Home / Tag Archives: luftetarit

Tag Archives: luftetarit

Luftëtari pa Rrocën në tre ndeshjet e fundit të kampionatit

Prej disa ndeshjesh nuk ka qenë Rroca që kemi parë gjatë gjithë kampionatit dhe ka një arsye: një dëmtim në muskujt e barkut nuk e ka lejuar numri 10 të Luftëtarit të shprehet ashtu si duhet në fushë.Për Rrocën mësohet se nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika për tri ndeshjet e fundit të kampionatit, duke nisur nga transferta me Kukësin.Lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që të rikuperohet në kohë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, pasi gjirokastritët duken shumë pranë tyre.Luftëtari humbet për këto tri ndeshje një titullar shumë të rëndësishëm, por ka shumë besim se objektivi për Europën do të arrihet.

Lexone

Ahmataj: Për fat, nuk ishte ndeshja e fundit

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, ka mbetur i zhgënjyer nga rastet e shumta që skuadra e tij humbi ndaj Luftëtarit dhe e pranon që barazimi i sotëm prish shumë llogari, por nga ana tjetër i gëzohet faktit që ka ende ndeshje dhe kohë për të rregulluar renditjen.“Po të ishte ndeshja e fundit, do ishte një barazim dramatik, por ka ende ndeshje dhe kemi kohë të arrijmë objektivin, duke rikuperuar pikët që lamë sot. Nuk ka pasur eufori pas barazimit në Durrës, skuadra ka dhënë maksimumin dhe ishte me këmbë në tokë, por nuk doli goli, as me penallti.“Rastet e shumta të humbura? Mungoi Sebino Plaku, shënuesi më i mirë. Mungesa e tij ndikoi edhe psikologjikisht te skuadra, që nuk ishte e qetë.“E kontrolluam mirë Luftëtarin, luajtëm me kujdes në prapavijë dhe bllokuam sulmuesit e Luftëtarit, por nuk bëmë si duhej detyrën në sulm”.

Lexone