Home / Tag Archives: kundershtar

Tag Archives: kundershtar

Diçka për Mustafa Nanon…

Nga Roland QafokuMes shumë polemikash që ka për ato që thotë dhe shkruan, unë nuk dua ta sheqeros Muç Nanon.Duke qene se e njoh që fëmijë, mund të them vetëm për një gjë që besoj shume se nuk mund të kontestohet nga askush: Mustafa Nano është vetëvetja.Kështu çapken ka qenë në fëmijërinë e tij.Keshtu ka qenë në adoleshencën e tij që në atë kohë dhe në atë qytet ishte e veshtirë ta konsumoje adoleshencën.Kështu ka qene teksa luante futboll me ekipin e “5 Shtatorit” te Skraparit.Kështu ka qenë teksa në mësime merrte vetëm notën 10.Në të mesmen dhe në Elektronikë në Universitet.Kështu ka qenë edhe kur themeloi degën e PD-së në Skrapar në fillim të vitit 1991 që për hir të vërtetës ishte më e veshtira në Shqipëri për tu themeluar (nuk ishte e njëta gjë të themeloje degën e PD në Shkodër sepse nuk kishte nevojë ta themeloje. Ajo ishte e themeluar pa e themeluar dikush).Kështu ishte edhe në 1997 kur nisi të shkruante me naivitet në gazetën “Shekulli” por u kthye në një anal..

Lexone

Çyrbja: Na presin katër finale, përgëzoj skuadrën për këtë fitore

Kapiteni i Teutës, Arbër Çyrbja ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin me Partizanin dhe pas ndeshjes nuk nguron që për “Supersport” të përgëzojë shokët e skuadër për këtë sukses.“Pas ndeshjes me Kamzën bëmë një analizë të gjatë dhe pamë pikat tona të dobëta. Në këto sfida të fundit ne i kemi si finale dhe ishte mundësia e vetme për të mos rrezikuar ishte fitore e domosdoshme dhe i përgëzoj shokët e skuadrës”.“Në shtëpi na duhen në çdo ndeshje 3 pikët ndërsa jashtë luajmë më qetë dhe dalim në lojën tonë dhe them se ishte një fitore e merituar”.“Jemi ende të rriskuar si ne dhe Vllaznia e Kamza. Besoj se si kjo ndeshje me Partizanin edhe me Kukësin do japim dyfishin tonë për të marrë një rezultat pozitiv”.“Sapo kap topin më vijnë shumë kundërshtar dhe më behët disi i vështirë, pasi skuadrat kundërshtare e kanë kuptuar filozofinë tonë”.

Lexone

VIDEO/ Polemikat: Tre arbitra dhe nuk e panë këtë penallti kundër Realit (ishin dhe dy të tjera)

Bajern Mynih ia ka hedhur fajin vetes dhe portierit kundërshtar, që u eleminua nga Real Madrid.Por mediat në Gjermani, po ziejnë nga fakti se Real Madrid edhe në këtë ndeshje u favorizua ndjeshëm nga arbitri i ndjeshëm, çka ngre dyshime serioze se pas këtyre “gabimeve” në seri të gjyqtarëve në favor të Realit, qendron UEFA.Rasti më flagrant qe ai i Marselos.Mbrojtësi brazilian e kap topin me dorë në zonë, pas një krosi të Kimish dhe edhe pse tre arbitra, kryesori, anësori dhe ai prapa porte, kishin pamje të qartë të këtij rasti, askush nuk sinjalizoi për penallti.Vetë Marselo pas ndeshjes e pranoi se e kishte kapur topin me dorë.“Po, topi u përplas në dorën time dhe në raste të tilla jepet penallti.Do gënjeja, nëse do thosha që nuk e preka topin me dorë.Realiteti nuk mohohet, por nuk e ndala me qëllim”, tha ai.Por sipas moviolës, Bajernit iu mohuan edhe dy penallti të tjera.“Rasti i parë ndodhi në minutën kur rezultati ishte 1-1. Levandovski është më i shpejtë se Serx..

Lexone

(VIDEO) U akuzua për 200 mijë euro nga Porto, portieri i Maritimos “kreu detyrën”!

E mbani mend lajmin se Porto akuzohej për rryfshet ndaj portierit të Maritimos, Amir Abedzadeh, se i ishin ofruar 200 mijë euro dhe kishte refuzuar? E pra, Porto fitoi 0-1 në fushën e Maritimos dhe portieri doli me të kuq pas vetëm 41 minutash lojë, ndërsa vendasit e mbyllën me 9-të futbollistë…E BUJSHME/ “200 mijë euro portierit kundërshtar”, Porto akuzohet për korrupsion!

