Home / Tag Archives: kryesore

Tag Archives: kryesore

Anarkistët kërcënojnë Mitsotakis: Do të t’i themi nga afër ato të kemi për të thënë

“Çfarëdo që kemi për t’i thënë Mitsotakis-it, do t’ia themi ballë për ballë, së shpejti”. Ky është kërcënimi i lëshuar nga një grup anarkist në Greqi, Rouvikonas, në drejtim të liderit të opozitës greke. Kërcënimi është bërë nëpërmjet një komenti që lideri i këtij grupi ka lënë në “Facebook”, në postimin e një videoje, me anë të së cilës Mitsotakis dënonte sulmin vandal të Rouvikonas ndaj ndërtesës së Këshillit të Shtetit, të hënën, në Athinë. Lideri i Demokracisë së Re shprehet në video se “askush nuk do të bjerë pre e Ruvikonas spo grupeve të tjera, me të cilat qeveria është mësuar”. Kjo është hera e parë që grupi anarkist vë në shënjestër një figurë politike. Rouvikonas mban autorësinë e disa sulmeve ndaj ambasadave, biznesve private apo institucioneve shtetërore. Në koment, lideri i grupit anarkist e quan Mitsotakis-in një “hibrid me ekstremit të djathtë dhe neoliberalëve”. Po ashtu, ai nuk i kursen akuzat edhe ndaj gjykatave të vendit. “Gjykatësit grekë legjitimojnë uljen e..

Lexone

Reagimi i Dua Lipës kur mëson arritjen e saj do t’ju emocionojë edhe juve/ Video

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar një sukses të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare të muzikës. Këngët e saj si “One Kiss”, “New Rules”, janë kthyer në hite dhe fansat që e pëlqejnë muzikën e këngëtares sa vijnë dhe shtohen. Së fundmi, Dua Lipa ka arritur në 11 milion ndjekës në rrjetin social në Instagram, i cili shërben edhe si një nga platformat kryesore të promovimit të artistëve. Sapo ka marr vesh këtë gjë, Dua ka postuar një video në Instagram ku shfaqet shumë e emocionuar dhe e përlotur. “Reagimi im kur pashë se 11 milion prej jush janë duke më ndjekur”, ka shkruar ajo poshtë videos. Mood when I saw 11 million of you are following me!!! A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on May 24, 2018 at 2:17am PDT The post Reagimi i Dua Lipës kur mëson arritjen e saj do t’ju emocionojë edhe juve/ Video appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vllaznia u kërkon falje tifozëve: Të gjithë përgjegjës… përveç Bashkisë

Ka disa momente kur është më mirë të heshtësh. Këtë nuk e kanë kuptuar në Shkodër, kur në momentin kur po bëhet gjyqi publik ndaj klubit, ndjesa ndaj tifozëve është kthyer në një shfajësim për Bashkinë e qytetit që me siguri do të sjellë edhe më shumë pakënaqësi mes mbështetësve kuqeblu. Një ditë pas rënies nga kategoria të klubit shkodran, nëpërmjet faqes zyrtare nw Facebook është bërë një ndjesë publike ku janë cilësuar të gjithë përgjegjës, përveç Bashkisë, e cila “ka plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë shkuar”. DEKLARATA Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga Superliga eshte nje lajm qe ka tronditur te gjithe opinionin sportdashes ne Shkoder dhe jashte saj. Fillimisht, e ndjejme detyrim moral qe ne emer te Klubit, ti kerkojme nje ndjese te madhe publike te gjithe sportdashesve shkodrane per kete tronditje qe i kemi shkaktuar. Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistet dhe stafi teknik, jane pergjegjesit kryesore te renies se ekip..

