Home / Tag Archives: kuvendit

Tag Archives: kuvendit

Balla: Bën zhurmuesen; Kryemadhi: S’jam marrë me motrën e gruan tënde

Një debat i ashpër është shënuar jashtë sallës së Kuvendit, gjatë momentit që kanë dalë deputetët. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë replikuar mes tyre dhe përplasja është nxehur kur janë përmendur familjarët.Balla ishte duke folur me gazetarët dhe aty u afrua Kryemadhi, e cila kërkoi të flasë. Por Balla tha se gruaja e Kreut të Shtetit bën zhurmuesen, ndërsa Kryemadhi i tha se askush s’ia përmendi motrën dhe bashkëshorten.DEBATI:Kryemadhi: Mund të flasim dhe ne?Balla: Edhe ti do flasësh se ta zuri vendin Luli në Kuvend.Kryemadhi: Po do flasim…Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitësKryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tënde dhe as me gruan tënde. Rri urtë, nuk të shpëton dot Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm. Nuk e zëvendëson fot Fatmir Xhafajn.Balla: Më pëlqen edukata juaj!Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por ..

Lexone

“Gruaja e Presidentit”, Kryemadhi përplaset me Ballën jashtë Kuvendit: S’jam marrë as me gruan dhe as me motrën tënde

Monika Kryemadhi është përplasur me numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla.Teksa ky i fundit ishte duke folur para medias, pas kurrizit të tij është shfaqur liderja e LSI-së e cila tentoi t’i prishë prononcimin.Veprimi i kësaj të fundit ka indinjuar Ballën që ka shprehur keqardhjen duke thënë se “Më vjen keq që gruaja e Presidentit bën zhurrmuesen”.Deklarata ka marrë përgjigje të papritur nga Kryemadhi e cila i ka përmendur familjarët.“S’jam marrë as me mamanë dhe as me motrën tënde”, tha Kryemadhi. (TemA)

Lexone

Sherri në Kuvend, Rama reagon në Facebook: Shih e shkruaj, thotë populli

Teksa opozita e vendit ka bllokuar foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook.Shefi i qeverisë ka zgjedhur të shpërndajë disa statistika lidhur me sigurinë në vend ku referuar kësaj grafike nga viti në vit janë shënuar rënie.Siguria në vend?“Shih e shkruaj”, thotë Populli” shkruan Rama në Facebook. (TemA)

Lexone

Ndërpritet sërish seanca, Basha “ngujohet” në foltore: Dua të përballem me Ramën, hyni në Facebook

Kryedemokrati Lulzim Basha ka penguar sërish punimet e seancës parlamentare.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje disa herë për t’u ulur, por lideri i opozitës ka kërkuar që të vijojë fjalën përtej kohës së përcaktuar nga rregullorja.Basha insiston që të ketë një përballje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.Kryeparlamentari i ka bërë me dije se përballja duhet bërë me djalog dhe jo me monolog duke ironizuar tentativën e Bashës për të folur.Qëndrimi pa lëvizur përpara foltores, ka sjellë ndërprerjen e përkohshme ku sakaq opozita ka filluar transmetimin përmes rrjetit social Facebook. (TemA)

Lexone

Atentati i supozuar, gjykim i shkurtuar për Doshin, Frrokun dhe Bamin

Pasi bëri “maratonën” e organeve ligjzbatuese, duke kaluar fillimisht në Gjykatën e Lartë, e më pas në atë Kushtetuese dhe tek Krimet e Rënda, dosja e atentatit të supozuar ndaj deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, është rikthyer sërish në Gjykatën e Tiranës.Pikërisht kjo gjykatë ka rinisur hetimin për çështjen Doshi dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për deputetin, por edhe për Mark Frrokun dhe të dyshuarin si vrasës me pagesë, Durim Bami.Frroku dhe Bami akuzohen për kallëzim të rremë në bashkëpunim.Ndërkohë disa ditë më parë gjyqtarja e çështjes kishte kërkuar marrjen me forcë të Tom Doshit dhe të Mark Frrokut, në rast se ata refuzojnë se të paraqiten në gjykatë.Prokuroria ka dyshime se të pandehurit kanë krijuar prova të rrema, me synim nisjen e një hetimi penal ndaj kryetarit të Kuvendit, asokohe Ilir Meta, i cili akuzohej se kishte porositur eliminimi fizik të Tom Doshit dhe ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ..

