Home / Tag Archives: mandatin

Tag Archives: mandatin

Zoti deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

Nga Daniela BonollariPo shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të p..

Lexone

Ndryshime në qeveri? Flet deputeti socialist mbi këtë çështje

Siç është marrë vesh tashmë, Spartak Braho është bërë deputeti më i ri i Partisë Socialiste, pasi mori mandatin e deputetit të Saimir Tahirit, i cili e dorëzoi atë përpara disa javëve.Braho ka qenë i ftuar ditën e djeshme në studion e gazetarit Roland Qafoku, ku ka folur mbi marrjen e mandatit, por edhe për ndryshimet në qeveri.Ai ka thënë se priten disa ndryshime në qeveri në muajin shtator, që sipas tij mund të përmirësojnë situatën.Roland Qafoku: Po në krahasim me Fatos Nanon, si është?Spartak Braho: Lëre, mos u tall tani. Të paktën, ky nuk ka ndërmend të iki. Fatosi i ditur dhe i mençur ishte, por nuk kishte qejf punën. Rama ka qejf punën. Të paktën 18 orë i kalon në zyrë. Merr vesh çdo gjë. Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën. Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mi..

Lexone

FOTOT: Berisha “pajtohet” me Salianjin, pasi i nxorri video-skandalin me Grida Dumën

Sali Berisha duket se është “pajtuar” me Ervin Salianjin.Ata janë fotografuar bashkë duke biseduar, pasi kanë dalë nga Kuvendi.Kujtojmë që Sali Berisha është përfolur si njeriu që nxorri video-skandalin e Salianjit me Grida Dumën.Më poshtë, disa foto pikante nga seanca e sotme, në të cilën është kthyer edhe Spartak Braho si deputet, i cili ka marrë mandatin e dorëzuar nga Saimir Tahiri.(TemA)

Lexone

Spartak Braho zë vendin e Tahirit, betohet sot si deputeti më i ri në Kuvend

Spartak Braho është betuar sot si deputeti më i ri në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, pasi ka zënë vendin e Saimir Tahirit, i cili e la vet mandatin për deputet.Braho ka qenë kandidati i 19-të në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro.Deri më tani Braho ishte në pozicionin e një këshilltari dhe tashmë ka marrë edhe mandatin e deputetit.Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e tij rreth një javë më parë pasi nisën hetimet ndaj tij mbi dyshimet se ai ishte i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.The post Spartak Braho zë vendin e Tahirit, betohet sot si deputeti më i ri në Kuvend appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

VENDIMI: Presioni politik jep efekt, Saimir Tahiri “burgoset” në shtëpi

Presioni politik për Saimir Tahirin ka dhënë efekt.Gjykata ka vendosur masën e “arrestit shtëpiak” për ish-ministrin e Brendshëm.Prokuroria kishte kërkuar arrestimin e tij pa afat.Vendimi vjen pasi Tahiri dorëzoi vullnetarisht mandatin e deputetit.Edhe pse nuk ka asnjë provë të re pas 6 muajsh hetime, presioni politik ka bërë që Prokuroria të kërkojë sërish arrestimin e Tahirit, me akuzën e përfshirjes në trafik droge.Njoftimi i GjykatësGjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.Urdhërohet shteta..

Lexone

Dorëheqja e Tahirit: Shpallet vakanca në Kuvend, ja deputeti i ri

Ditën e sotme Parlamenti pritet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur si vakant mandatin e deputetit Saimir Tahiri i dorëhequr javën e shkuar.Pritet që sot të firmoset procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.Ndërkohë Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor.(TemA)

Lexone

Ditmir Bushati: Akti i Tahirit, kurajoz. Besoj se do dalë faqebardhë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.Çani: Ti Gjiknuri dhe Tahiri, ju ishit si tresha që spikasnit më shumë, si ndihesh tani për këtë rast. Të vjen keq për Saimir Tahirin nëse e shikojmë nga ana njerëzore?Bushati: Nuk ka pikë diskutimi, marrëdhënia jonë njerëzore..Çani: Të vjen keq është në këtë lloj gjendje?Bushati: Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje. Uroj së Saimir të dal faqebardhë ngas kjo histori. Është hera e parë që politikan kaq i rëndësishëm duke lënë mandatin e deputetitÇani: Është akt kurajoz?Bushati: Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani.Çani: Mendoi se Tahiri do të arrestohet?Bushati: Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme.

Lexone

Ia kërkoi Rama dorëheqjen Tahirit? Flet Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka mohuar t’iu ketë kërkuar ai dorëheqjen nga detyra si deputet. Në një intervistë për “Opinion”, Rama e cilësoi aktin ish minirit të Brendshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit si “dinjitoz”: “Mjaft dinjitoz në kujtesën time, i pari i këtij lloji në parlamentin shqiptar”, tha Rama.Po ato që ai tha si i gjykoni?S’gjykoj asgjë nga ato që thuhet se është një rast për të cilin është shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.Ja keni kërkuar ju dorëheqjen?Humbje kohe të merremi me llafet e kazanit mediatik, i tiji ishte një akt i respektueshëm që flet vetë.Keni pasur dijeni për dorëheqjen?S’kam pasur dijeni. Prej 6 muajsh s’është pjesëtar i grupi tonë parlamentar?

Lexone

Dorëheqja e tij pas marrëveshjes me Ramën? Tahiri: Berisha mbrojti Metën, Bashën dhe Mediun që duhej të ishin në burg…

Nuk ka kursyer asken ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe ne emisionin televiziv ku ishte ftuar,Duke u pergjigjur ne emisionin ‘Te paekspozuarit’ ne Top Channel, per ate qe thote opozita se e ka dorëzuar mandatin pas nje marreveshje me Ramen, Tahiri tha se e verteta mbrohet nga vete ai dhe s’ben marreveshje me askend.“As kam marrëveshje e as kam nevojë e as më duhet, të vërtetën time as ma shet njeri as ma blen kërrkush, përfshi edhe Edi Ramën kështu që se dyshoj që e thotë opozita këtë se janë mësuar me këto pazarat.E të dali kështu jashtë manualit të politikës, unë po jap dorëheqjen, këta patjetër që as e dyshoj që të gjejnë dicka. Saliu ka mbrojtur edhe Metën edhe Bashën, edhe Mediun që duhet të ishin në burg se kanë vjedhur e vrarë, por kanë bërë pazare dhe kanë mbjetuar.Une s’di cfarë bën Rama dhe nuk më intereson.Unë di të vërtetën time. Atë mua as ma shet njeri e as ma blen kush”, deklaron Tahiri.

Lexone