Lexone

Begeja: Teutë e vogël, gabim i pafalshëm

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga barazimi ndaj Kamzës. Duhej të ishte fitore, nisi shkëlqyeshëm, por më pas edhe pika u mor me shumë vuajtje e fat.“Shkuam 2-0 dhe pastaj i dhamë terren një skuadre që ka lojtarë cilësorë. Më vjen keq, sepse lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm për situatën ku ndodhen, duhet të marrin përgjegjësi. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik, por në fushë shoh lojtarë pa personalitet. Më vjen keq që shkojmë dy herë në avantazh dhe Kamza vjen e për pak na mund, duke bërë që të dukeshim shumë të vegjël. Ndeshje shumë e çuditshme, jam i zhgënjyer.“Vllaznia fitoi? Shohim vetëm rezultatet tona, jo të rivalëve. Është e vërtetë që tashmë jemi në situatë të vështirë, por ka edhe 5 ndeshje dhe do të luftojmë deri në fund, nuk ka mbaruar asgjë.“Përgjegjësia? Së pari është e imja, por natyrisht skuadra nuk mund të menaxhojë aq keq dy gola avantazh. Jemi ankuar për sulmuesin Latif Amadu, por sot ai shënoi dy gola, ndërsa pës..

Lexone

Dëmtime e pezullime te Partizani, por në Lushnjë ndalohen gabimet

Partizani do të luajë nesër kundër Lushnjës, sfidë që nuk ngjall shumë interes, pasi ekipi vendas është i rënë nga Superiorja, ndërsa “demat” llogariten se e kanë fitoren në “xhep”. Në kushte të tilla, Lushnja është kundërshtari i duhur për të larguar krizën te skuadra kryeqytetase. Dy humbjet radhazi me rivalët e kreut, Kukësin dhe Skënderbeun kanë prishur atmosferën në kampin e kuq. Trajneri Klevis Dalipi ka parë se si i ka rrëshqitur toka mbi këmbë për 180 minuta, pasi u “shpërfytyrua” pas humbjes 4-0 me Kukësin, ndërsa duhet të ankohet për mungesë fati në ndeshjen kundër Skënderbeut. Ekipi luajti mirë dhe kishte mundësinë që të fitonte, por nuk arriti të shfrytëzonte rastet me Abdurahimin dhe Asanin. Nga krahu tjetër, korçarët u treguan cinikë, pasi shënuan me një gjysmë rasti.MUNGESAT – Përveç Lukasit, i dëmtuar rëndë, Partizani duhet të bëjë edhe pa disa lojtarë të tjerë. Kështu, Idriz Batha ka mbushur numrin 8 të kartonëve dhe Gerhard Progni numër 12, çka do të thotë që të dy..

Lexone

E BUJSHME/ “200 mijë euro portierit kundërshtar”, Porto akuzohet për korrupsion!

E bujshme në Portugali: Porto akuzohet për korrupsion. Sipas asaj që shkruan “A Bola”, denoncimi anonim, i prezantuar në Prokurorinë Geral da Republica, Departamenti Qendror i Hetimit Penal, me numër 870/18, akuzon klubin luzitan se ka tentuar të korruptojë Amir Abedzadeh, portierin e Maritimos.Në veçanti, denoncimi që e përditshmja portugeze sjell në versionin integral, pohon se Zadeh është kontaktuar javën e shkuar dhe i është propozuar 200 mijë euro për të favorizuar Porton ndeshjen tjetër të kampionatit, të dielën në orën 19:00, më 29 prill. Pas refuzimit të tij, Porto ka bërë presion që të luante Çarls, agjenti i të cilit është më pranë klubit të “dragonjve”.

Lexone

Ja si ndryshon formacioni i Arsenalit me transferimin e Aubas dhe Mkhitaryanit

Arsenali është shumë afër që ta transferoj Aubameyangun dhe Mkhitaryanin. Klubi londinez ka arritur marrëveshje me lojtarët, ndërsa mbetet vetëm marrëveshja me skuadrat e lojtarëve. Arsenali me transferimin e Aubameyangut dhe Mkhitaryanit, do të shndërrohej në një skuadër që do të ishte rrezik për çdo kundërshtar, duke ditur aftësitë e …

Lexone

Kombëtarja gjen kundërshtar për miqësore, kërkon edhe një tjetër

Kombëtarja gjen kundërshtar për miqësore, kërkon edhe një tjetër

Kombëtarja gjen kundërshtar për miqësore, kërkon edhe një tjetër[/caption] Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka gjetur një kundërshtar për Kombëtaren shqiptar, por është në kërkim edhe të një kundërshtari tjetër Kombëtarja shqiptare pritet të luajë një miqësore me përfaqësuesen e Norvegjinë më 6 ose 14 nëntor. Burime të “Panorama Sport” …

Lexone