Lexone

1 Qershori, Ruçi: Përpjekje për ligje më të mira për fëmijët

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në sallën e seancave plenare një grup fëmijësh, të cilët me çiltërsinë e tyre bënë kritika dhe dhanë sugjerime.“Dëshiroj t’u them që në fillim që më e nderuara në detyrë është misioni im si kryetar i grupit të deputetëve “Miq të fëmijëve”. Unë i dëgjova me shumë vëmendje vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet që prezantuat përmes gjetjeve të raportit “Zëri i të rinjve të Shqipërisë” për 2017. Zakonisht ne të zgjedhurve nuk na vjen mirë kur kritikohemi, po ua them sinqerisht që u ndjeva mirë kur dëgjova ato kritika nga zëri juaj dhe çiltërsia juaj. Nuk ka Konventë e Kushtetutë në botë që të japë rekomandime e të formulojë detyrime më të mira e më të drejta se sa mesazhet që ju dhatë sot. Jeni burimi më i drejt për drejtë, më gjithëpërfshirës i së drejtës për çdo ligj që ne hartojmë”, tha Ruçi.Ai tha se edhe përfaqësuesit e popullit kanë nevojë për mirësinë dhe dashurinë e fëmijëve. “Ne si përfaqësues të popullit kemi nevojë dhe për mirësinë, das..

Lexone

Shtyhet vendimin për Llallën, prokurë avokatit nga Turqia

Trupa gjykuese e Kolegjit të posaçëm të Apelimit ka vendosur të shtyjë për më 6 qershor në orën 13:00 vendimin lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vettingut ndaj Adriatik Llallës.Kolegji vendosi të pranojë dy provat e vëna në dispozicion nga avokati i Llallës, njëra dorëheqja e Llalës nga detyra e prokurorit në 2008 dhe e dyta urdhri i kuvendit për largimin e Llallës nga posti i kryeprokurorit në vitin 2017.Gjatë seancës së shkuar, avokati i ish-kryeprokurorit Sokol Hazizaj kishte paraqitur në prokurë që nuk ishte pranuar nga Kolegji, duke e cilësuar të vjetruar.Ndërkohë gjatë seancës së sotme, avokati i ish-kryeprokurorit është paraqitur para kolegjit me një prokurë të re, të shkruar në gjuhën turke e të pajisur me vulën apostile dhe versionin e përkthyer në gjuhën shqipe, çka dëshmon se mesa duket Llalla është zhvendosur në Turqi.Në prokurën e lexuar nga Kolegji, Llalla autorizon avokatin Hazizaj ta ndjekë ç..

Lexone

Indinjohet Flamur Noka, paralajmëron Ramën: Jeni batakçinj, do t’ju përmbysim shumë shpejt

Flamur Noka është shfaqur i indinjuar në foltoren e Kuvendit ku paralajmëron kryeministrin Edi Rama se ai dhe kolegët e tij do ta përmbysin shumë shpejt.Noka tha se kolegët e mazhorancës janë batakçinj dhe se për ta ka nisur numërimi mbrapsh nga dita e rrëzimit.“Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale.Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh.Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave.Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim”, tha Noka. (TemA)

Lexone

Deputetët “ngujohen” sërish tek foltorja, Ruçi: Ju erdhi ora për Facebook, skenar i shëmtuar për të dëmtuar negociatat

Deputetët e opozitës kanë bllokuar për të tretën herë radhazi seancën parlamentare.Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka bërë thirrje ligjvënësve që të zbatojnë regulloren pasi gjesti i tyre dëmton imazhin e Shqipërisë për çeljen e negociatave.Kryeparlamentari ka ndërprerë tre herë seancën nga 30 minuta. Pas thirrjeve, Ruçi është ka ironizuar opozitën, teksa ju tha “Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!“(TemA)

Lexone