Home / Tag Archives: madridit

Tag Archives: madridit

Çmimet e UEFA-s, Modric mposht Cristiano Ronaldon

Luka Modric mposht Cristiano Ronaldon në garën për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Los Blancos fitoi garën treshe me Salah dhe Ronaldon duke i hequr mundësinë yllit portugez për të fituar këtë çmim prestigjoz për herë të 4-t në karrierë. Cermonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League nisi me nderimin e legjendës angleze David Beckham i cili fitoi çmimin e karrierës. Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Realit të Madridit, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison.Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Realit, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldon. Leo Messi dhe Mohamed Salah ishin rivalët e portugezit të Realit i cili gjithsesi me Championsin e tretë radhazi të fituar nga Los Blancos dhe me 15 golat e realizuar në këtë edicion të Champions League nuk mund të kishte rivalë..

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit!

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos.Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.

Lexone

Barcelona-Real Madrid, çfarë dueli për Miralem Pjanic!

Një “El Clasico” në merkato për Miralem Pjanic. Sikurse njofton e përditshmja spanjolle “Marca”, e ardhmja e mesfushorit boshnjak do të jetë në njërën prej dy skuadrave më të mëdha të La Ligas, te Reali i Madridit ose Barcelona.Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk shqetësohen aspak, përkundrazi, janë të lumtur që ka një duel të tillë, që vetëm do t’ia rriste çmimin futbollistit.Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Savic të Lazios.Në fakt, për Pjanicin nuk interesohen vetëm gjigantët e futbollit spanjoll. Edhe në Premier League mësohet se ka një derbi për futbollistin ballkanas mes dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Serxhio Ramos thyhen heshtjen dhe tallet me lojtarët e Liverpulit: E marrtë dreqi, po i japin më shumë vëmendje se ç’duhet

Sjellja e pahijshme dhe antisportive e Sergio Ramos, në fitoren e Realit të Madridit me rezultatin 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e fundmajit të Champions League, ka qenë subjekt i kritikave intensive dhe të pafundme nga bota e sportit dhe më gjerë.Doktorët konfirmuan pasditen e së hënës se, portieri i anglezëve, Karius kishte pësuar një tronditje në tru si pasojë e goditjes me bërryl nga mbrojtësi spanjolli, ndërsa Salah është ende në dyshim për Kupën e Botës për shkak të dëmtimit në shpatull.Por, Ramos, i cili e ngushëlloi Salahun e përlotur teksa linte fushën e blertë të Kievit, si pasojë e ndërhyrjes brutale të spanjollit në stadiumin “Olimpiyskiy”, beson se është kritikuar me pa të drejtë.“E marrtë dreqi, po i japin më shumë vëmendje se ç’duhet kësaj. E kam fjalën për dëmtimin e Salah. Nuk kam dashur të flas, pasi gjithçka është zmadhuar”, tha ai për reporterët gjatë kësaj jave.“E kam parë ndeshjen përsëritje shumë mirë. Ai kap krahun tim në fillim, unë rrëzohem nga krahu..

Lexone

Bufon pezullohet 3 ndeshje nga UEFA, por PSG-ja më pranë

Tre ndeshje skualifikim. Është kjo masa disiplinore që ka marrë UEFA për ish portierin e Juventusit Gianluigi Buffon. 40-vjeçari i shpëton kështu një dënimi ekzemplar pas deklaratave fyese që Buffon përdori ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions League. Merr fund në mënyrën më të mirë pritja e gjatë për Buffon me Paris Saint Germainin që e pret tashmë portierin italian. Buffon sipas të gjitha gjasave do të firmosë kontratën 2-vjeçare me kampionët e Francës siç ka rënë parimisht dakort me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.E vetmja pengesë mund të vijë sërish nga UEFA, në rast se qeveria e futbollit europian vendos ta ndëshkojë me një gjobë të majme PSG-në për shkak të fair play-it financiar. Buffon pritet të transferohet kështu te Paris Saint Germain me shpresën që në këto 2 vite të fundit të karrierës së tij si futbollist të ngrejë lart trofeun e UEFA Champions League.Në sezonin e ardhshëm të Championsit 40-vjeçari d..

