Home / Tag Archives: kuqezinjte

Tag Archives: kuqezinjte

Bufon merr në mbrojtje Donarumën: S’ka mbushur 20 vjeç…

Një natë për t’u harruar sa më shpejt të jetë e mundur, dy gabime të shndritshme, që kanë ndezur goleadën e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Gianluigi Donnarumma do ta kujtojë gjatë këtë finale, fatale për kuqezinjtë, që tani duhet të luftojnë për qasje në “Europa League” si të gjashtët në klasifikimin e kampionatit italian.Mbi performancën e portierit të datëlindjes 1999 peshojnë pasiguritë gjatë golit të dytë dhe të tretë të Juventusit. Në fund të zhgënjimit të madh në një ndeshje të tillë vendimtare, e cila mund të ishte pikë kthese për një cikël të ri suksesesh të kuqezinjve, në mbrojtje të Donnarumma ka dalë Gigi Buffon, i cili nuk humbi kohë për ta mbështetur pas gabimeve të së mërkurës.Portieri i Juventusit iu afrua kolegut kuqezi dhe i tha: “Ju ende nuk i keni mbushur 20 vjeç…” Kësisoji, veterani bardhezi e ka bërë atë të kuptojë se përpara ka një karrierë të tërë dhe se ka mjaft kohë të ndërtojë rezultate të rëndësishme.Një lloj dorëzimi ka ndodhur në një mbrëmj..

Lexone

Juventus-Milan, ja statistikat që parashkruajnë finalen e Kupës së Italisë

Sot luhet finalja e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit. Në “Olimpico” të Romës do të vendoset fituesi i këtij trofeu.Ekzistojnë 24 precedentë të përgjithshëm në mes të dy skuadrave në fjalë, në Kupën e Italisë: 10 fitore bardhezinjtë, 7 fitore kuqezinjtë dhe 7 barazime.Juventusi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin në finale të Kupës së Italisë për herë të pestë.Bardhezinjtë fituan sfidat e sezoneve 1941-1942, 1989-1990 dhe 2015-2016, ndërsa kuqezinjtë fituan finalen e sezonit 1972-1973.Juventusi është skuadra që e ka fituar më shumë herë e Kupën e Italisë: 12.Bardhezinjtë i kanë fituar tri edicionet e fundit të këtij kompeticioni, teksa askush më parë nuk e kishte bërë këtë për tri sezone rresht.Milani e ka fituar këtë trofe 5 herë: në edicionet 1966-1967, 1971-1972, 1972-1973, 1976-1977, 2002-2003.18 nga 19 golat e Milanit në finalen e Kupës së Italisë janë shënuar në pjesën e dytë, shkruan Telesport.Juventusi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundi..

Lexone

Milani dërgon Veronën në Serinë B dhe parakalon Atalantën

Milani vijon betejën për të siguruar një vend në Europa League nëpërmjet kampionatit, teksa ka regjistruar fitoren e dytë radhazi.Kuqezinjtë e Gattusos mposhtën me rezultatin e pastër 4-1 Veronën, duke e dërguar këtë të fundit edhe matematikisht andej nga erdhi, në Serinë B.Milani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11’ me anë të turkut Hakan Calhanoglu, ndërsa Patrick Cutrone dyfishoi shifrat në të 32-ën.Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Abattes dhe Borinit, ndërsa për Veronën shënoi një gol mjaft të bukur fantazisti Lee.Me këtë fitore Milani parakalon Atalantën dhe merr vendin e 6, me dy pikë më tepër se zikaltrit e Gasperinit, që do të luajnë nesër në transfertën ndaj Lazios, në ‘Olimpico’.

Lexone

Luhet Flamurtari-Vllaznia, sfidë ku ndalohet dështimi

😍

Flamurtari u mund javën e shkuar në Gjirokastër, por nuk është ende jashtë gare për Europën, edhe pse sot fitoi Laçi. Sot kuqezinjtë duan tre pikë shprese kundër Vllaznisë, para se të lajnë hesapet me laçin, mesjavën e ardhshme në Vlorë.Ndërkaq, Vllaznia me mungesa shpreson të befasojë dhe një pikë e kënaq plotësisht, duke shpresuar që Teuta të mundet nga Partizani.Flamurtari – Vllaznia 0-0Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini, Tunkara, Muarem, Nedelkjoviç, Bushiç. Trajner: Ardi Behari. Të gatshëm: Sali, Zuka, Hoxhaj, Bici, Deliaj, Zhufo, Tushi.Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi, Çinari, Vucaj, Gocaj, Lika, Malota, Tafili, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Bardhulla, Gurishta, Pushi, Krymi.Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, K. Cjapi.Delegat: B. Pregja; Vëzhgues: M. Allkja.

Lexone

Rëndësia e Romanjolit, ja si ndryshon Milani në finale Kupe!

Alesio Romanjoli është duke bërë maksimumin që të rikthehet në fushë me kuqezinjtë, pasi mungon tashmë prej disa ndeshjesh, teksa reparti i mbrojtjes është dashur të eksperimentojë pak, mes Zapatës, Musakios dhe Bonuçit. Ndërkohë, një e dhënë është ajo që bie më shumë në sy dhe ka të bëjë me faktin se mbrojtësi është thelbësor për repartin difensiv, duke qenë se pa ish-romanistin në fushë, golat e pësuar janë 13 në 10 ndeshje.Pra, Milani i ka lejuar kundërshtarit të paktën 1 gol për ndeshje. Mbrojtësi duke u sforucar dhe impenjuar maksimalisht që të jetë gati për përballjen me Juventusin, duke formuar atë dyshe me Bonuçin që në një periudhë, bashkë me Donarumën, ishte hermetike.Bilia – Ndërkohë, Lukas Bilia vazhdon që të shpresojë te mrekullia dhe po punon në Milanelo me ritme të çmendura, që të mos mungojë në këtë fund sezoni, edhe pse dëshira e tij do të ishte finalja e Kupës së Italisë, shumë e vështirë. Shanset më të mëdha do të jenë prania e tij në botërorin rus, pasi është te..

Lexone