Home / Tag Archives: largohet

Tag Archives: largohet

Kur të shkarkon publiku: Gjyqtari largohet nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm të një përdhunuesi

Një gjykatës amerikan u shkarkua nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm që i ka dhënë një përdhunuesi. Kjo është hera e parë në 41 vitete e fundit në SHBA dhe në 80 vitet e fundit në shtetin e Kalifornisë, që një gjykatës largohet nga detyra pas një peticioni.Fjala është për gjykatësin Aaron Persky, i cili në vitin 2016 kishte dënuar me vetëm 6 muaj burg një student të universitetit “Stanford”, Brock Turner, për abuzim seksual ndaj një vajze, pasi të dy kishin pirë në një festë.Rasti në fjalë shkaktoi shumë polemika në SHBA, edhe për idenë e krijuar se pasanikët e bardhë, si Turner, trajtohen në mënyrë më të privilegjuar nga gjyqësori.Kundër gjykatësit Persky nisi fushata “Recall Persky” (Shkarkoni Persky-n), e cila u drejtua nga Michelle Dauber dhe mblodhi firmat e nevojshme për shkarkimin e tij.Vetë Persky nuk u shfaq i penduar. Pas shkarkimit, ai tha se gjykatësit marrin vendime “mbi bazën e ligjit dhe jo mbi opinionin e publikut”.Rasti i fundit i shkarkimit të një gjyqtar..

Lexone

VIDEO: Shkon i ftuar në Klan kreu i PD, Frangaj bëhet “tapë” dhe del ta presë Bashën

Aleksandër Frangaj ka pritur në Klan liderin e opozitës Lulzim Basha.Duket se pronari i televizionit, kishte rrakëllyer ndonjë gotë dhe e priste gjithë gaz kryedemokratin të cilit pasi i ktheu shpinën, e takoi sikur kishte shkuar ndonjë operator t’i kërkonte rritje rroge.Kjo mungesë rrespekti e treguar ndaj liderit të PD-së, pasqyrohet në videon e mëposhtme ku shihet diferencimi i treguar mes Bashës në opozitë dhe kreministrit Rama në pushtet që i rinte “gati-tu”.Ndërkohë, pyetja që shtrojnë qytetarët nëpër komente për gjendjen e pronarit të medias është: A të jetë dehur Frangaj prej gezimit se Fevziu nuk do largohet? (TemA)

Lexone

VIDEO: Shkon i ftuar në Klan, Frangaj bëhet “tapë” dhe del ta presë Bashën

Aleksandër Frangaj ka pritur në Klan liderin e opozitës Lulzim Basha.Duket se pronari i televizionit, kishte rrakëllyer ndonjë gotë dhe e priste gjithë gaz kryedemokratin të cilit pasi i ktheu shpinën, e takoi sikur kishte shkuar ndonjë operator t’i kërkonte rritje rroge.Kjo mungesë rrespekti e treguar ndaj liderit të PD-së, pasqyrohet në videon e mëposhtme ku shihet diferencimi i treguar mes Bashës në opozitë dhe kreministrit Rama në pushtet që i rinte “gati-tu”.Ndërkohë, pyetja që shtrojnë qytetarët nëpër komente për gjendjen e pronarit të medias është: A të jetë dehur Frangaj prej paralajmërimit të Fevziut që do largohet? (TemA)

Lexone

Marcelo: Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe Real Madrid ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e enjte në Londër teksa përfaqësuesja e tij po përgatitet për Kupën e Botës.Ai foli për shumë gjëra, përfshi Sergio Ramos dhe Firmino, si dhe la derën e hapër për Neymar t’i bashkohet Los Blancos duke thënë se: “Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid.”Kur pyetet nëse kishte një lidhje mes largimit të Ronaldo-s dhe mbërritjes së Neymar, Marcelo tha: “Cristiano nuk është pronari i Real Madrid.“Ai nuk ka përse të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë Neymar-it. Dua që Cristiano të qëndrojë me çdo kusht, si të gjithë, por Neymar e ka derën e hapur për të ardhur te Real Madrid.“Është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe unë e kam thënë se Neymar një ditë do të luajë te Real Madrid. Por nuk e di se kur.”7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit!