Lexone

Ruajtja e paktit bërthamor, kushti i Iranit: Europa të blejë naftën tonë

Irani ka parashtruar kërkesën kryesore për Evropën, nëse liderët e unionit duan që të mbajnë në funksion marrëveshje bërthamore të firmosur në vitin 2015, nga e cila u tërhoqën më 12 maj SHBA-të. “Evropa duhet të blejë naftën tonë”, ka deklaruar kreu i Lartë i Iranit, Ajatollah Khamenei. Evropa sipas tij duhet të kompensojë çdo efekt të pafavorshëm të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore në ekonominë e saj dhe të mos kërkojë të përfshijë programin e raketave balistike dhe politikën rajonale në marrëveshje. Në një fjalim para zyrtarëve të qeverisë, Khamenei renditi një sërë kërkesash që Franca, Britania dhe Gjermania duhet të përmbushin nëse nuk duan ta shohin Iranin të rifillojë programin e tij bërthamor. Ndërsa vendet evropiane që janë pjesë e marrëveshjes historike kanë kritikuar daljen e SHBA dhe u zotuan të qëndrojnë në marrëveshje, Khamenei argumentoi se fjalët nuk ishin të mjaftueshme dhe se Evropa duhet të denoncojë zyrtarisht vendimin e SHBA në OKB. “Gjatë dy viteve..

Lexone

Basha mesazh për protestën: Ta largojmë krimin në pushtet! (VIDEO)

Mbeten edhe tre ditë nga protesta e së shtunës, por opozita e ka të qartë misionin e saj dhe ai si duket është bindja e sa më shumë shqiptarëve se motivi për të dalë në shesh është rrëzimi i qeverisë së lidhur me krimin që po i zhyt në varfëri dhe i ofron drogën si alternativë mbijetese. Vetë kreu i PD, Lulzim Basha thirrjen kryesore e bëri në seancën parlamentare të ditës së sotme, por nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, u kujton sërish qytetarëve se 26 Maji është momenti i duhur për të marrë në dorë fatet e tyre. “Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t’i ndalojmë! #26maj”! Është ky mesazhi me të cilin kryedemokrati shoqëron videon, ku shihen bashkë fytyrat e deputetëve të larguar prej ligjit të dekriminalizimit, Saimir Tahirit, por edhe ministrave të kabinetit qeveritar dhe vetë kreut të ekzekutivit Edi Rama. #26maj Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t'i ndalojmë! #26maj Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 24. Mai..

Lexone

Zgjidhet problemi i ujit për banorët e dy lagjeve në kryeqytet 

Dy lagje të tjera në Tiranë i kanë dhënë fund problemeve me ujin e pijshëm. Falë ndërhyrjeve që janë bërë në rrjetin e shpërndarjes, banorët që jetojnë në rrugën “Fortuzi” në Njësinë 9 dhe ata që banojnë në rrugën “Pjetër Dungu” në Njësinë 4 në Kinostudio do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në të dyja këto lagje shtrirjen e një rrjeti të ri shpërndarje të ujit, i cili do të shmangë të gjitha problematikat e hasura deri më tani dhe që vinin për shkak të rrjetit të vjetër dhe të amortizuar. Në rrugën “Fortuzi” ka përfunduar investimi në rrjetin e kanalizimeve, çka do të eliminojë problemet me furnizimin dhe cilësinë e ujit që vinin për shkak të rrjetit të amortizuar. Ndërkohë që në rrugën “Pjetër Dungu” përfunduan lidhjet e reja me rrjetin e ujësjellësit pas investimit të kryer në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm. UKT po punon paralelisht në investimet në linjat kryesore të transmetimit dhe në përmirësimin e rrjeteve të ..

Lexone

Parkinsoni, jo vetëm sëmundje e të moshuarve – dalloni shenjat e para

🇦🇱

Nga dr. Erion Dushi, mjek neurolog pranë Spitalit Hygeia Sëmundja e Parkinsonit është sëmundje neurodegjenative progresive, me fjalë të tjera një sëmundje që vjen nga dëmtimi i ngadaltë i qelizave në qendra të caktuara të trurit (lënda e zezë në mesencephalon). Cilat janë shenjat e para? Si mund ta kuptojmë, duke qenë se shfaqet edhe te moshat e reja? Shfaqja e sëmundjes është zakonisht shumë graduale dhe shpesh me shenja jospecifike veçanërisht në fazë të hershme. Shenja të hershme mund të jenë çrregullime të gjumit, rënie të nuhatjes dhe luhatje të presionit arterial që mund ta bëjnë një pacient të ndjeshëm nga qëndrimet e zgjatura në këmbë. Shenja të tjera mund të jenë çrregullime të zakoneve të tualetit, veçanërisht konstipacioni, apatia, përgjumja gjatë ditës, dhimbje të artikulacioneve dhe të shpinës. Diagnoza vendoset në mënyre tipike kur sëmundja shfaqet me disa shenja karakteristike që janë: ngurtësimi i muskujve apo rigiditeti, ngathtësia në lëvizje apo bradikinezia, dri..