Lexone

Egjipti grumbullon Salah në Botëror, edhe pse i dëmtuar

Futbollisti më i mirë i Premier League dhe një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”, Mohamed Salah do të jetë në Botërorin e kësaj vere në Rusi.Sulmuesi i kombëtares egjiptiane është përfshirë në listën përfundimtare të trajnerit Hector Kuper, edhe pse është ende i dëmtuar.Idhulli i një populli të tërë dhe arkitekti i kualifikimit të formacionit afrikan në fazën finale të Botërorit, kishte vënë në dyshim praninë e tij pas dëmtimit në finalen e Champions League.Përplasja me Sergio Ramos në përballjen ndaj Realit të Madridit penalizoi Liverpoolin, që humbi trofeun, por tronditi gjithashtu një komb të tërë, që mungon në Botëror prej 27 vitesh.Me 44 gola në 52 ndeshje këtë sezon, Mohamed Salah do të jetë në ndeshjet e Egjiptit, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të ketë rolin e tij në premierën me Uuruguajin, apo do të aktivozhet në sfidën e dytë në grup.I pagëzuari me emrin “Faraoni”, nuk është vetëm Salah surpriza e Egjiptit në këtë Botëror.Përfaqësuesja afrikane d..

Lexone

Allegri refuzon stolin e Real Madridit

Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut. Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak. Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fakt, Real Madridi ka hetuar që t’ia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera. Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.Para së gjithash, sepse ka respekt për “Zonjën e Vjetër”, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë. Por, Allegri ka edhe ndjenjën se nuk ës..

Lexone

Allegri refuzon Real Madridin; një akt dashurie për Juventusin

Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut.Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak.Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fakt, Real Madridi ka hetuar që t’ia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera.Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.Para së gjithash, sepse ka respekt për “Zonjën e Vjetër”, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë.Por, Allegri ka edhe ndjenjën se ..

Lexone

Hysaj pjesë e 100 lojtarëve më të shtrenjtë të planetit

Peformanca e Elseid Hysajt tek Napoli ka bërë që jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj të thuren elozhe në drejtim të lojtarit. Skuadra jugore me Hysajn në mbrojte është më e sigurt dhe në fakt performanca e shkodranit nuk ka kaluar pa u vënë re.Shpesh kohët e fundit në drejtim të lojtarit janë shfaqur në skenë disa klube me peshë si Atletico Madridit, Chelsea, Man.United apo dhe Bayerni i Mynihut, të cilët kërkojnë të transferojnë Hysajn në radhët e tyre.Sidoqoftë përtej merkatos, observatori futbollistik me seli në Zvicër ka bërë publike listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, ku pjesë e saj është mbrojtësi kuqezi. Hysaj mban vendin e 89 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet në 60.1 milionë euro.Shkodrani ka lënë pas vetes shumë futbollistë të tjerë cilësorë si Radja Naingolan, Nemanja Matiç ,Mesut Ozil, Florentin Toliso dhe Edin Dzeko. Gjithashtu pjesë e ‘top 100’ të futbollistëve më të shtrenjtë qëndrojnë edhe Granit Xhaka në vendin e 74 si dhe Shkodran Mustafi në ve..

Lexone

Trajneri 30 vjeçar kandidat serioz për stolin e Realit

Në pole-position është Mauricio Pochettino për të vazhduar me Alegrin e Klopp. Reali i Madridit vazhdon të jetë në kërkim të pasuesit të Zinedine Zidane me francezin që dha dorëheqjen nga Los Blancos vetëm pak ditë pasi fitoi Championsin e 3-të radhazi.Në orët e fundit ka fituar shumë kuota trajneri aktual i Juventusit Max Allegri por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze gjermane Bild, një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Realit është edhe trajneri i Hoffenheim-it Julian Nagelsmann.30-vjeçari gjerman i cili e ka kualifikuar dy herë në Champions League, Hoffenheim-in në 2 sezonet e fundit pëlqehet shumë nga presidenti Perez dhe mund të jetë pikërisht ai trajneri i ri i Los Blancos.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone