gjithçka shkodranët e fisëm e të shquar të kohëve të shkuara.Biografia e tij:Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskow, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e ..

Lexone

Shkëndija nuk diskuton Kupën, festë shqiptare edhe në Shkup

Shkëndija ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2017-2018 në Maqedoni, duke fituar gjithçka, kampionat, Kupë dhe trofetë me skuadrat e moshave.Në finalen e Kupës, luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Pelisterit, kuqezinjtë e Tetovës kanë triumfuar me rezultatin 0-3, duke mos diskutuar për asnjë moment suksesin.Dopieta e Musliut dhe goli i Besar Ibrahimit vendosën fatin e kësaj finaleje, që u fitua tërësisht me meritë nga kuqezinjtë shqiptarë.Triumfi i Shkëndijës solli festë shqiptare edhe në Shkup, pasi skuadra shqiptare e këtij qyteti do të mund të luajë tashmë në Europa League, si skuadra e renditur në vendin e 4-t në kampionat.

Lexone

Tetova hap shampanjën e titullit, e gjithë shqiptaria feston me Shkëndijën

Tetova vishet kuqezi dhe është gati për festë. Bashkë me Shkëndijën sot do të festojë gjithë shqiptaria, pasi Digitalb nëpërmjet kanaleve të Supersport do të sjellë në shtëpitë tuaja jo vetëm sfidën e fundit të Shkëndijës në këtë sezon të kampionatit maqedonas atë ndaj Pelisterit që do të zhvillohet në orën 16:15 por edhe festën që do të zhvillohet në mbrëmje në qytetin e Tetovës. Sot skuadra e Qatip Osmanit luan simfoninë e fundit në një kampionat që e ka dominuar që nga java e parë duke e fituar me një diferencë të frikshme ndaj rivalëve të përjetshëm të Vardarit të Shkupit të cilët për asnjë moment nuk arritën ta vendosnin në vështirësi Shkëndijën.Kuqezinjtë të udhëhequr nga dyshja fantastike Hasani-Ibraimi por edhe nga lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Cuculi, Alimi, Emini, Stenio Junior e Radeski arritën të zhvillonin një sezon thjeshtë perfekt dhe tashmë me meritë do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League. Sot Shkëndija do të marrë titullin e dytë kamp..

Lexone

Meta: Të zbatohet ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni.Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes.Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Evropa e shqetësuar për Ballkanin perëndimor, Merkel: Paqja aty është shumë e brishtë, ende konflikte të mëdha politike

Në Konventën Kombëtare të Katolikëve,që u mbajt në Mynster të Gjermanisë foli edhe kancelarja Angela Merkel. Merkeli përcolli përshtypje nga takimet e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor e detyrat para vetes.Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme. Merkeli u ndal te Ballkani të premten, në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve, e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.“Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron – në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor”, tha kancelarja gjermane.“Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme – natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë – që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është..

Lexone

“Andrra – një ballafaqim me nënat dhe fantazmat e të kaluarës”

Në shumicën e vendeve perëndimore sot festohet dita e nënës. Një festë që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni mungon. Po a nuk janë nënat shqiptare ato që meritojnë më së shumti një festë të tillë?Kur e takuam ne Andrran, alias Fatime Kosumin, në një zonë industriale të Berlinit Lindor, ishte prill dhe ajo ishte tepër e ngarkuar me provat për koncertin në Kantine am Berghain (8.04.18).Kishte qenë ëndërr për Andrran të jepte shfaqje në ish-mensën e termocentralit të dikurshëm në Friedrichshain të Berlinit Lindor.Jo vetëm për shkak të klubit amë (Berghain) që ka vite që Djmag e klasifikon në top10 të klubeve më ekskluzive me muzikë elektronike të botës, jo vetëm për shkak të impiantit Function One, prej nga do të buçiste zëri i mprehtë i saj, por para së gjithash për shkak të përzgjedhjes së kujdesshme që i bëhet programit të kolanës »Kometenmelodien« (shqip: Melodi kometash), ku do të performonte ajo.Por ajo që e bënte krenare Fatimen ishte se, e mbështetur nga dy shoqërueset e saj..

Lexone

Lulëzon kanabisi në Maqedoni: E përdorim për qëllime mjekësore, ja plani dhe objektivat

“Nëse prodhuesit e regjistruar tani vonë, të produkteve të marijuanës të përdorura për qëllime mjekësore, i vënë në jetë planet e tyre, fusha të tëra në Maqedoni, që mbulojnë një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë, do të mbushen shumë shpejt me bimë kanabisi”, thotë rrjeti investigativ “Birn”.Vendi ynë fqinj e legalizoi këtë tip të marijuanës dy vite më parë, përmes amendimit të ligjit ekzistues mbi kontrollin e drogave opioide dhe substancave psikotropike, duke u bërë kështu një nga të vetmit në botë me të drejtën ligjore për të rritur dhe eksportuar kanabis mjekësor.Sistemi është i ngjashëm me atë të modelit kanadez, që u lejon kompanive private rritjen e produkteve të kanabisit.Recetat që sugjerojnë mjekime të mbështetura te kanabisi duhet të lëshohen vetëm nga neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët.Gjashtë kompani maqedonase e kanë marrë deri tani lejen shtetërore për rritjen e bimëve në fjalë.Në këtë biznes janë përfshirë edhe të a..

Lexone