Lexone

DETAJET/ Si u bastis natën Prokuroria e Durrësit, ja nga u futën autorët. Eshtë vjedhur dhe serveri qëndror…

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme. Burime nga grupi hetimit thone se autoret kane hyre nepermjet deres kryesore dhe me pas dyert e brendshme jane hapur nepermjet kartes. Krahas dosjeve dhe dokumentacioneve dyshohet te jete vjedhur serveri qendror. Nderkohe qe nje dyshim i pare ishte se autori ose autoret te kete hyre nga pjesa e pasme e prokurorise. Dritaret e banjes se katit te dyte nga pas jane te hapura dhe pa kangjella, gje qe e ka bere me te lehte futjen brenda. Autoret kane hipur mbi kabinen elektrike qe ndodhet ngjitur ne prokurorine(pas saj dhe jane futur brenda. Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve. Eshte urdheruar qe te mos hyje askush brenda pasi prish vendin e proves. Pas kesaj, njoftohet se do te behet inv..

Lexone

Grigja bën gati parrullat për mitingun e së shtunës

Sot ishte dita e fundit që Kunati duhet të printonte parrullat. Grigja më në fund I dorzoi parrullat dhe njerëzit që duhet ti mbanin në miting. Parullat fokusohen tek goditja ndaj Xhafaj dhe zhvillimeve të tjera në Shqipëri dhe rajon. Në finale Grigja dorzoi këto parrulla. Parrullën kryesore do ta mbaj Alibej . Alibej do të jetë në krye të turmës mbështetur nga Paloka, Muli, Strazo dhe Collaku dhe Tit Vasili. Në resht të dytë do të jenë Enno me dy “n”, Klevesi, Salianusi, dhe Kadillari. Më pas vjen korpusi Azem Hajdari që I kanë duart e zëna me molotov dhe sdo kenë parrulla. Grigja përcaktoi dhe parrullat për secilin nga pararoja. Alibej meqë do të duket më I intelktual do të mbaj parrulën: “Ka skandale, por ka dhe Babale”. Kjo I shkon natyrës së juristit që gjen argumente ligjor kundër skandaleve. Paloka do mbaj parrullën: “O Ed Rama o shkërdhat, na lë Babalen rehat”. Kjo I shkon natyrës së Palokës që njihet për gjuhë të ashpër dhe vulgare mes shokësh të fortë. Muli do mbaj p..

Lexone

“Shuplaka” e turpit për Voltanën

Kategoria Superiore ka ulur këtë të mërkurë siparin për sezonin 2017-2018 duke vulosur fundin e një kampionati turpshëm. Për herë të parë në histori skuadra e Vllaznisë ka zbritur zyrtarisht nga Kategoria Superiore duke shënuar ditën më të errët të këtij klubi. Edhe pse kuqeblutë fituan me Skënderbeun me rezultatin e thellë 1-5, në një ndeshje që ishte e turpshme dhe skandaloze në të gjitha aspektet, por që ishte përfolur që në fillim se do të ndodhte kështu dhe do ishte një fitore e lehtë për shkodranët. Kjo fitore teatrale e Vllaznisë shënoi dhe fundin e një sezoni skandaloz për klubin kuqeblu që vit pas viti renditej në vendet e fundit duke shpëtuar vetën në takimet e fundit, por që këtë vit shkruajti një nga ditët më të zeza të këtij klubi. Përgjegjsia kryesore që ka zhytur këtë klub në këtë gjëndje është kryebashkiakja Voltana Ademi që njëkohësisht është dhe presidentja e klubit, e cila me dështimin e saj si në krye të Bashkisë ashtu dhe në drejtim të skuadrës ka bërë që ta dë..

Lexone