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere.Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos.Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.

Lexone

“Negociatat nuk hapen”, Spaho: Kreu i PPE kërkoi “kokën” e Xhafajt

Negociatat nuk hapen pa largimin e Fatmir Xhafajt, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho në seancën plenare.Ai thotë se vendet e BE kanë pasur rezerva ndaj Shqipërisë.“Më saktësisht kreu i PPE e kishte fjalën nëse nuk do të largohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Të njëjtën histori keni pasur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tani po e fusni vendin në qerthull. Si në asnjë rast tjetër, në asnjë vend të BE dhe më gjerë nuk gjen një precedentë të tillë që ministri që supozohet të luftojë krimin e organizuar dhe drogën të ketë vëllain të dënuar për krim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Do të dëshironim për shkak të rëndësisë së hapjes së negociatave të diskutonim me ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin po asnjëri nuk është sot këtu”, tha Spaho.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nuk ka kthim pas, Ronaldo do largohet nga Reali i Madridit

Cristiano Ronaldo ka vendosur. Do të largohet nga Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere. Është e bindur për këtë gazeta portugeze Record e cila rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit luzitan vetëm 12 ditë pas finales së Champions League që kulmoi me deklaratat e CR7-ës në fund të sfidës se të ardhmes së tij në Madrid i ka ardhur fundi.Gazeta portugeze zbulon edhe motivet se përse Ronaldo ka vendosur të largohet nga Los Blancos. Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve.CR7-ta është ndjerë i braktisur në ambientin madrilen dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin e Madrid pas 9 viteve në Santiago Bernabeu.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Agron Llakaj largohet nga Vizion Plus? Aktori tregon si qëndron e vërteta

Një foto e shkrepur gjatë ditës së sotme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e Top Channel u interpretua si një lëvizje e mundshme e Gonit në këtë televizion.Tiranapost ka kontaktuar vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni.Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj.Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.

Lexone

Ylli i Anglisë: Jam rritur mes bandave, futbolli më shpëtoi jetën

Futbolli nuk është vetëm pasion, ndonjëherë mund të ndryshojë vërtetë jetën.Janë të shumtë futbollistët që kanë rrëfyer se janë shpëtuar nga ky sport, më i fundit, por vetëm në rend të kohës ishte edhe ylli i Tottenham, Dele Alli.Gjatë një interviste në mikrofonin e ‘ES’, mesfushori i Spurs ka treguar eksperiencën e tij, duke zbuluar se ka arritur të largohet nga shoqëria e keqe vetëm falë pasionit të tij më të madh, atij për topin e futbollit.“Pata hyrë në shoqëri të keqe, qysh në moshë të vogël.Futbolli ishte një shkëputje e rëndësishme nga ai rrugëtim ku po përplasesha.Jam shumë me fat që u takova me personat që më ndihmuan në momentet më të vështira dhe më përkrahën për tu bërë personi që jam sot.Ka akoma shumë që njerëzit nuk dinë për mua, ndonëse shumë persona mendojnë se më njohin.Kam mësuar që të mos jap asgjë falas. Do të kem futbollin si punë, por nevojitet të luftosh për gjërat në jetë”, rrëfeu Dele Alli.

Lexone

FRPD dhe LRI protestë para Ministrisë së Brendshme: Të largohen trafikantët

Për të tretën ditë radhazi, FRPD dhe LRI protestuan para Ministrisë së Brendshme. Ata përsëritën kërkesën për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Gjatë protestës së tyre nuk munguan dhe thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se protestat do të vijojnë. “Qëndrimi i tij ende në detyrë është një akt i paprecedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia.I bindur të jetë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe të gjithë shpura e Rilindjes se protestat e të rinjve do të vijojnë çdo ditë e më shumë. Ne do të vijojmë të dalim për të protestuar për një të drejtë që na takon, për një ëndërr të madhe të gjithë të rinjve, të prindërve tanë, të gjithë qytetarëve që duan të rrinë në Shqipëri dhe nuk duan një Shqipëri me kanabis, drogë dhe korrupsion.Është për të ardhur keq që në 2018 ne ende vijojmë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Eur..

Lexone